Mirë se ju gjej!
Jam i prekur dhe i emocionuar , si rllë herë, jo për të parën herë mikëpritje e fierakëve, e demokratëve të Fierit, të Mallakastrës, të Roskovecit, të Patosit, të Lushnjës dhe të Divjakës.
Jam thellësisht mirënjohës, pë praninë në këtë sallë të themeluesve të Partisë Demokratike në të gjithë degët e qarku të Fierit, të atyre që në ditët më të vështira, por edhe në ditët më të bukura, të kohrave më të çmendura, por edhe kohërave të mendimit më të pastër, të ndryshimit më të madhë të 90, 91-shit, janë sot të pranishëm këtu. Atëherë kanë qenë 20, sot janë 50, kanë qenë 30, sot janë 60, sot janë dhe 80-vjeçarë, por janë këtu krah për kra bijve dhe bijave të tyre, nipërve dhe mbesave të tyre, rinisë fierake, lushnjare, mallakastriote, të Roskovecit, Patosëit, Divjakës, të cilëve iu them nga zemra, faleminderit!
Faleminderit për praninë tuaj në këtë takim, i cili ka një rëndësi të veçantë dhe është domethënës, sepse është takimi i parë që zhvillojmë pas një ngjarje traumatike për partinë, për demokratët dhe për mbarë shqiptarët, siç ishte ajo e 8 janarit. Dhe me paninë tuaj, me zërin që ushton, me syt plotë shpresë, nga e ardhmja që kemi vendosur të ndjekim, duke lënë pas hijet e të shkuarës, nga Fieri oshëtin sot mesazhi i demokratëve, Zgjedhim të Ardhmen!
Zgjedhim të Ardhmen jo thjesht dhe vetëm për vëtën tonë, për partinë tonë, për familjen tonë politike, që i dha shpresë Shqipërisë në ditët e errëta të diktaturës, por zgjedhim të ardhmen për vendin tonë, për familejt tona, pë Fierin, për Shqipërinë, për shqiptarët kudo që janë. Dhe që të zgjedhim të ardhmen siç e kemi zgjedhur përmes institucioneve më të larta të partisë, Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, Këshillit Kombëtar, Kryesisë të Partisë, degëve të Partisë Demokratike, duhet të bëjmë të qartë para shqiptarëve, se për çfarë qëndrojmë, ku qëndrojmë dhe për çfarë jemi gati të bëjmë në këto ditë aspak të lehta për familjet shqiptare. Sot është 16 janari, është një ditë e ftohë edhe këtu në Fier, në ultësirën perëndimore, është një ditë e ftohtë edhe mbarë Shqipërisë dhe jo sipas nesh, por sipas statistikave të institucioneve ndërkombëtare, gjzsma e familjeve shqiptare nuk i ngrohin dot shtëpitë e tyre. Po kaq i madh është numri i familjeve shqiptare që nuk paguajnë dot më shumë se një vakt të ngroht për fmijët e tyre. 90% e familjeve shqiptare shpenzon të gjitha të ardhurat e vet për nevojat bazë dhe nuk ia del dot të blejë as një palë atletet apo këpucë më shumë për fëmijët që çojnë në shkollë. Nuk po flasim për një vend të varfër, të degdisur në stept e ish Bashkimit Sovjektik, apo në mes të Saharasë, apo në Afrikën Ekuatoriale, por po flasim për një nga vendet më të bekuara nga Zoti me pasuri, me natyrë, me njerëz punëtor, me një racë të talentuar dhe plotë virtyte.
