Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.

https://fb.watch/aIUTjVxh0y/