Sa për sqarim zonja Nikolla, rregullat zbatohen pa asnjë përjashtim, kështu që padiskutim që do e marrë fjalën pas parafolësit, sikundër dhe kërkuesit të interpelancës i lind e drejta për replikë dhe opozita nuk ka ndërmend të dorëzojë asnjë nga ato dy të drejta në këtë foltore.
Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni me të ashtuquajturin rindërtim, por dhe me pandeminë, këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Dhe pavarësisht se janë harxhuar më shumë para dhe kohë televizive për gënjeshtra, për reklamë, për propagandë, prapë se prapë disa fakte nuk shlyhen dot sepse janë aty në mëngjes kur njerëzit çohen akoma në çadra apo në banesat e të afërmve ku jetojnë prej 2 vitesh. Apo në banesa me qira që nuk financohen nga bonusi i premtuar, janë akoma larg pallateve të rrafshuara në Kombinat ku ndërkohë zona që do të shpronësohej për të ndërtuar pallatin akoma nuk është shpronësuar, por sigurisht hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin që aty ku rrafshuan pallatet të ndërtojnë projektin e radhës për të pastruar paratë që zyrtarët e lartë të kësaj qeverie dhe të këtij regjimi ju kanë zhvatur shqiptarëve sigurisht në bashkëpunimin e përhershme bankën tjetër më të madhe të këtij regjimi që janë paratë e drogës dhe të kriminelëve me të cilët ka ardhur dhe mban pushtetin përdhunshëm.
Kështu që në qoftë se ka diçka për të mbajtur duart në hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë , e regjimit të instaluar duke blerë vota, duke shkrirë në një shtetin me partinë dhe të parit të këtij regjimi që krekoset mbi këtë pleh që s’ka lidhje as me demokracinë, as me shtetin e së drejtës , as me aspiratat e shqiptarëve për një jetë më të mirë, as me aspiratën kombëtare për të udhëtuar drejt destenit tonë europian, por ka lidhje vetëm, dhe as me pandeminë, por ka lidhje vetëm me babëzinë, babëzinë për pushtet , babëzinë për para që ju ka zënë sytë dhe kjo babëzi nuk ju pengoi që ndërkohë që COVID-i ju paska penguar të ndërtonit shtëpitë, ta ngrini kullën 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës, gjithë bosët e kokainës.
Siç e di ti fare mirë, siç e di dhe unë, nga partnerët tanë, ti duhet ta dije nga policia jote se ndoshta ta thotë drejtori i ri se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri, të cilën COVID-i nuk e ndaloi. Siç nuk ndaloi kullat e tjera që zotrote i kishte planifikuar që kur ishte kryetar i bashkisë , që i vinte erë aq e mirë saqë mund të shpiket edhe ndonjë parfum me emrin Gropa Hajdin Sejdisë.
11 vjet kryetar bashkie , kaq shumë të pëlqente parfumi, ti që na fletn ne për etikë, ti dhe na flet ne për të bukurën, për shijen, për aromën Partisë Demokratike, që shkrimtari më i madh bashkëkohor e ka quajtur partia më e bukur e lindjes për idealet, por edhe për gjërat e tjera. Ti mbi të cilin akuzojnë, rendojnë akoma akuza të gjendjes personale-sanitare nga paraardhësi yt, vjen këtu dhe flet të mbajmë hundën me dorë? Po mo e mbajmë ne, e kemi mbajtur 11 vjet kur ke qenë kryetar bashkie , se mbylle që se mbylle gropën.
Se mbylle se duhej të bëje kullë apo se mbylle sepse shija jote është pikërisht aroma e asaj grope, këtë s’do e marrim vesh sepse gropën e mbylla unë dhe shndërrova në lulishte, ndërsa paraardhësi yt, Uria Hipi që ke vënë aty do të bëjë dhe aty kulla për të pastruar paratë që vjedhin shqiptarëve dhe paratë e drogës dhe të kriminelëve me të cilët keni ardhur në pushtet dhe mbani dhunshëm pushtetin.
Tani të kthehemi dhe njëherë tek hallexhinjtë e tërmetit, që njësoj si këta që pandemisë i keni bërë mish për top , sepse dhe në kohë pandemie me tendera sekretë vodhët paratë që duhet të shkonin për gjërat më bazike, sollët medikamente të skaduara, shpallët sekret kombëtar tenderët për blerjen e maskave , ndërkohë që nxirrnit autoblindat në rrugë dhe ti dilje nga mikrovala në frigorifer, se në televizor ishe gjithë ditën si gogol për t’ju thënën shqiptarëve rrini brenda rrini brenda. Sa të ka shkuar numri i vdekjeve sot krahasuar me mesataren e para tre viteve? Ke lexuar gjë raportin e FMN kur haje hallvë në Egjipt?
