FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME STRUKTURAT DREJTUESE TË DEGËS NR.2, NË TIRANË
Së pari, dua t’iu falënderoj nga zemra për këtë pritje kaq të ngrohtë në gjirin e degës më të madhe të shtrirë në territorin më të gjerë, në zemër të kryeqytetit. Një degë që mbërthen në këtë territor të gjitha shtresat dhe grupet shoqërore të qytetit më të madh të Shqipërisë, të kryeqytetit, të zemrës, jo vetëm të Shqipërisë, por Kombit shqiptar, që është Tirana.
Të Zgjedhim të Ardhmen. Ky është një vendim shumë i madh i cili erdhi në kapërcyell të 30-vjeçarit të partisë tonë, një 30-vjeçari të mbushur me sfida të jashtëzakonshme. Sfida të cilat na kanë përballur me zgjedhje jo të lehta, na kanë rezervuar shpeshherë fate të hidhura, na kanë vendosur përpara vendimeve të vështira, por sa herë kemi ditur të zgjedhim interesat e Shqipërisë të parat, aq herë Shqipëria është përgjigjur duke na e kthyer atë me besim dhe me votë e duke na besuar drejtimin. Sigurisht e sotmja nuk një ditë përkujtimore dhe nuk është një ditë për t’u marrë gjatë me këto 30-vite sepse ato kanë brenda dritë, dritë që nuk mund ta sillte askush tjetër përveç demokratëve. Në çdo aspekt, që në rrëzimin e diktaturës edhe nga anëtarët e kësaj dege shumë prej familjarëve të të cilëve e kanë pësuar në qeli, me tortura deri kanë humbur anëtarë të familjeve të tyre në përballje me diktaturën dhe me reminishencat e diktaturës e deri tek zhvillimi ekono0mik, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave.
Por kemi padiskutim edhe gabimet tona, një pjesë të përgjegjësive për ato premtime të pambajtura si fjala bie në raport me dy shtresa shumë të rëndësishme që nuk kanë ku të përplasen tjetër, nuk kanë shtëpi tjetër, janë pa shtëpi në qoftë se Partia Demokratike nuk është shtëpia dhe çatia e tyre, të përndjekurit dhe pronarët. Apo në raport edhe me çështje të tjera që i kemi marrë përsipër e nuk i kemi çuar në fund apo për të cilat kemi marrë kosto të madhe para qytetarëve, një pjesë e përgjegjësive dhe përgjegjësve qëndronin në radhët tona, jo vetëm në radhët tona se ne nuk i kemi pasur problem t’i kemi në radhët tona për sa kohë tregonin pendesë dhe për sa kohë që partia të bëhej mburojë para ligjit për ta. Në zonat informale ku na thonin “ku e keni legalizimin që na e premtuat?!”. Tek pronarët që na thonin “ku i keni pronat që na i premtuat?!” Tek të përndjekurit, tek sipërmarrja. E pra miqtë e mi, dy gjëra i dimë fare mirë: Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh.
Dhe të ndryshosh në mënyrë të rregullt, do të thotë t’i afrohesh perfeksionit. Ne e kemi nisur këtë ndryshim dhe jemi të vendosur ta çojmë deri në fund. Po ky ndryshim nuk mund të jetë i plotë, pa u shkëputur nga vargojtë e të shkuarës. Dhe për këtë, askush në këtë sallë nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël. Askush jashtë kësaj salle, që shikon tek ju, ka sytë tek lidershipi i degës 2, nuk duhet të ketë, iluzionin më të vogël. Sepse në këtë moment, kur kemi thënë zgjedhim të ardhmen dhe ecim përpara, çdo hap pas, është jo thjesht gabim, por mund të jetë fatal. Jo thjesht për interesat tona si demokratë, por për interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju po e shihni, ditë pas dite, mbrëmje pas mbrëmjeje. Përballja është e qartë, në Shqipëri ka vetëm një opozitë, kundër qeverisë më të korruptuar që ka njohur vendi në 30 vite, qeverisë më të korruptuar të Ballkanit, siç e nxori prapë raporti i fundit ndërkombëtar i Transparency Internacional. Ka vetëm një opozitë dhe kjo është Partia Demokratike e Shqipërisë, që është një dhe vetëm një, jo dy. Ka vetëm një opozitë garante të interesit publik që përballet me të gjitha format dhe mënyrat me të keqen. Dhe gjithë të tjerët janë bërë bashkë.