Ky vend nuk është i varfër, po është i vjedhur. Ky shtet nuk është i korruptuar, por është i të korruptuarve. Për 30 vite, ëndrra për një demokrci të vërtetë, për një Shqipëri si Europa, ku secili arrin të shpalosë dhe të përfitojë nga vetitë e veta, nga talenti i vet, nga puna e vet, ka mbetur e parealizuar. Kemi hedhur hapa dhe nuk është rastësi që shumica e hapave pozitivë, janë drejtpërsëdrejti trashëgimnia juaj, trashëgimnia jonë, trashëgimnia e demokratëve shqiptarë dhe për këtë kurrë nuk duhet të harrojmë të jemi krenarë për sakrificat tona, sikundër shqiptarët kurrë nuk do ta harrojnë se hapat më domethënës që nga shkëputja nga komunizmi e deri tek futja në NATO dhe heqja e vizave, mbajnë vulën e demokrtëve. Jo e të njërit apo dy prej tyre, kushdo qofshin këta, por djesës, sakrificës, gjakut, besimit të demokratëve shqiptarë, të cilët përkundër rrethanave të pa mendueshme, sakrifikuan dhe vazhdojnë të sakrifikojnë sot gjithçk, jo për veten e tyre, jo për karriget e tyre, por për Shqipërinë, për shqiptarët, për fëmijët e shqiptarëve. E pra, në këtë betejë kemi sakrifikuar shumë, tepër shumë, për t’u marrë peng nga interesat personale të cilitdo, ushdo qoftë ai, unë paraardhësi im, kushdo tjetër. Demokrtët na kanë dhënë shumë besim, askush prej nesh nuk ka të drejtën të abuzojë me këtë besim, asnjë demokratë nuk është në borxh me askënd prej nesh. Ldershipi i Partisë Demokratike, është në borxh me demokratët dhe me sakrificën e demokratëve. Kjo ka qenë thirrja që i kam lëshuar për muaj me radhë, edhe paraardhësit tim që t’i thërriste mendve të kokës, e mos të vendoste interesat e demokracisë, të demokrtëve nën këmbët e tij dhe hallin e tij, mbi interesat e tyre, duke i bërë kështu shërbimin më të mirë regjimit më të korruptuar, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, regjimit më të korruptuar të Ballkanit, që është qeveria e Edi Ramës.
Por më 8 janar, në kundërshtim me thirrjet tona, u kalua një vijë e kuqe. Një vijë e kuqe që na ndanë dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Dhuna nuk është mjet i demokratëve, me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as nuk mund të zaptohen, as nuk mund të kërcënohen dhe as nuk mund të detyrohen demokratët, as institucionet e demokratëve, as kryetari, as Kryesia, as Kuvendi Kombëtar, as Kryetarët e Degëve, as vet degët, asnjë demokrat nuk i përgjigjet dhunës. Përgjigjja jonë ndaj dhunës së qeverisë , ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë tonë, askush nuk mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Kjo është vija është vija e kuqe që u vendos më 8 janar, përkundër vullnetit dhe dëshirës tonë, përkundër këshillave tona, nga Sali Berisha dhe një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me demokratët. Ata demokratë fatkeq që ishin aty, siç u tha më parë, u përdorën si fasadë për të justifikuar aktin e turpshëm të dhunës. Por tani dua t’iu ftoj, këtu nga ju, dhe dua t’i ftoj nga Fieri të gjithë demokratët kudo që janë dhe që do shkoj t’i takoj nga Jugu në veri, qytet më qytet, fshat më fshat, le ta lëmë të shkuarën pas, sepse ne kemi zgjedhur të ardhmen dhe kjo do të thotë që kemi detyra të mëdha përpara. Detyra e parë që kemi, është që shumicën dërrmuese të shqiptarëve që e priste dhe e dëshironte ndryshimin më 25 prill dhe që sot është edhe më e zhgënjyer, edhe më e tronditur, edhe më e dëshpëruar, sepse është më e varfër, më e papunë, më e pashëndetshme se para 25 prillit, kësaj shumice t’i themi mos e humbni besimin tek Shqipëria, mos e humbni shpresën për veten tuaj dhe fëmijët tuaj. Mos u dorëzoni para një pakice!
