• Basha me familjet në nevojë ekonomike në Kamëz: Ndryshimi është jetik për familjet shqiptare. Dilni dhe votoni 9 masivisht më 25 prill.

•Basha në familjen socialiste. Shqiptarët pa dallim do të votojnë për ndryshimin. Do të jem kryeministër i të gjjthë qytetarëve

 

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË DY FAMILJE NË KAMËZ

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre.
Ramadan Allaraj i cili ka dy invalid në shtëpi e ka të pamundur ta përballoj jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetoj tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vet është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit.

Lulzim Basha: Zonja si është?
Ramadan Allaraj: Vallahi siç ka qenë, e sëmurë, brenda.
Lulim Basha: Me invaliditet?
Ramadan Allaraj: Invalide.
Lulim Basha: Sa vite ka këtë gjendje?
Ramadan Allaraj: 10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë.

Valbona Allaraj: Është problem tani, se i kam marrë unë përsipër të gjitha këto.
Lulim Basha: Valbona ti punon diku?
Valbona Allaraj: Ka një vit që jam detyruar të lë punën që të kujdesem për këta të dy. Se kjo është shtëpia ime.
Lulim Basha: Domethënë prindërit edhe motra rrinë në shtëpinë tuaj?
Valbona Allaraj: Po!
Lulim Basha: Nuk kanë banesë tjetër. U përmbyt, pas përmbytjes ishte totalisht e shkatërruar, pastaj u shemb e gjitha rasti i tërmetit. Asnjë ndihmë më të vogël! Asnjë ndihmë më të vogël!
Valbona Allaraj: Asnjë ndihmë më e vogla, asnjë ndihmë më e vogla ta thuash. Ajo ka nevojë tani 2-3 qind mijë, 400 mijë në muaj i do ilaçe. Katër matje diabeti në ditë i do, që e ka diabetin e lartë.
Lulzim Basha: Me ato fishat?
Valbona Allaraj: Po fishat. 4 copë i do në ditë se s’bën. Me 4 insulina. Është çdo gjë me letra. Pastaj është motra invalide. Është invalide e lindur, t’ia heqë shoqërimin. E ka patur deri në 2014 e ka pasur.
Lulzim Basha: E ka pasur. Pastaj ja hoqën?
Valbona Allaraj: Po, po. Deri në 2014 ka qenë me shoqërim. Në 2014 e këtej
Lulzim Basha: 22 vjet mekanik, traktorist. Kur solli 98 mijë lekë më nxorën pension.
Valbona Allaraj: Edhe atë me gjykatë.
Ramadan Allaraj: Me gjyq. 2 milion e gjysmë i kam paguar edhe i mora se mi hoqën prapë. Unë realisht socialist i tërbuar kam qenë
Lulzim Basha: Anëtar i Partisë Socialiste apo votues?
Ramadan Allaraj: Anëtar.
Lulzim Basha: Anëtar?
Ramadan Allaraj: Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje!

Ndërsa banori Sefer Tanushi tha se tërmeti i ka lënë pasoja të mëdha tek shtëpia e tij dhe që ai nuk ka parë ndihmën më të vogël nga qeveria. Ai jeton me 62 mijë lekë të vjetra pension të cilat nuk i dalin as për të blerë ilaçet, ndërsa fëmijët i ka të papunë.

Lulzim Basha: Si e ke gjendjen?
Sefer Tanushi: Gjendja ime mos e pyet, 62 mijë lekë të vjetra marr pension, vetë i sëmurë, gruan e sëmurë. Tërmeti ka bërë kredinë, askush nuk më ka parë, për sytë e ballit nga bashkia. Urdhëro këtu jeton Sefer Tanushi. Kjo është shtëpia ime, këtu jetoj është çarë tarraca përgjysmë nga tërmeti, askush mbrapa s’më ka ardhur për këtë punë!
Lulzim Basha: Asnjë bonus, asnjë ndihmë, asnjë gjë. Këtu fle, këtu jeton?
Sefer Tanushi: Po, po, veç këtu.
Lulzim Basha: Veç këtë dhomë ke? Ajo është e dëmtuar?
Sefer Tanushi: Jo janë shtëpitë e shokëve që kanë marrë lekët. Në këtë krah, në këtë krah kanë marrë lekët, mua jo në mes.
Lulzim Basha: Diskriminim.
Sefer Tanushi: Diskriminim tamam diskriminim.
Lulzim Basha: Me çfarë jeton Sefer?
Sefer Tanushi: 62 mijë lekë pension marr, fatura e ilaçeve me i marrë çdo muaj jam i detyruar ti marr.
Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet, sa paguan për ilaçet?
Sefer Tanushi: 220 mijë të vjetra. Tmerr ore tmerr.
Lulzim Basha: Fëmijë sa ke?
Sefer Tanushi: Kam 3 fëmijë.
Lulzim Basha: Ku i ke?
Sefer Tanushi: Në shtëpi, pa punë janë të gjithë.

Basha tha se për 8 vite qeveria ka qenë inekzistente edhe pa qenë tërmeti dhe pandemia. Ai u kërkoi familjeve që më datë 25 prill të votojnë për ndryshimin që t’u hapet rruga programeve të Partisë Demokratike. Ai u zotua se masat që do marrë qeveria e ardhshme për familjet në nevojë, do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike, uljen e energjisë elektrike ku për familjet në nevojë pagesa do të merret përsipër nga shteti dhe rimbursimin i ilaçeve.

“Këto halle janë bërë kapicë. Edhe pa qenë pandemia, edhe pa qenë tërmeti, pandemia, kanë qenë kapicë. Se 8 vite nuk është kujtuar një ditë për njerëzit. Tani ju thatë në dorë të zotit dhe në dorë të zotit jemi të gjithë por me 25 prill është veç në dorën tuaj. Ajo është dita kur ju e keni në dorë. Ose për të vazhduar edhe katër vite siç tha Seferi ose me e ndryshuar. Tani ne kemi ardhur tek ju jo thjeshtë për të kërkuar votën as për të premtuar kur vjen fjala te familjet në nevojë ekonomike. Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është me e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita. Çfarë domethënë kjo? Dyfishim i ndihmës ekonomike. 300 kë/h për muaj me çmim minimal dhe për familjet që janë në nevojë ekonomike, ndihmë ekonomike, pagesa merret përsipër nga shteti. E treta, që lidhet drejtpërdrejt me një nga kostot më të mëdha që ka mosha e tretë që janë ilaçet. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës. I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka patur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar. Me 25 prill, me planin tonë kjo ndryshon. Ka vetëm një mundësi për ndryshim dhe ndryshimi është jetik për Shqipërinë, ndryshimi është jetik për Shqipërinë. E vetmja mundësi për ndryshim është të shkoni të votoni numrin 9, të votoni Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim dhe programin tonë” – tha Basha.