Në qoftë se kemi mësuar diçka në këto muaj, të gjithë të tjerët janë bërë bashkë me Edi Ramën. I patë mbrëmë si flasin njësoj, mbajnë të njëjtat qëndrime, përdorin të njëjtat terma, kanë të njëjtën gjuhë, i bashkon i njëjti hall, që nuk është halli i shqiptarëve, është halli i karrigeve të tyre personale, i fatit të tyre personal. Në raport me atë që i kanë hyrë në hak shqiptarëve. Njëri koordinon sulmin kundër Partisë Demokratike, tjetri e financon Foltoren dhe flet me gjuhën e Foltores edhe në Parlament, edhe në qeveri, edhe në ekran, tjetri e zbaton planin për të shkatërruar Partinë Demokratike. Edhe ata janë bashkë, mos keni iluzione. Hiqni çdo iluzion. Janë bashkë, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, janë të tre bashkë, janë bashkë prej hallit që i lidh bashkë, dhe janë bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Mos keni asnjë iluzion. Sigurisht që nuk kanë për t’ia arritur, përkundrazi, ajo që shoh dhe prek me sytë e mi, pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e ekranit, është një vendosmëri në rritje e demokratëve, një vetëdije në rritje të demokratëve. Kjo parti, quhet Partia Demokratike, ka kaluar edhe periudha të vështira, por përbëhet nga demokratë.
Çfarë na mbledh këtu të gjithëve ne bashkë? Shqetësimi për gjendjen ku është Shqipëria, vetëdija që nuk ka opozitë tjetër përveç Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe besimi se do t’ia dalim në krye, në këtë betejë që nuk bëhet për hallet tona personale, nuk bëhet as vetëm për interesat politike të Partisë Demokratike, bëhet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ndaj, nuk ka rrugë tjetër përveç suksesit dhe fitores. Kemi thënë zgjedhim të ardhmen. Çfarë do të thotë Zgjedhim të Ardhmen? Sot, në këtë fillim të ftohtë të një viti, pas një viti shumë të mbrapsht për Shqipërinë, në kuptimin e shëndetit, në kuptimin e ekonomisë, në kuptimin e demokracisë së rrënuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit, në kuptimin e plagëve në trupin e familjeve shqiptare. Që nga papunësia, tek varfëria, tek emigracioni, në kuptimin e hapave pas, apo katastrofës le ta themi më mirë, që ka mbërthyer shëndetësinë, arsimin, mbështetjen ekonomike.
Çfarë do të thotë të zgjedhim të ardhmen? E pra, së pari do të thotë të shkëputemi nga 30 vite tranzicion. Nga kalorësit e apokalipsit. Nga ajo treshe që sot është bërë bashkë për të mbajtur peng Shqipërinë, për ta mbajtur Shqipërinë pronë dhe plaçkë të vetën dhe për të cilën i vërtiten Partisë Demokratike me këtë egërsi, sepse është pengesa e vetme. E tillë është sot, është shpresa e vetme dhe si e tillë duhet shpërfaqur para çdo shqiptari. Një politikë që ka humbur çdo interes për fatin e njerëzve dhe jo më për të zgjidhur hallet e tyre. Një demokraci e zhbërë deri në fund. Një parlament që nuk ka ardhur si vullnet i votës së qytetarëve, siç e thotë dhe raporti i OHDIR-it. Me një pushtet vendor të degraduar pas 30 e ca vitesh demokraci, më të përqendruar se kurrë në grushtin e disa çifligarëve që as bashkiakë nuk meritojnë të quhen. Dhe në vend që t’iu shërbejnë qytetarëve, ju marrin qindarkat e fundit që iu kanë mbetur, pasi ua merr qeveria qendrore, për t’ua djegur me afera korruptive si Inceneratorët. Se e vetmja gjë që djegin inceneratorët janë taksat e Shqiptarëve, një drejtësi e paralizuar me ndonjë lëvizje të vogël kohëve të fundit por jo të mjaftueshëm për të kaluar testin, janë institucione te cilët nuk i takojnë qytetareve.
Misioni ynë i parë në rrugën për ti kthyer shpresën shqiptarëve pasi jemi ndarë nga e keqja, pasi kemi vendosur ta lejmë pas të keqen, hijet e të shkuarës, korrupsionin. Është t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore. Si i kthehet politikës fytyra njerëzore? E di njëri si i kthehet fytyra njerëzorë? Duke zgjedhur më të mirën, si zgjidhen më të mirët? Duke siguruar që vota të fillojë të funksionojë, se po nuk funksionoi vota, zgjidh më të mirën ti, por prapë se prapë do të mbushet parlamenti dhe bashkitë me hunjtë e gardhit dhe me figurën e krimit dhe më të korruptuarit, siç ndodh kur ti nuk ke demokraci të vërtete. Të zgjedhim më të mirën do të thotë që brenda radhëve tona dhe në bashkëbisedim me forcat e gjalla të shoqërisë që kërkojnë ndryshim, siç nuk pajtohemi ne dhe që të bashkohen me ne në betejën për ndryshim, do të thotë në radhë të parë të lirojmë karriget e zëna për 30 vjet. Ku do të ulen ata? Në qoftë se mandatet janë të përjetshme? Në qoftë se pushteti është i përjetshëm? Apo edhe me keq i trashëgueshëm, kjo nuk është më demokraci.