Mos u dorëzoni para Trekëndëshit të kalorësve të tranzicionit që kanë marrë gjithçka e nuk japin asgjë po duan të vazhdojnë të jenë përjetësisht në karriget e pushtetit në sundimin e tyre të përjetshëm për hir të të cilit janë gati të ndryshojnë Kushtetuta, të shkelin Kushtetuta e ligje e pasurive të tyre korruptive. Sepse ata janë pakica absolute sado të zhurmshëm të jenë, sado t’ua ngenë volumin e zërit të tyre paraja e vjedhur nga shumica, pushteti i grabitur nga sovrani që janë qytetarët, ata janë prapë se prapë pakica. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin, shumica e shqiptarëve meritojnë ndryshimin, shumica e shqiptarëve duhet ta kenë ndryshimin dhe është misioni ynë të sjellim ndryshimin. Dhe ne do ta sjellim ndryshimin miqtë e mi, ndryshimin e vjedhur nga masakra zgjedhore e 25 prillit, do ta sjellim. Ne sot jemi më të qartë se ç’ishim me 26 apo 27 prill se pse u ndal ndryshimi. Ne sot jemi shumë më të qarrtë sepse edhe miqtë dhe aleatët tanë e kanë cilësuar qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në Balkan. Nuk ishin as zë lartë kur masakra zgjedhore e ndali ndryshimin sepse me të drejtë ngjarjet provuan që ndryshimi nuk do të ishte ai që duan dhe meritojnë shqiptarët ku brenda familjes tonë politike dhe brenda koalicionit tonë kishim akoma njerëz, prania e të cilëve, aspiratat të cilëve ishin jo në përputhje, por në kundërshtim me aspiratat e naftëtarëve të Ballshuit, e fermerëve të Divjakës, e studentëve të Fierit, e intelektualëve të Lushnjës e grave dhe burrave të qarkut të Fierit e mbarë Shqipërisë. Përkundrazi, kishin frikë se Trekëndëshi do ta përdortë 25 prillin prapë se prapë për ta mbajtur brenda kafazit shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Do ta përdorte për të vazhduar kalvarin e vjetër i cili as nuk nisi as nuk përfundoi, por u bë akoma më keq me Edi Ramën.
Si tek Albpetroli ashtu edhe tek halli i fermerëve shqiptarë, si për pronarët ashtu edhe për të përndjekurit, si për universitetet dhe fatin e studentëve, të rinjve dhe të rejave, fëmijëve të shqiptarëve ashtu edhe për pensionistët. E pra, që ndryshimi të jetë i vërtetë ne na duhet sërish sie vetmja shpresë e shqiptarëve të kthehemi në zërin e tyre dhe për këtë nuk mjafton Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. E më këtë rast dua t’i uroj punë të mbarë kryetarit të ri të grupit, zotit Enkelejd Alibeaj, duhet shumë më shumë. Ndryshimi vjen me votë dhe që të vijë me votë duhet të garantojmë që vota e shqiptarëve në radhë të parë të numërohet ashtu siç hidhet, të hidhet ashtu siç e duan shqiptarët jo siç ia dikton regjimi i Edi Ramës përmes blerjes së mjerimit në ditën e votimit, apo nëpërmjet infrastrukturave të krimit apo përmes bashkëpunimit të hapur apo të fshehtë të “Trekëndëshit të Tranzicionit”. E që vota të sjellë ndryshimin duhet që së pari ta sanksionojmë, ta ri sanksionojmë votën edhe njëherë, zërin e qytetarëve si të vetmin instrument ndryshimi. Kjo do të thotë ndryshime kushtetuese, ndryshime ligjore, reformë zgjedhore, reformë territoriale, President të zgjedhur nga populli, parlament që ka brenda jo kukulla të ardhshme të kryeministrit të ardhshëm, por përfaqësuesit e qytetarëve shqiptarë që në emër të qytetarëve shqiptarë e mbajnë përgjegjëse qeverinë për çdo vendim që merr. Vetëm kështu do të garantohemi që vendimet e qeverisë të jenë vendime të cilat iu shërbejnë shqiptarëve dhe jo oligarkëve, që nga TVSH-ja e taksa e karburantit, te subvencionet për fermerët dhe për eksportin shqiptar, që nga buxheti për arsimin dhe shëndetësinë, që nga mënyra se si strukturoren e ristrukturohen forcat e rendit apo financohet drejtësia për të ndëshkuar dhe jo për të mbrojtur politikanët e korruptuar e krimin e organizuar. Qeveria e shqiptarëve duhet të burojë nga vota e shqiptarëve dhe parlamenti i shqiptarëve duhet ta mbajë çdo ditë e çdo orë qeverinë përgjegjëse. Kështu funksionon Europa, kështu do të funksionojë edhe Shqipëria. Ky është vizioni ynë.
