NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KUKËS
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur nga qytetarët e Kukësit me entuziazëm të madh. Duke i falënderuar për pritjen, Basha tha se Kukësi ka 8 vite që është shkelur nga kryeministri në ikje, por kjo gjë do marr fund më 25 prill dhe Kukësit t’i rikthehet dinjiteti. Ai gjithashtu vizitoi bustin e poetit Avzi Nela dhe vendosi lule.
“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, kuksiane dhe kuksianë. Mirë se ju gjej në Kukësin e bujarisë, në Kukësin e fisnikërisë, në Kukësin e që do t’i prijë ndryshimit drejt fitores. Për 8 vite të gjatë qeveria e kryeministrit në ikje e ka shkelur Kukësin me këmbë, kanë shkatërruar ekonomitë tuaja familjare, u kanë nëpërkëmbur, tallur, përbuzur mençurinë legjendare të kësaj treve. Por i kanë bërë hesapet gabim. Ora e llogarisë po vjen. 25 prilli është dita e ndryshimit. Për 8 vjet kam qenë në mesin tuaj, në rrugët e këtij qyteti dhe fshatrave, në shtëpitë tuaja, në apartamentet tuaja në zhegun e vapës dhe në ngricën e dimrit. Gjithmonë e kam ndjerë në zemrën kuksiane optimizmin, besimin, shpresën për të mos u dorëzuar kurrë dhe sot ju kam pararojës përpara për kurajën tuaj, për dhe ndaj thërrisni bijtë tuaj nga emigracioni dhe t’i themi se me 25 prill vullkani i ndryshimit do të bëjë të mundur që një herë e përgjithmonë kuksianët, bijtë dhe bijat e tyre të jetojnë me dinjitet, me punë, me rroga dhe paga dinjitoze këtu, këtu në Kukësin tuaj, në e kombit. Ndryshim do të thotë mirëqenie, mirëqenie do të thotë paga dinjitoze që mund të vijnë vetëm nga një ekonomi që punon, që funksionon, prodhon, hap vende pune, nga një ekonomi që furnizohet nga një rini e arsimuar. Rini e Kukësit unë krenohem me ju dhe shumë shpejt do të marrë fund diskriminimi që nga mbyllja e universitetit. Ju jap fjalën se një nga inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin më të shquar në këtë fushë në Austri do të hapet këtu në Kukës. Dhe do të rikthejmë Kukësin jo thjesht dhe vetëm në një qendër arsimimi, kualifikimi dhe investimesh gjermane, austriake, amerikane dhe të huaja për rininë e Kukësit, por do ta kthejmë në atë që e ka bërë Zoti kryeqendër të Rilindjes dhe krenari për ekonominë tonë, për kulturën tonë, për turizmin tonë. Ju falënderoj nga zemra që kurrë nuk u dorëzuat. Ju ishit në ballë të betejës kundër së keqes, betejës për drejtësi 8 vite dështime. 8 vite diskriminim, 8 vite poshtërim, 8 vite varfëri. Mos i harroni, me 25 prill asnjë votë për atë që poshtëroi Kukësin dhe kuksianët. Votat tuaj për Partinë Demokratike, për numrin 9. Zoti e bekoftë Kukësin dhe kuksianët, Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore!” –tha Basha.