I nderuar kryetar i PDSH, Lulzim Basha, të nderuar motra dhe vëllezër demokratë
Situata në të clën ndodhet familja jonë politike e ka zanafillëm me 9 shtator. Deri atë ditë ishim të gjithë bashkë dhe të mërzitur për zgjedhjet e vjedhura, nuk ishim të përçarë. Personalisht nuk ebesoj se Sali Beriasha e kuptoi se Lulzim Basha ishte në pazare politike me Edi Ramën pas datës 9 shtator, apo më keq se i shiti zgjedhjet. Nëse do të ishte e vërtetë nuhajtjes së tij politike nuk do t’i kishte shpëtuar dhe do ta kishte denoncuar më parë. Dua të ndaj diçka me të gjithë ju.
Në datën 20 maj 2021 në konferencën e parë për shtyp që mbajti Sali Berisha pas shpalljes non grata kam shkuar me bindjen se po mbështes një lider parimor që do të gjente zgjedhidhjen e duhur për PD-në.
Por pas 9 shtatorit unë zgjodha të jem pranë institucioneve legale, të votuara, të zgjedhura dhe të pranuara nga shumë prej kolegëve që sot mendojnë ndryshe e më shohin ndryshe nga 4 apo 5 muaj më parë, Personalisht jam lincuar e kërcënuar, fatkeqësisht nga brenda familjes time politike.
Por unë jam aty për faktin se janë legale, me votat e të gjithëvë ne që votuam bashkarisht e një pjesë që u nda pas 9 shtatorit.
Jam aty sepse besoj se Sali Berisha për të mirën e demokratëve do të vij në krye të PD sërish. Jo më vjen keq, nuk shoh sgjë parimore.
Nëse vërtet do të dëshironte të vinte në krye të PD për të mirën tonë, kur u shpallën zgje4dhjet e 13 qershorit për kryetar ai e dinte se Basha i shiti zgjedhjet siç e ka dredhur në deklaratat e tanishme, jo vetëm që nuk duhej të vinte të votonte bashkë me ne, por le t’i kandidonte përballë..
Do të kishte qenë jo vetëm më korrekte dhe e fisme por edhe aspak e paragjykuar, Do ua kishte kursyer demokratëve gjithë këtë zamallahi.
Foltorja dhe lëvizjet e Berishës nuk janë aspak parimore dhe ne që japim kontributin tonë vullnetar e vëmë atë në funksion të parimeve dhe vlerave dhe jo në funksion të situatave personale të dikujt.
Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje vëllezërve tonë demokratë të bashkohemi kundër së keqes që ka kapluar Durrësin e mbarë Shqipërisë.
Të mos ia lëmë eksluzivitet bashkinë e Durrësit mafies së betonit.
Faleminderit!