Dhe së dyti duke u mundësuar me të gjitha instrumentet që politika të jetë në shërbim të njerëzve prandaj insistojmë tek vettingun i politikaneve edhe këtu shumica absolute e shqiptarëve Partia Demokratike në Bllok është për vettingun e politikaneve. Jam i saktë apo jo? E ndjej këtë mbështetje kudo, e kemi artikuluar në 2018, e futen në labirinte prapë e kemi çuar në parlament. Pse këta që bëjnë vettingun për gjyqtarë, prokurorë, zdrukthuare, punonjës policie, noter, për të gjitha nuk pranojnë vettingun për veten e tyre? Pse? Pse? Sepse ndahet shapi nga sheqeri. E lehtë të akuzosh nga mëngjesi deri në darkë, të shpifesh siç shpif Sali Berisha me Edi Ramën, Erion Veliaj me shokë. Një ditë nuk kanë shkuar tek 5-Maji. Kjo deputetja që keni këtu ka qenë shtatzënë kur shkonte tek 5-Maji edhe hidhej gaz. Para një jave ishin deputet tanë atje, ku ishin këta që shpifin nga mëngjesi deri në darkë? Pse nuk denoncojnë? Pse iu është lidhur gjuha Sali Berishës për të denoncuar oligarkët dhe kriminelet qëkur ka nisur turin e tij personal për hallin e tij personal? Kemi 6 vite që denoncojmë aferën e inceneratorëve dhe ju e dini mjaft mire që një ministër i Edi Ramës sot është prapa hekurave. A është fundi? Jo.
Çdo skandal që kemi denoncuar, çdo e vërtetë që kemi thënë është ashtu siç kemi thëne ne sepse ne për asnjë çaste nuk jemi tunduar as nga presioni i oligarkëve as nga joshja e oligarkëve. Njerëzit që kanë bere biznes me oligarkët e Edi Ramës sot i ke me Sali Berishën me Edi Ramën duke kompletuar ditë për ditë kundër demokrateve dhe kundër shqiptareve. Vettingu i politikaneve e ndan shapin nga sheqeri. Shpifje, linçime, palo burrëllëk merret nga mëngjesi deri në darkë me zonjat e nderuar të partisë demokratike vetëm e vetëm sepse nuk pranuan të bëhen mburojë kur u shpall “non grada” nga aleati ynë strategjike. Pasi iu dha fjalën demokrateve që nuk do ta përfshijë partine, që nuk do ta përfshijë grupin parlamentar dhe në fakt jo vetëm që e përfshiu por e sulmojë me të njëjtin egërsirë, me të njëjta mjete si kundërshtari ynë Edi Rama dhe regjimi i tij dhe në bashkëpunim me të.
Vettingu ne politike, reforma e sistemit zgjedhor, duke përfshirë një reforme kushtet qe do te rivendos balancën e pushteteve për shembull, kemi dëgjuar dhe do t’i qëndrojmë duke kufizuar mandatin e kryeministrit, zyra me e fuqishme e ekzekutimit.
8 vjet janë mjaftueshëm, 8 vjet ka qeveria më e madhe dhe me e fuqishme e botes. Çfarë nuk e arrin dot për tetë vjet nuk e arrin më. Vetëm më keq do ta bësh, më mirë se bën dot! Fuqizimi i rolit të parlamentit dhe institucioneve të tjera të pavarura , çuarja ne fund e një reforme në drejtësi, por jo që çon në kapjen e drejtësisë dhe kthimin e saj në çirakë të pushtetit, por në pushtet të pavarur, që nuk i mbron, por i çon prapa hekurave politikanët e korruptuar dhe bosët e krimit. Një politikë me fytyrë njerëzore kalon përmes këtyre reformave dhe këto janë reformat për të cilat ne do të shtyjmë, duke nisur me reformën e gjithë reformave, që është kthimi i legjitimitetit dhe demokracisë në Shqipëri. 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. E vetmja mënyrë për të kthyer shpresën e shqiptarëve, është për të rikthyer votën tek shqiptarët dhe përmes votës së shqiptarëve, një parlament legjitim, bashki legjitime, institucione legjitime, të cilat nuk i takojnë një politike me fytyrë ç’njerëzore, por i takojnë gjithë qytetarëve shqiptarë.