Ky është programi ynë dhe ne kemi jo vetëm këtë vizion dhe këtë program. Ne kemi demonstruar se kemi vullnetin, vendosmërinë dhe burimet njerëzore për ta bërë atë realitet. Por na duhet ta shkundim fort apatinë dhe mosbesimin që ka mbërthyer shoqërinë se politika është e pistë kudo dhe sot e dimë dhe e kuptojmë se nga buron ky mosbesim. Se si ka mundësi që 8 vjet pas daljes në opozitë të Partisë Demokratike pas 8 vjet qeverisje të vazhdojnë të na faturojnë damkat e korrupsionit. A ka një moment më të mirë se ky për të analizuar pa hipokrizi dhe me vërtetësi se pse vazhdonim të paguanim faturat e padenja 8 vite pasi kishim qenë në opozitë se sa sot? E pra, ky është momenti ku duhet t’i themi të gjithë shqiptarëve se ndonëse unë në emër të demokratëve dhe shpeshherë të tjerë përfaqësues kemi kërkuar ndjesë, kjo ndjesë nuk ka qenë e plotë, nuk ka qenë e thellë, nuk ka qenë aq e vërtetë sa duhet të ishte. E mbani mend kur në Kuvendin e parë Kombëtar si kryetar partie kur iu drejtova drejtorëve që shikonin nga xhamat e zinj të makinave, nuk ishin vetëm drejtorët, ishin edhe ministrat, ishin edhe drejtuesit e lartë dhe kjo ndjesë e plotë dhe e thellë nuk bëhet vetëm me fjalë por bëhet me vepra. Bëhet duke vënë në krye të demokratëve me votën e demokratëve më të denjët, më të aftët, ata të cilët nuk kanë asnjë cent në integritetin e tyre, ata që kanë përgatitjen e plotë etike, profesionale, politike, kurajën dhe forcën për të çuar përpara shpresat, planet, programet e Partisë Demokratike të cilat do të bëjnë realitet shpresat e të gjithë shqiptarëve për ndryshimin e vërtetë që do të vijë. E që të ndodhë kjo duhet po kështu që jo vetëm të jemi zëri i shqiptarëve, por që të bëjmë që zëri i shqiptarëve të oshtijë të çdo vendimmarrje që ne do të bëjmë. Nuk mjafton që thjesht t’i dëgjojmë dhe të përcjellim zërin e tyre në Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e Shqipërisë, por t’i sjellim me vete. Kjo është domethënia e vendimeve që mori Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. Vendime të paprecedenta me një situatë të paprecedentë. Partia Demokratike dhe demokratët kanë lindur si shpresa e shqiptarëve për ndryshim, Partia Demokratike dhe demokratët janë shpresa e shqiptarëve për ndryshim, ndaj po i thërrasim shqiptarët, intelektualët, sipërmarrësit, studentët, fermerët elitën e mendjes dhe të shpirtit, qytetarët shqiptarë të marrin pjesë së pri në vendimet tona të brendshme. Aleanca Qytetare për Demokracinë i mundëson të gjithë fierakëve të gjithë shqiptarëve që duan të jenë pjesë e udhëtimit tone që drejt të ardhmes që pret Shqipërinë dhe shqiptarët drejt ndryshimit duke marrë pjesë pra në Aleancën Shqiptare për Demokracinë, pavarësisht nëse janë apo jo anëtarë të Partisë Demokratike. Zëri i tyre do të dëgjohet në forumet tona, do të dëgjohet në degët e Partisë Demokratike, do të dëgjohet në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar dhe kështu do të mundësojmë që përmes zërit të tyre kritik përmes kontributit të tyre, përmes mendimeve të tyre të hapet një faqje e cila duhet të ishte hapur dekada më parë jo thjesht të pluralizmit formal, të partive me sigla të ndryshme, por të pluralizmit të vërtetë dhe demokracisë së vërtetë, ku Shqipëria dhe politika shqiptare nuk i takojnë më 3 dinozaurëve të tranzicionit, por