Që të thotë që je vendi me numrin më të lartë të vdekjeve. Ato dhjetëra mijëra prindër, nëna baballarë, bijë dhe bija prindërish, gjyshër, gjyshe që sot në vend që të jenë në shtëpitë e tyre, kallen varrezave, sipërfaqet e të cilave janë dyfishuar. Ato të rëndojnë pak në ndërgjegje? Ndërkohë që vazhdon harxhon miliona për oligarkët me PPP-të që kanë kapur rekordin e Europës, ke shkuar në 10%, vendi i dytë të afrohet, është me 3%. Apo është e kotë të të kërkoj ty të të brej ndërgjegjja, kur ndërgjegje s’ke dhe s’ke pas ndonjëherë. Sepse çdo akt nuk është keqmenaxhim, as keqadministrim, është akt i vetëdijshëm.
Ti ke zgjedhur, ti ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe të drogës dhe të oligarkisë, sepse janë kullat e tua. Ti ke vendosur prioritet, ke vendosur t’i klasifikosh sekret tenderët e pandemisë. Sepse edhe atëherë kur shqiptarët kishin më shumë nevojë se kurrë për paratë që paguajnë si taksa të rritura të kësaj qeverie, ti vidhje me një grusht njerëzish. Këto janë vendimet e tua, nuk janë aksident.
Nuk janë vepër e Zotit. Nuk është as si COVID-i, as si tërmeti, është më keq se të dyja bashkë, fatkeqësia kombëtare që ti drejton dhe pas të cilës fshihesh për të gjitha dështimet që kanë sjell kaq shumë vuajtje dhe vazhdojnë të sjellin vuajtje tek banorët e Durrësit, të Kavajës, të Lezhës, të Krujës dhe të Tiranës.
Sa i përket tenderëve, dhe meqë kërkon të flasësh me shifra, apo shifrat nuk i di, ose bën sikur nuk i di, të vetmet tendera me procedura korrekte janë ato të zhvilluara me fondet e Bashkimit Europian që ti i urren, sepse aty e di që nuk e përcakton dot, siç përcakton çdo tender mbi 1 milion euro në zyrën tënde, siç e dinë të gjithë biznesmenët dhe tarifën ta dinë. Nuk e di e ke vendosur vet apo me e Engjëllin, po tarifat e tua në çdo tender mbi 1 milion euro, se nën 1 milion euro je bujar, ua ndan këtyre të tjerëve, ato tarifa i di gjithë Tirana. Gjithë Tirana i ka marrë vesh, prandaj fondet e Bashkimit Europian s’të pëlqejnë ty. Se tek fondet e Bashkimit europian ka disa rregulla ndryshe që nuk e bën dot tenderin ti me një ofertues dhe nuk e jep dot në limit 99.99%, apo 99.6%.
Kështu që, merri pak ato letrat kudo ku i ke futur, ndoshta i ke akoma tek zyra e ish-zëvendës kryeministrit, ndoshta “Tigri” i ka djegur, ndoshta ish-zëvendës kryeministri ka ruajtur një kopje dhe merre shikoje pak se si në tenderët e tua nuk ka konkurrencë, sepse i ke përcaktuar ti, ky do marri këtë, ai do marri këtë, ai do marri atë. Pastaj ke përcaktuar jo vetëm ryshfetin, por edhe si do të ndahet ryshfeti. Vëmendje të veçantë ke gjithmonë për pronarët e ekraneve që të bëjnë fresk nga mëngjesi deri në darkë. Ky është sistemi që ke ndërtuar ti dhe këtë sistem do ta mbash në këmbë me çdo kusht. Me patronazhist, me lekët për tërmetin që e mori vesh gjithë bota, që javën e fundit dhe 89 herë më shumë seç kishe dhënë në dy vite. Këto janë faktet! Faktet janë fare të thjeshta, ti bën sikur nuk i sheh, ti bën sikur nuk i lexon, bën sikur nuk i njeh, ja çfarë thonë faktet:
Java zgjedhore, Bashkia Durrës ndanë 6 milion euro për rindërtim. Transferta vetëm për individin 89 herë më shumë seç ka shpërndarë për këtë kategori shpenzimi nga dhjetori 2019-ës, deri 25 mars 2021, për 15 muaj.
E pra, po të krahasojmë pagesat për këtë kategori shpenzimi nga 1 dhjetori 2019-të që është muaji i parë i pasojave të tërmetit, deri në 25 mars 2021 dita e parë e fushatës, vlera e ekzekutimeve ishte vetëm 6 637 194 lekë të reja. Krejt ndryshe një javë para zgjedhjeve. Sepse ti nuk iu gjendesh pranë njerëzve në fatkeqësi. Ti i shikon ata vetëm si votues të cilët duhet t’i shantazhosh, t’i blesh, t’i intimidosh, t’i frikësosh me një qëllim: të mbash me çdo kusht pushtetin.
Tani, kjo është marrë vesh botërisht dhe arsyeja jonë e vetme për të qenë në këtë sallë nuk është për të bërë lojëra fjalësh me ty, se ty ta kanë pirë lëngun të gjithë, të gjithë! Edhe ata që mendon se i ke akoma miq. Qëllimi ynë është që me rrugën më pak të dhimbshme për shqiptarët të të largojmë nga kjo sallë ty dhe gjithë kalorësit e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe t’ia kthejmë këtë sallë shqiptarëve. Që vendimet që do të merren nga kjo sallë, të merren për shqiptarët, jo për miqtë e tu, as për oligarkët e tu, as për kriminelët e tu, as për xhepat e tu. Dhe që kjo të ndodh, duhet patjetër që ne të ndryshojmë ligjin themelorë të vendit dhe t’i hapim rrugë asaj që ti e ke frikë si djalli temjanin, vettingut të politikanëve. Ju faleminderit!
https://www.youtube.com/watch?v=PJR88taPUTM
NDËRHYRJA E DYTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË SEANCËN E KUVENDIT
Problemi i madh është kur vjen këtu me të vetmin citim që ke mësuar përmendësh që është Kanti, ndërkohë që unë të ftoj të lexosh edhe Frojdin edhe Jungun, ta bëra ftesën që herën e parë. Sepse je bërë kaq i lexueshëm sa që me çdo fjali të gjithë e kuptojnë se ku e ke hallin.
E ke hallin ti tek Partia Demokratike, ke hall ti sesa demokratë mbledh unë. Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?
Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.
Shko dhe ti në foltore, ose fillo foltoren tënde. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallin bashkë të tre nëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat as të Sali Berishës dhe as të Ilir Metës. As të atyre që ju rrinë nga mbrapa ju. Kështu që, ti të paktën dil hapur, mos u fshi. A do ta plotësojnë dëshirën ty demokratët të na kthesh pas? Të jesh i sigurt që jo. Jo, s’kanë për ta plotësuar, mua do më kesh përballë, jo Sali Berishën.
Mua që të munda në 2011 dhe ta mbusha gropën e Hajdin Sejdisë, ta zhduka parfumin Hajdin Sejdia nga qendra e Tiranës dhe aty doli pastaj që nuk ishte bashki, por ishte bankomat. Ti e di vetë ku u arratise 3 javë me radhë derisa more veten për tu rikthyer. E di dhe unë. Se disa miq i ke ti, por disa miq i kam dhe unë.
Kështu që nëse te dukem i fortë, është problem i joti, i dobët nuk kam qenë ndonjëherë. Unë po flas me tone civile dhe nuk kam nevojë fare të poshtëroj, sepse ti poshtëro veten me mënyrën sesi flet këtu. Por, faktet të poshtërojnë dhe të nxjerrin gënjeshtarin , dështakun dhe kusarin që ke qenë gjithë jetën tënde në politikë.
Ja ku i ke faktet.
Kërkoja tigrit të ti japë. Bashkimi europian, fondi limit 15 milion euro, numri i shkollave 22, fondi për një shkollë 681 mijë euro. Fondi shqiptar i zhvillimit 34 milion e 223 mijë euro, 45 shkolla, mesatarja 760 mijë për shkollë. Bashkia Tiranë 10 milion e 721 mijë euro, 8 shkolla, 1 milion e 340 mijë. S’ke çfarë të sqarosh o tigër po rri rehat aty. Çfarë do të sqarosh ti? Ti do të manipulosh. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjet tek zyra e paraardhësit. Bashkia tjetër, 30 milion euro, 14 shkolla, 2 milion e 173 mijë euro. Këto janë të vërtetat. Burimi, Partia demokratike. U kënaqët ë? Jo ore jo. Agjencia e prokurimit publik. Shiko si qeshin. Afroje pak. Shiko si u zgërdhinë. Kujtuan se ishte PD me vërtet.
APP, agjencia e prokurimit publik.
Do qeshni tani? Do qeshni? Ja ku i keni?
Shifrat tuaja, që ti si lexon se ti merresh me shifra të tjera sigurisht, ç’të interesojnë ty këto. Borxhin ia ke shqiptarëve.
Provat i ke në familjet e çdo shqiptari të goditur nga pandemia që paguan minimumi 1 milion lekë për tu kuruar për shkak të shëndetësisë tënde falas, shkon deri në 5000 euro, zhyten në borxhe. I ke në Shtish Tufinë dhe në Sharrë nëse nuk ke kohë të dalësh jashtë Tirane. I ke tek FMN-ja që të tha kur po haje hallvë në Egjipt që ke numrin më të lartë të vdekjeve për frymë. Këto janë faktet, faktet i ke brenda në raporte, në shtëpitë e shqiptarëve, tavolinat e shqiptarëve në xhepat e shqiptarëve. Dhe shkaktari je ti. Kështu që mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës, megjithëse je njëri nga brinjët e trekëndëshit.
Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund.
Misioni im dhe i partisë më të bukur të lindjes është që mos të përsërisim gabimet e 92 as të 97 dhe as të 2009 dhe të mos bëjmë më asnjë kompromis me të keqen. Qoftë kjo për hir të zgjedhurit të një presidenti, apo krijimit të një koalicioni apo të dhënies të besimit të një njeriu që nuk duhet të ishte as në politikë. Dhe në fakt e kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty, por pjesën më të vogël se pjesën tjetër e kanë 2 brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës.
Se fajin e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës. Tani Salillari 1.81 miliardë lekë, Alko Impleksi, nipat e Sadri Abazit 306.4 milionë, Bami 639 milionë, Start Tek 567 milionë. Geci 970 milionë , MANTCI 1.83 miliardë lekë, ndërtim montim Patos i inceneratorit të Fierit 447.2 milionë lekë, Alb Star i kullës së stadiumit 415 milionë lekë, Fusha 334 milionë lekë. Këto janë klientët ku ndan paratë ti. Çfarë?! Këto janë pra lekët e shqiptarëve ku i çoni.
Këto janë meqë doje faktet, këto janë faktet, këto janë shifrat, këto janë shifrat dhe se sa qejf i ke plehrat ti e tregove në fushatë kur mblodhe gjithë grupin parlamentar tek inceneratori i Elbasanit.
Ti që na flet ne për pastrimin e Shqipërisë, ti i vure flakën Durrësit, Kavajës, Fierit se harruam. Ti bëre mbledhje të veçantë me kryebashikiakët dhe the që as gjenerali në Kairo nuk guxon ta thotë. Do ju shkrij bashkitë the në qoftë se nuk pranoni të firmosni që lekët tuaja, apo lekët që ju jap me buxhet ti coni tek si i ka ai se janë dy Kloda, Klod Mërtiri me Klod Zotën, Mirel Mërtirin me Klod Zotën. Mirel mo Mirel e ka mos ki merak se ty të ka plasur lufta, kanë shkuar lekët nga tigri tek Urja Hipi dhe më duket se kanë dalë tek Damiani. Kështu të paktën thotë Timsi, ose përndryshe keni lidhur ndonjë miqësi apo krushqi se 20 e ca herë me avion brenda pak viteve nuk shpjegohet, apo janë vetëm ujësjellësit?! Po qenë vetëm ujësjellësit ndoshta nuk i kam SPAK, i kap Prokuroria e Tiranës, sigurisht pas Vetingut.
Pra që ti themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit dhe padiskutim maja e llumit je ti , padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e kemi peshkuar mirë tetë vitet e shkuara , një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike që në fund të fundit çfarë janë?!
Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund. Sado të subvencionosh ti oligarkët dhe mediat e kapura apo të kundërtën. Sakrifica e demokratëve në emër të shqiptarëve nuk do të shkojë kotë. Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të mbajë gjatë.
Vendosmëria ime është e pakthyeshme!
Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara! Kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni, por shpëtim nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve ti i pari dhe mbi të gjithë, nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një, brinjët e trekëndëshit të Bermudës do të bien.
Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite.
15 veta që kontrollojnë tranzicionin, politikën, ekonominë, median do të japin llogari, politikisht.
Ndaj, sa i përket punës së transparencës, meqë ti pretendoke se nuk e dinë se çfarë bankomati ishte bërë Bashkia e Tiranës kur ti ishe kryetar dhe se sa të dhembi kur e humbe bankomatin.
Meqë ti paske harruar bandat dhe banditët me të cilat e more tre herë bashkinë dhe u përpoqe ta marrësh për herë të katërt, meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bëre masakrën zgjedhore të 25 prillit, meqë pretendon se nuk ke pasuri të pajustifikueshme të tuat të të afërmve të tu apo të ortakëve të tu apo të bashkëpronarëve të tu në Tiranë, në Shqipëri dhe anembanë botës, meqë pretendon të kundërtën dhe më thua mua mendohu mirë, mendohu mirë, e di ç’ke, bëhu ti burrë një herë në jetën tënde edhe votoje vettingun e politikanëve.
T’i marrim me radhë dhe ndryshe nga rregulli i vjetër, mos ta fillojmë nga plaku, po ta fillojmë nga i riu. E bëj unë i pari vettingun, mos ke merak, në të gjithë komponentët e tij. Bëje ti i dyti dhe pastaj të gjithë të tjerët në këtë sallë dhe të gjithë politikanët, nga i pari tek i fundit.
E ke fare thjeshtë, do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu, ku të ka shteruar edhe mundësia për të përsëritur të njëjtat figura letrare, e ke shumë të thjeshtë, voto vettingun në politikë. Dhe lëri punët e demokratëve, se demokratët i kanë gjërat e qarta dhe nuk ka gjë të të shpëtoj ty nga vendosmëria e tyre, për t’i dhënë fund këtij regjimi me mua në krye.
https://www.youtube.com/watch?v=TGxkX9CezZo
NDËRHYRJA E TRETË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN E KUVENDIT
Zoti Xhaferri e kam për detyrim të ju tërheq vërejtjen, krahasoni një krijesë punëtore që çohet pa gdhirë dhe shkon në shpi pasi perëndon dielli, siç janë fermerët socialist të Lushnjës dhe Divjakës me një krijesë që mungesën e gjumit e ka për patologji të tjera politike dhe mjekësore. Meqë i pëlqen rima sepse poezia është fjalë e madhe, ti thjeshtë i kishe thënë që të paktën cilësinë e diellit krahasova dhe jo cilësinë e miellit dhe kaq e mbyllje. Por, të lutem herë tjetër mos ofendo as militantët socialist të Divjakës apo Lushnjës dhe as militantët socialist ku do që janë sepse të siguroj që e kanë hallin dyfish më të madh. Pse? Se tanët e kuptojnë, ka ardh banda i heq nga puna, kur shkojnë në gjykatë i thotë gjyqtarëve po i dhatë të drejtë do të thërrasim këta të vettingut që i kontrollojmë ne dhe do i themi do të heqim gjyqtarin. Këta e kanë kapur shtetin, demokratët e kanë të qartë. Por, hallin më të madh e kanë socialistët sepse nuk kane kujt ti qahen. Sigurisht detyra dhe sfida jonë është që të na qahen me, me kusht që tua zgjidhim problemet. Pra që ti japim fund trekëndëshit të 30-vjeçarit. Dhe ty nëse reflekton. (Drejtuar Bracës). Unë seç kam një mendim. Kurrë nuk të kam pas simpati për qëndrimet politike që ke mbajt. Po për koherencën e qëndrimeve nuk mund të ankohem, në përjashtim të rastit të fundit kur me vullnet tëndin bëre dezhurnin. S’duhet të ishe dëzhurn, o e merrje dhe bëje zëvendës kryeministrin, por dezhurnin s’duhet ta pranoje të ishe. E ka gjet zëvendësimin ai ashtu siç e ka midenë. I diskutojmë më vonë këto. Ndoshta shkojmë i diskutojmë dhe tek fermerët e Lushnjës dhe Divjakës në qoftë se i ndan hallet e tyre ti ashtu siç i ndaj unë, sepse unë kam qenë dhe kohët e fundit ndoshta më shpesh se ti, por ky nga piramidat e Gizës nuk na sheh, ky qe ka takuar më shumë sheik dhe investitor strategjik sesa qytetarë këto 4 muajt e fundit. Dhe që e ka hallin se më dhëmb mua dhëmbi. Mua nuk më dhemb asnjë dhemb e para e punës. I kam dhëmbët e mi ta dish dhe gjenetikisht i kam goxha të fuqishëm edhe kujdesem për to. Kështu që mos e qaj hallin e dhëmbëve të mi sepse njëherë që të kafshuan u zhduke 3 javë, nuk i the as partisë se ku shkove. Apo jo? Apo e ke harruar? Një herë që të kafshuan dhëmbët e mi 3 javë u zhduke fare. Vetëm ti dhe unë e dimë se ku shkove, nga burime të ndryshme. Ajo të dhemb ty, bankomati i 2011 të dhemb më shumë se asgjë tjetër. Ai të dhemb më shumë se çdo gjë tjetër. Shenjat i ke , s’të ikin, s’të del e keqja. Tani meqë këto nuk i kemi për llafe, por i kemi për vepra. Meqë the se nuk do të diskutojmë për vettingun politik, por diskutove 10 minuta për vettingun politik. Ç’ke ti ? Pse trembesh nga vettingu politik? Kujt do ti drejtohesh ti? Venecia e ka shprehur vendimin. Fole çerek ore the këtu të marrim mendime, të pyesim, jo mo e ke gati. E ke gati propozimin për Vettingun e politikanëve. Dhe që mos të kesh frikë që do të jesh ti objekti i vetëm, filloje nga unë, nga të duash ti filloje. Nga pasuria ime, e familjes time, e të afërmve të mi, e çdokujt që ka lidhje me mua, filloje nga unë, çfarë meraku ke, ku e ke merakun ti? Propozimi i vettingut në politikë është propozimi i miratuar sipas të gjitha rekomandimeve të Venecias. Çfarë do ti më shumë se komisioni i Venecias? Kush do ty të ta aprovojë këtë? Rok Gjoka me Salillarin? Toma? Kujt i druhesh ti? Merre, ja ku e ke, kaloje. Pse spërdridhesh këtu duhet ta diskutojmë, s’duhet ta diskutojmë, jo po do e diskutojmë po nuk është momenti për ta diskutuar, e ke përpara, Vetting në Politikë. Të gjithë politikanët, nga i pari tek i fundit, pasurinë personale, të familjes, të ortakëve, lidhjet me krimin e organizuar, kontaktet e papërshtatshme, metodologjinë e ke miratuar këtu me 140 vota për gjyqtarët dhe prokuroret. Po të them ta bëjë SPAK-u, i cili të paktën sipas listës së patronazhistëve të tu, treçereku dalin që janë votues të tu. Ku e ke frikën ti? Pse të fle lepuri në barkë, pse vjen këtu e më thua mua e di ti sharrën, se di ti sharrën, nxirre pra sharrën. Nxirre sharrën, e të shohim se çfarë është bërë në Sharrë. Është bërë një vrasje e një djaloshi 16-vjeçar që përfshin Urja Hipin tënd dhe drejtësinë e kapur. Dhe sot e kësaj dite nuk ka përgjegjës. Janë përfshirë strukturat e Partisë Socialiste që menaxhonin në mënyrë të paligjshme. Këto fakte di unë, di ti fakte të tjera? Çoi të hetohen. Po ti s’do hetim. Ti i mban dorën çdo hetimi. Ti je pengesë për reformën në drejtësi, ti do ta zgjasësh pafundësisht vettingun sepse në këtë mënyrë i kontrollon gjyqtarët dhe prokurorët. Ti e zgjat pafund integrimin europian të vendit sepse pastaj nuk vjedh dot siç vjedh këtu me 15 milionë euro të Bashkimit Europian, 22 shkolla me 681 mijë euro mesatarisht, ndërsa me 34 milion të qeverisë tënde, 45 shkolla me 760 mijë. Ndërsa me këto të Bashkisë së Tiranës arrin në rekorde të tjera, 1.3, 2.1 milionë, më je bërë edhe inxhinier konstruktiv. S’mbushe dot një gropë, më bën ti mua inxhinierin konstruktiv, ti që dole kundër Durrës-Kukës. Shyqyr që sajove dhe çështje në prokurori të paktën, se do ishte harruar si dhe kush dhe çfarë sfidash duhej që të bëhej Durrës-Kukës. Ti që brenda ditës bredh nga jugu në veri nga rrugët që kemi ndërtuar ne dhe flet sikur je mbi gomar. Pra, këto shifrat këtu që u shkritë së qeshuri ju, që u thash unë janë shifrat e PD-së, u çliruat. Jo se e meritoni të qeshni në fakt me këtë që i keni bërë shqiptarëve, këto janë shifrat e Ëngjëll Agaçit, shefit të APP-së, Agjencisë së Prokurorimit Publik. Hë? Heshtje? Të atij janë këto. Janë të atij.
Të vijmë tek çështja më kryesore. Njerëzit rrinë në çadra thua ti se u pëlqen të rrinë në çadra e të marrin bonusin, pra qeveria i ka dalë borxhit, por njerëzit rrinë në çadra. Ministrja jote tha para dy seancash që varfëria është çështje teknike. Po, po janë të regjistruara, janë bërë meme. Ndërkohë që me propozimin që keni sjell këtu, i cili do të diskutohet kur të mbarosh justifikime verbale, se justifikimet e vërteta të kanë mbaruar bashkë me vajin e kandilit. Me këto që keni sjell këtu, prapë se prapë keni propozuar që t’iu merrni para shqiptarëve për 7 kontrata koncensionare me vlerë 2 miliardë dollarë. PPP të klientëve tuaj dhe nga ana tjetër thoni s’kemi ku të gjejmë paratë për të zbritur TVSH-në e ushqimeve nga 20 në 6, me një kosto totale për buxhetin prej 150 milion euro. 150 milion euro për të ulur çmimin e bukës, të vajit të sheqerit, të familjeve që ti i viziton ditë për ditë por nuk e di që shumica e tyre hanë vetëm një herë në ditë dhe atë me borxh, nuk i dëgjon dot! Por ke sjell prapë 7 kontrata koncensionare me vlerë 2 miliard euro. Ky je ti. Tjetra është fasadë, tjetra është shpresa që këto fjalë të shuhen që kur të dalikm jashtë sallë, mediat e kapura aty të japin vetëm cirkun tënd, që SPAK qilimkuqi të bëj sikur s’na ka dëgjuar dhe paditë që kemi çuar të bëjë sikur si ka parë dhe ti dhe banda jote të vazhdoni të vidhni. Ky është plani jot, këtë ke bërë 8 vite ti. Dhe natyrisht, të vjedhësh të vjedhësh shqiptarët, të vjedhësh pasuritë e shqiptarëve, pastaj t’iu vjedhësh dhe votën, nuk është virtyt, nuk është as thjesht ves, është krim, Krim që duhet ndëshkuar. Por duke qenë që se drejtësia e reformuar e 22 korrikut 2016 çdo vend i vogël që del ia thyen ti me çekiç atëherë ne për detyrim ndaj shqiptarëve dhe jo për karshillëk ndaj teje se zoti na ruajt jo mua, por më riun e më të renë në grupin parlamentar që të na shkojë mendja të bëjmë karshillëk me ty se na duhet 10 jetë të të kapim në maratonën e veseve, gjynaheve dhe borxheve më të cilat u ke hyrë shqiptarëve. Por kjo është për shqiptarët. Që ta kuptojë se kush e merr këtë foltore për të mbrojtur të pambrojtshmen, varfërimin e shqiptarëve mbi taksimin e shqiptarëve, shpunësimin e shqiptarëve, largimin e shqiptarëve, poshtërimin e shqiptarëve, burgosjen e shqiptarëve padrejtësitë ndaj shqiptarëve, ndërkohë që një grusht njerëzish pasurohen dhe kanë pushtet më shumë se byroja politike e vaktit dhe kush e merr këtë foltore për të kërkuar diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptar dhe të jesh i sigurt që e mbështet çdo shqiptar, edhe ai grusht deputetësh këtu që nuk ndihen por që nuk kanë gjë për të fshehur, vettingun e politikanëve. Çfarë do të bësh ti konsulta me komunitet ndërkombëtare? Ti i ke miratuar vettingun e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Ti dole nga selia e PS-së nuk ka diskutime the, nuk ka negociata do të zgjatet kjo tha pikë. Pse kur bëhet fjalë për vettingun tënd dhe unë them ta fillojmë nga unë fillon dhe belbëzon e më thua diskutime, konsultime? Çfarë është kjo? Përveçse frikë. Por frika jote do ta mbajë peng vendin? Frika nga korrupsioni është edhe më e keqe se korrupsioni. Sepse frika nga korrupsioni i shtyn të korruptuarit të bëjnë gjëma të mëdha si ajo që bërë me 25 prill. Asgjësimi i pushtetit përmes sistemit të patronazhistëve shkrirjes së shtetit me partinë, abuzimet me fondet e ndërtimit, abuzimi me fondet e tërmetit dhe të pandemisë, abuzimit me burimet njerëzore, fryrjes së administratës dhe 12 mijë anonimë që i punësove gjoja në shtet, por në fakt ishin patronazhistë dhe tani i ke degdisur, shkatërrimi i rregullave elementare të konkurrencës në treg. Këto janë konstatimet e ODHI-it të cilat ta kanë vënë vulën ty si Lukoshenko i Ballkanit. Por Shqipëria nuk mund të kthehet në Bjellorusi dhe nuk mund të pranojë as ty, askënd të qeverisë vendin si Lukashenko. Të kanë