DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

 

Të dashur bashkëqytetarë, vëllezër dhe motra!

 

Ditën e sotme, ashtu si ditën e djeshme, kam qenë në mesin e qytetarëve të Tiranës, duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë, që janë trashëgimia e vetme 8-vjeçare e qeverisë më të korruptuar të Europës dhe të Ballkanit. E keni dëgjuar nga kjo sallë, nga kjo gojë dhe nga shumë prej përfaqësuesve të opozitës, prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsioni në botë. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020.

 

Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve doktaligjore qeveritare është një dhe vetëm një; qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave ёshtё vet korrupsioni qeveritar qё ёshtё i mbjellur tashmë nё çdo qelizë tё shtetit dhe tё administratës. Kёtё ju e ndjeni nё kurrizin tuaj. Nuk ka nevojё tё kujtoj përgjimet e anti-mafies italiane qё tregoi se Shqipёria ёshtё kthyer tashmë njё parajsë edhe pёr Ndraghetёn, e cila pastron paratë e krimit tё organizuar me lejet e ndërtimit nё bashkinë e Tiranës.

 

Raporti i Departamentit tё Shtetit thotë qartë se investimet nё pasuri tё paluajtshme dhe projektet e zhvillimit tё biznesit janë ndër metodat mё tё përhapura tё pastrimit tё tё ardhurave tё paligjshme dhe se boshllëqet ligjore nё legjislacion e 2019 ende e lejojnë kazinotë dhe vendpushimet me 5 yje dhe vendet turistike.

 

Se afërsia e Shqipërisë me Europën Perëndimore dhe prania e krimit tё organizuar shqiptar nё Europën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut rrisin ekspozimin dhe dobësitë e Shqipërisë nё luftën kundër krimit dhe krimit tё organizuar dhe korrupsionit. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Europë dhe në Amerikën e Jugut. Krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën.

 

Korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë paratë për ushqimin e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që ne çuan në prill të vitit të kaluar. Për akuzën se në kulmin e pandemisë kur njerëzve duhej t’ju çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur.

 

Në kulmin e karantinës, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje. Ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj. Ky është shkaku i paralizës së biznesit, të sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Në 25 prill kjo do të ndryshoj. Në 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim.

 

Në 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do dal nga vota juaj. Duke filluar nga unë i pari kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri te zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë , do ja çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedhë bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, të paligjshmërisë, në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.  Ligji dhe zbatimi i hekurt i ligjit i pret të gjithë ata që për 8 vite kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfërim, papunësim, shpopullim.

 

Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si Kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve.