Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate dhe demokratë,

Të nderuara zonja deputete dhe zotërinj deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zonja dhe zotërinj anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, kryetare dhe kryetarë të degëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të grupseksioneve, të sekseioneve, demokrate dhe demokratë të Tiranës, të dashur miq dhe të ftuar,

Mblidhemi në një ditë kuptimplotë për çdo demokrate dhe çdo demokratë, një ditë kuptimplote për të gjithë shqiptarët që kanë në zemër vlerat e lirisë, demokracisë dhe me këto vlera janë nisur plotë 31 vite më parë në një rrugëtim. Në një rrugëtim plotë me sprova, në një rrugëtim të ushqyer nga ëndrrat më të bukura të studentëve të dhjetorit, kryengritjen e të cilëve përkujtuam vetëm 3 ditë më parë. Nga aspirata e tyre për liri politike, që lindi në një hark kohor të pandashëm orësh, edhe pluralizmin politikë, edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë që feston sot 31-vjetorin.
Së pari dhe ndryshe nga herë të tjera, Partia Demokratike e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambientet e saj dokumentin themeltarë të firmëtarëve të Partisë Demokratike, të emrave të atyre që sot nuk janë mes nesh, por janë të paharruar në kujtimin e zemrave të demokratëve, të atyre që ndodhen jashtë atdheut dhe të atyre që janë rikthyer për të festuar me ne nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e Kanadaja, nga Britania, Italia e Greqia, nga Gjermania e kudo tjetër.
Sot, këtë instalacion do ta zbulojnë dy vajza anëtare të Forumit rinor të Partisë Demokratike, me respektin më të thellë, me siguri atëherë fëmijë, ose ndoshta nuk kishin lindur, kur kjo parti kishte lindur por si simbol i vazhdimit të misionit tonë për shqiptarët, për Shqipërinë, për rininë, me rininë për të ardhmen.
Vëllezër dhe motra sprovat tona në këtë rrugë 31-vjeçare kanë qenë të panumërta. Disa prej tyre i kemi mbartur brenda vetes që në momentet tona të para të lindjes, si forca e parë kundër një regjimi barbar dhe diktatorial. Që kompromentoi gjithçka, që u mundua të pushtonte pas çdo hapësire edhe mendjen, shpirtin dhe karakterin njerëzor dhe ta shkatërronte atë. Që ktheu vëllain kundër vëllait, fëmijët kundër prindërve, që shkatërroi objektet e kultit dhe u mundua të zëvendësojë besimin tek Zoti, me besimin tek kulti i individit. Që shkatërroi pronën e lirë dhe lirinë e pronës, që izoloi Shqipërinë si asnjë vend tjetër të Europës dhe si pak vende në planet. Që varfëroi në maksimum ndërgjegjen e kombit duke ndaluar letërsinë, muzikën, artin që nuk ishte në përputhje me anti-vlerat e diktaturës. T’i mbijetosh kësaj çmendurie nuk është thjeshtë fat, por është tregues i guximit dhe instiktit të mbijetesës së këtij Kombi fisnik, të çdo shqiptari, e çdo shqiptareje. T’i prish daljes nga kjo greminë, t’i prijmë daljes nga ky tranzicion i stërzgjatur, ishte dhe mbetet misioni i shenjtë i demokratëve, misioni i shenjtë i Partisë Demokratike.
Me barrën e rëndë të së kaluarës mbi supe, me gjyle dhe vargonj nën këmbë, me mina të  plasura e të paplasura në terrenin kemi ecur përpara, kemi ecur përpara sprovë pas prove, kemi njohur momentet tona të dështimit, kemi njohur momentet tona të dështimit dhe peshën e gabimeve që rëndoi mbi supën e shqiptarëve. Por, sot jam në krahun e demokratëve dhe prijësve të tyre kudo në Shqipëri si kryetar i një familje politike që di edhe kur gabon ta pranojë gabimin, të pranojë pendesë, të kërkojë falje, të korrigjohet dhe të ecë përpara drejt të ardhmes. Por, vëllezër dhe motra askush dhe asgjë nuk mund t’ua heqë demokratëve dhe shqiptarëve krenarinë që është e tyre për gjërat e mëdha që kemi bërë për këtë vend, që nga rrëzimi i diktaturës, tek futja në NATO, që nga qëndrimi i palëkundur për lirinë e Kosovës dhe të drejtat dhe e vëllezërve dhe motrave tanë në Maqedoninë e Veriut, që nga shkëputja nga prapambetja afrikane në të cilën e ca vendin diktatura komuniste dhe të kujtojmë sot se të gjitha këto arritje mbajnë vulën e Partisë Demokratike dhe demokratëve  sakrificave të burrave dhe grave të kësaj familje  politike që përkujtojmë para të cilëve përulemi sot me nderim. Por të kujtojmë po kështu të ndershëm e të sinqertë e në veçanti në një ditë si kjo kur e dimë që mentalitete të së shkuarës po mundohen të rishkruajnë historinë se asnjë nga këto arritje nuk do të ishin kthyer në fryte të prekshme për shqiptarët dhe Shqipërinë për Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës, për shqiptarët e Maqedonisë pa mbështetjen e Perëndimit, pa mbështetjen e aleatit tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa mbështetjen e Bashkimit Europian, pa mbështetjen e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, miqve tanë të cilëve edhe sot dua t’u shpreh mirënjohjen që na kanë qëndruar paranë në këtë rrugëtim mahnitës, 31-vjeçar plot me sprova. Me sprova për demokracinë, sprova prej mësimeve të para ku natyrisht kishte edhe gabime të cilat i kemi paguar shtrenjtë si familje politike, por edhe si shoqëri , me sprova për ekonominë, me gabime që vazhdojnë dhe që ky regjim po mundohet t’i përjetësojë duke përjetësuar grabitjen e pronave të pronarëve gjë që  kjo parti politike, Partia Demokratike e Shqipërisë  nuk mund ta lejojë kurrë sepse është pjesë e ndjesës tonë, e ndjesës time të thellë e të sinqertë para pronarëve gabimi i nisur 31 vjet më parë dhe është zotimi ynë për ta zhbërë atë. Sikundër nuk mund të harrojmë se borxhi moral ndaj palcës së familjes tonë komuniste, ndaj ashtit komunist të Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë, të përndjekurve politikë, të burgosurve politikë, të vrarëve dhe të ekzekutuarve politikë, me dhe pa gjyqet e diktaturës familjarëve të tyre është një nga borxhet akoma të pashlyera. Është i pashlyer në pjesën më të madhe për shkak të përgjegjësisë tonë. E kam thënë dhe e përsëris dhe dua ta përsëris në këtë ditëlindje të thyer edhe në pikëpamjet tona mbi këto dy çështje të identitetit tonë, mbi pronarët dhe të përndjekurit se të përndjekurit dhe pronarët nuk kanë asnjë arsye të të shpresojnë tek kundërshtari politik, tek ai që i terrorizoi, i burgosi, u mori pronat, ju shkuli me rrënjë ekzistencën e tyre dhe i mundoi t’i shfaroste në mënyrat më të ndryshme, por kanë të drejtën e zotit t’i kërkojnë me zë të lartë zgjidhje njëherë e mirë të së drejtës se  tyre tek Partia Demokratike e Shqipërisë. Dhe kjo as nuk fshihet, as nuk zbehet dhe as nuk copëtohet nga  kalimi i kohës dhe shtimi i brezave të pasardhësve të të përndjekurve politikë dhe pronarëve shqiptarë, përkundrazi vetëm e bën më të madh, të pashmangshëm detyrimin e  Partisë Demokratike për t’i dalë në ballë njëherë e mirë dhe për t’i zgjidhur detyrimet tona ndaj këtyre shtresave. Vëllezër dhe motra e gjitha kjo ndodh në një kontekst 31 vjet më vonë kur 31 vjeç janë ata që lindën në dhjetorin e 90-ës akoma më të rinj janë ata që kanë lindur gjatë administratës tonë të parë dhe në moshë votimi janë ata që kanë lindur apo do të hyjnë në moshën e votimit ata që kanë lindur kur ne e nisëm administrimin tonë të dytë, qeverisjen tonë të dytë të Shqipërisë. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, të rinjtë dhe të rejat demokratë që i prinë betejës së 25 prillit për largimin e regjimit, të rinjtë dhe të rejat e kombit tonë, ata janë arsyeja pse beteja jonë nuk resht dhe nuk ka  për të reshtur deri në fitore. Sepse ndryshe nga regjimi që po i përzë çdo ditë dhe largon nga familjet e tyre sot në këtë 31 vjetor ne  nuk harrojmë se lindëm si partia e rinisë shqiptare, jemi dhe mbetemi partia e të rinjve dhe të rejave shqiptarë. Le të shohim tek rinia shpresën, le të shohim tek rinia  të ardhmen, të ardhmen që duhej të kishte ardhur, por që u ndal prej regjimit dhe prej mangësive e gabimeve tona. Tek rinia dhe duarve të saj të afta, shpirti i saj i pastër, vizioni i saj perëndimor, ne Partisë Demokratike do të vendosim fatin e Shqipërisë europiane. Por ne nuk mund të injorojmë, se përndryshe prapë do të gabojmë, atë çka po ndodh aktualisht me një pjesë të familjes së familjes tonë, ndaj dua t’i drejtohem demokratëve të zhgënjyer, demokratëve të mërzitur e të dëshpëruar e t’ju them e njoh dhe e kam prekur dëshpërimin tuaj, nga Tropoja në Sarandë, nga Malësia e Madhe, në Dibër, Ersekë, Kolonjë e Gjirokastër  jemi takuar dhe më keni votëbesuar jo një karrige, as një mandat të tretë por prirjen në betejën për përmbysjen e shteti dhe një qeverie që nuk ka lidhje me demokracinë dhe votën e lirë.  Në beteje frontale të gjerë sa vetë kauza e shqiptarëve për ndryshim, të një beteje ku demokratët do të prijnë edhe njëherë me vlera, me prime, me vizion mbi të gjitha me motivin e vetëm me të cilën lindëm 31 vjet më parë për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e shqiptarëve. Interesat e tyre, interesat e demokratëve janë më të shenjta se gjithçka tjetër dhe se çdokush tjetër. Ndaj hijet e të kaluarës nuk duhet t’ju turbullojnë. Kulti i individit që tërhoqi zvarrë me 20 shkurt nuk mund dhe  nuk mund të ringrihet më në asnjë formë dhe në asnjë emër tjetër. Jam në mesin tuaj siç kam qenë gjithmonë, jo si një njeri që përpiqet të shtojë radhët e ndjekësve të tij, ky është përkufizimi bolshevik i udhëheqësit. Detyra ime  sa i takon partisë tonë, familjes tonë politike, është diçka tjetër, jo që përmes manipulimit, skemave, intrigave  apo akoma më keq mendësisë  së shkuar që mban peng akoma vendin, politikën, shoqërinë, ekonominë, por përmes parimeve që kanë formësuar shoqëritë e lira të Europës dhe Amerikës ku shkojnë shqiptarët. Të mos bëjnë atë që po tentojnë të bëjnë sot aktorët 30-vjeçarë të tranzicionit sepse po e bëra dhe unë atëherë kam vënë  një tjetër  tullë në murin e tranzicionit që vazhdon të mbajë të ndarë nga ëndrrat dhe aspiratat e 31-viteve më parë nga Shqipëria si gjithë Europa. Jo, nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që ndjekin verbërisht, nuk jam nuk duhet të jem as unë dhe askush prej nesh një udhëheqës që kërkon ndjekës, por jemi të gjithë në zemrat tona, udhëheqës që frymëzojmë, udhëheqës  që çdo shqiptar të jetë një lider i vetës së tij, i ndërgjegjes së tij, i familjes së tij  që çdo shqiptar të jetë një luftëtar  i vlerave dhe parimeve. Për këtë ka nevojë Shqipëria, jo për një kult të ri individi. Për një udhëheqje dhe një drejtim që lind apo çliron brenda zemrës dhe shpirtit të çdo shqiptari liderin që ndodhet brenda tij, lideren që ndodhet brenda saj për të ecur përpara si europiane. Ndaj, kjo ditëlindje e 31-të na gjen zemërthyer sepse pamendueshëm duhet të kalonim edhe një sprovë pas kaq shumë sprovave, por e tillë është rruga drejt vlerave, e tillë ka qenë rruga drejt virtytit të drejtësisë demokracisë dhe mirëqenies në vendet e  perëndimit. E nuk mund të jetë ndryshe as rruga jonë. Ne do ta kalojmë këtë sprovë sepse ne jemi bashkë dhe jemi të bashkuar. Ne jemi të bashkuar me vlerat me të cilat lindëm, vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlerat e perëndimit. Ne jemi Partia Demokratike Shqipërisë, pro amerikane, pro europiane kombëtare, parti e vlerave të perëndimit.
Ndaj çdo përpjekje për të na ndalur në këtë rrugë, për të na tërhequr anash nga përballja frontale me rrezikun e jashtëzakonshëm që paraqet regjimi grabitqarë i lindur nga masakra e 25 prillit, është dhe duhet të jetë e shkuara. Sot, ne jemi këtu dhe unë jam këtu për të konfirmuar në emrin tuaj dhe të mijëra demokratëve anembanë Shqipërisë se e shkuara nuk mund dhe nuk do të na pengojë në misionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë. Se duke nisur që nga ky moment, e deri në realizimin e objektivit tonë parësorë për t’i çelur rrugën europiane të Shqipërisë që është largimi i regjimit anti-perëndimorë, anti-demokratik, anti-drejtësi, të Edi Ramës, ne të gjithë bashkë do të vazhdojmë përpara dhe vetëm përpara.
Kjo ftesë i drejtohet edhe atyre që gabueshëm kanë menduar se kjo parti e kanë humbur rrugën e vet dhe mund të tentojë rrugë të pashkelura nga partitë që i shërbejnë demokracisë apo se mund të tentojë të thyej ADN-në tonë ku ndërthuren njëra me tjetrën liria, demokracia, orientimi pro perëndimor dhe interesi kombëtar i shqiptarëve. Këto 3 vlera themelore të demokratëve, këto 3 vlera themelore me të cilët lindëm, janë të paprekshme, siç është i paprekshëm mendimi i lirë, mendimi ndryshe, i cili do të derdhet në dialogun kombëtar të Kuvendit Kombëtar të demokratëve të shtunën, 18 dhjetor në Pallatin e Kongreseve këtu në Tiranë.
Pra, le mos t’i lejojmë në veçanti në këtë ditë, ditën e lindjes së Partisë Demokratike, ditën e lindjes së forcës që mishëron idealin e demokracisë, që kundërshtarët e demokracisë, që nxënësit dhe dishepujt e demokracisë, që oligarkia dhe krimi i organizuar që kanë sunduar e sundojnë me ndihmën e tyre dhe për shkak të tyre të gëzojnë duke menduar se demokratët janë të përçarë.

Jo!

11 dhjetori i sotëm, është një ditëlindje e thyer për shkak të shkelmimit të një vlere, vendosjes së interesit personal mbi interesin e demokratëve, mbi interesin e Shqipërisë, mbi interesin kombëtar. Por e dimë që ditëlindje, jo çdo ditëlindje shkon ashtu siç e duam, por ne mësojmë dhe ecim përpara. Me zemrën e hapur, për këdo që ka gabuar por që ka motive të pastra, me vendosmërinë për t’i thënë kujtdo jashtë radhëve tona politike, jashtë familjes tonë politike apo që instrumentalizohet brenda familjes tonë politike nga ata që e duan Partinë Demokratike të përçarë, nuk do t’ia dilni, ne jemi të bashkuar e do të vazhdojmë të bashkuar deri në përfundimin e misionit tonë: Fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e demokracisë, fitoren e Shqipërisë si Gjithë Europa. Ju uroj të gjithë demokratëve kudo ku janë, gëzuar 11 dhjetorin, ditën e lindjes së Partisë Demokratike!

Zoti i bekoftë demokratet dhe demokratët!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Faleminderit!