mbetur shumë pak argumente. Po kërkon dëshpërimisht aleatë. Brenda shtëpisë tënde të ka ngelur një grusht, brenda oborrit të oligarkëve edhe më pak, tek ata që dalin të zotë me kobure në xhep dhe lekët e drogës të jesh i sigurt që ka filluar t’ju rëshkas toka nën këmbë. Siç e di dhe vetë fare mirë sepse të kanë thënë që edhe aty kopaçka do të fillojë të kërcasë dhe nuk i mbron më as Ard Veliu dhe as presionet e tua ndaj cilitdo zëvendësuesi të tij. Përpjekja për të ndërtuar një aleancë të pashenjtë me trekëndëshin e Bermudës që të del nga barku sa herë që s’ke argumenta do të dështojë po kështu. Ti ke vetëm një rrugë, të pranosh që ke tetë vite që e mban vendin peng të egos tënde të sëmurë. Të kërkosh ndjesë për jetët e humbura, për shpresën e vrarë, për të rinjtë e larguar, për ekonominë e rrënuar, të tregosh pendesë për asgjësimin e themelit të bashkëjetesës demokratike në një shoqëri, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ti heqësh duart nga fyti i SPAK, të votosh vettingun në politikë dhe të lejosh që Partia Socialiste e marrë peng në bodrumet e oligarkisë dhe krimit të organizuar, të ketë guximin të konkurrojë ndershëm në një fushë beteje të barabartë me Partinë Demokratike me një përplasje idesh , vizionesh dhe programesh dhe të paktën si fillim dhe jo sigurisht si një e përhershme konstante, të pranojë të paevitueshmen, daljen në opozitë si interesi më i mirë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve dhe pastrimin nga llumi i banditëve , kriminelëve, oligarkëve me të cilët ke ardhur dhe mban pushtetin.
https://www.youtube.com/watch?v=mQEssGZNh7U
NDËRHYRJA E FUNDIT E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN E KUVENDIT
Sigurisht që duhet të ma kishit dhënë fjalën për replikë sepse ministri doli këtu dhe përmendi emrin e një deputeti. Rregullorja është fare e qartë, ndaj unë nuk përmenda asnjë emër, përmenda vetëm fakte dhe njerëz të lidhur me fakte. Sepse mua pak më intereson se cila është lopata me të cilën vjedh kryeministri. Mua më intereson që këto para dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe i shtyn dhe më thellë në varfëri. Dhe më intereson ta ndal këtë me çdo mënyrë dhe mjet. Kjo më intereson mua. Prandaj nuk përmenda fare asnjë emër. Ndaj meqë u mor fjala për procedurë, por nuk u përdor për procedurë sepse kjo ju nuk ju pëlqen. Sepse dopio standartin, standartin e dyfishtë ju e hani bashkë me turpin. A doli këtu për procedurë? A foli për procedurë? Sigurisht që jo. Atëhere unë kërkova replikën dhe i thashë kryetares së Kuvendit që nuk më duhet shumë kohë. Më pak se një minut. Dijeni vendin tuaj. Dijeni vendin tuaj sepse dhe kur e ngatërroni, unë nuk do ju ngatërroj. Çiraku është çirak. Ustai është usta. Ustai ja ka mbathur që mos të japë përgjigjë. Mos merr rolin e ustait, rri në rolin e çirakut që dhe kur të vijë dita e përballjes mos të ngatërroni rolet siç mendon ai që mund t’ia hedhë duke i lënë çirakëve të vet përgjegjësinë për të gjitha gjëmat, korrupsionin, batërdinë, varfërinë dhe shkatërrimin e gjithçkaje që ka pasur në dorë në veçanti në 2 vitet e fundit dhe ka sjellë këtë situatë. Situatë katastrofike pwr familjes shqiptare. Pra ustai që do ta heqë fjalën nga hallet e shqiptarëve ja mbathi, çiraku ti mëshojë vendit dhe ti kthejë përgjigje propozimit tonë të plotë ku ulja e TVSH nga 20 në 6% është për shqiptarët, se unë e di që juve sju, as ju intereson fare, as jua ndjen fare për shqiptarët , por ne nuk jemi këtu për ju , nuk na ka marrë malli për ju, as besoj se do na marrë ndonjëherë malli për ju. Ne jemi këtu për një interes që është përtej interesit të Partisë Demokratike, për të bërë gjithçka që pas masakrës zgjedhore këtij vendi ti kthehet legjitimiteti dhe demokracia, por në këte moment emergjence minimumi i minimumit jepuni shqiptarëve atë që është e shqiptarëve. Ulni TVSH nga 20 në 6% për shportën ushqimore.