Kjo do të thotë të zgjedhim të ardhmen! Këtë e kanë kuptuar edhe ata që sot janë e shkuara, nga Edi Rama te Sali Berisha, te Ilir Meta e kushdo tjetër. Prandaj e them, sot ka një shpresë , një opozitë, partia demokratike e Shqipërisë. Dhe të gjithë këta të tjerët janë bërë bashkë, aq sa ç ‘janë, për të mbrojtur interesat e pakicës. Një pakice absolute, që nuk përfaqëson më asnjë grup popullsie, as socialistët e ndershëm. Është kështu apo jo? Edhe socialistët e ndershëm, edhe ne zonën tuaj, janë jashtë këtij realiteti kriminal, ekonomik dhe politik, i cili zotërohet nga një grusht njerëzish. Kjo s’është demokraci! Kjo nuk është liri tregu, kjo nuk është liria, demokracia për të cilën u ngritëm përpara 32 vitesh. Por ky është kulmi i një virozë, e cila s’është e vërteta, shenjat filloi t’i jepte edhe kur ishim ne në pushtet.
Të themi të vërtetën! Por që kulmoi me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me mënyrën dhe mjetet me të cilat erdhi në pushtet, se si e kapi pushtetin, si e ktheu të gjithin në shërbim të vetes së tij, për ta konsumuar ai dhe miqtë e tij, deri sa arriti në atë pikë saqë nuk i dridhet qerpiku, për të marrë avionin charter 120-150 mijë euro për një ditë, për të shkuar diku, pa i thënë asgjë shqiptarëve, ku me ato para paguhet ndihma ekonomike e një qyteti mesatar në Shqipëri për një muaj. Këtu ka arritur niveli i mos-llogaridhënies, i mungesës së transparencës në Shqipëri. Por njësoj si para 32 vjetësh, ka një shpresë! Dhe për fat të mirë kjo shpresë është prapë partia demokratike, për fat të mirë, të vendimeve të marra dhe të mbështetura nga demokratët masivisht, si në institucionet legjitime të partisë demokratike, në kuvendin kombëtar, dhe kudo që shkoj i takoj, ne kemi zgjedhur të ardhmen dhe do të ecim në rrugën e të ardhmes, me vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe me në krah aleatët tanë strategjik.
SHBA, me Bashkimin Evropian, që janë kyçi, për t’i shndërruar planet tona dhe vullneti i shumicës së shqiptarëve, kthimi i lirisë së votës dhe pasja ne krah e aleatëve strategjik, njësoj siç ishin parakushte për të rrëzuar diktaturën komuniste, janë sot parakushte për të rrëzuar tiraninë e pakicës së korruptuar
Dhe së fundmi dy mesazhe. U përmendën disa që na mungojnë. Ndahen në dy grupe; një pakicë përfituesish, që nuk kanë ndërmend të vijnë këtu, sepse e dinë që se kanë vendin këtu, sepse nuk iu shohin dot në sy, as ju, as ata që përfaqësoni ju. Po them të vërtetën apo jo? Pse s’iu shohin dot në sy? Sepse kanë shkelur mbi sakrificat tuaja, kanë shkelur mbi djersën tuaj, si në opozitë, ashtu dhe në pushtet. Ka dhe të tjerë, të cilët janë manipuluar, në veçanti për shkak të ndjeshmërie, që ka pasur pas masakrës zgjedhore të 25-prillit. Për ta, sikundër për shtimin e radhëve tona, me shumë qytetarë e qytetarë, që e kanë ndjerë veten pranë partisë demokratike, por për një arsye apo për një tjetër, por dhe për arsye që tani janë bërë të ditura, se kanë hedhur hapin, dora jonë mbetet e shtrirë. E tillë është dora ime, e tillë është dora e gjithsecilit prej jush, e shtrirë ndaj demokratëve të sakrificës, ndaj demokratëve që duan të jenë pjesë e betejës për të ardhmen! Në emër të së ardhmes dhe jo për të shkuarën, e as në emër të së shkuarës.
Duke mos harruar asnjë çast, misionin që kemi mbi supe: Përballje e përditshme me të keqen dhe regjimin e Edi Ramës dhe ofrimin e kthimin në realitet të vizionit tonë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një Shqipërie normale, të zhvilluar, evropianë!
Ju faleminderit!