i takojnë 3 milionë e kusur shqiptarëve, gjithsecili bashkëaksioner i demokracisë dhe i pasurisë së këtij vendi. Dhe një nga vendimet më të para që duhet të marrim për ta ndarë shapin nga sheqeri në këtë betejë balte ku edhe ne kemi pjesën tonë po kundërshtari shumë më shumë, është vetingu i politikanëve. Ndarja me të shkuarën, ndarja me regjimin Edi Ramës kërkon që ne të parët t’i dalim në ballë, ne të parët, të kërkojmë dhe të bëjmë realitet siç bëmë realitet dekriminalizmin atë ligj që në mënyrë të detyrueshme anëtarët e Parlamentit, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e lartë politik të këtij vendi njësoj siç kanë kërkuar për gjyqësorin, madje edhe për noterët, madje edhe për policët, janë gati ta kërkojnë edhe për marangozët edhe për Lul Norecin me shokë vetëm për veten e tyre se pranojnë. Secili prej brinjëve të Trekëndëshit ka arsyet e veta pse i thotë jo vetingut. Unë e di që shumica e shqiptarëve e duan vetingun e politikanëve, duan një politikë të pastër, të pastër nga krimi, të pastër nga korrupsioni dhe pastaj kjo e ndan shapin nga sheqeri, thashethemet nga e vërteta. Ja ku më keni edhe njëherë në emër të Partisë Demokratike dhe Grupit tonë Parlamentar të vendosur për ta çuar përpara dhe përpara do ta çojmë një nga vendimet tona të para në parlamentin e masakrës zgjedhore të 25 prillit për një nga misionet e vetme që ka për detyrë të realizojë përpara se të shpërbëhet dhe para se t’ia rikthejmë votën shqiptarëve për një Parlament tjetër të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme që është kalimi i ndryshimeve kushtetuese për vetingun e politikanëve bashkë me reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Pushteti në demokraci i takon qytetarëve dhe do të jetë i qytetarëve. Vëllezër dhe motra, e di që ngjarjet traumatike kërkojnë biseda si ato që kemi patur në nëntor, si një nga mbledhjet më të gjata të kryesisë në historinë e Partisë Demokratike, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe e di që ndoshta prisni nga unë që të flas për këto ngjarje, por nuk kam ndërmend të harxhoj kohën tuaj të çmuar dhe të atyre që na ndjekin me këto ngjarje. Sepse e shkuara nuk do të mbetet e shkuara nëse ne do të vazhdojmë të flasim për të. Në fakt e vetmja shpresë e të shkuarës që të mos mbetet e shkuara është që ne të vazhdojmë të flasim për të. Në djall shkoftë e shkuara, ecim përpara drejt të ardhmes.Drejt të ardhmes e cila nuk ka për të qenë e prekshme për shqiptarët pa mundur, pa larguar regjimin e Edi Ramës, qeverinë më të korruptuar të Europës, qeverinë më të korruptuar të Balkanit, burimin e fatkeqësive për sipërmarrjen, për elitën, për shëndetësinë, për kryefammiljarët, për të rinjtë, për studentët, për fermerët shqiptarët sepse Shqipëria nuk është e varfër por është e vjedhur. Sepse mjetet janë, financat janë. Kurrë s’kanë paguar shqiptarët më shumë taksa dhe fatura më të larta se sot. E vërtetë apo jo? A keni paguar më shumë taksa se sot? A i keni patur ndonjëherë faturat e energjisë të ujit më të larta se sot? A keni paguar ndonjëherë më shumë gjoba se sa sot? E ku shkojnë paratë? Inceneratorët, kush i i harron skenat e Fierit të mbytur në smog verën e kaluar, vetëm e vetëm që të detyronte që kacidhet që nxirrte nga xhepat e pensionistëve, të papunëve, të sipërmarrësve, të fermerëve t’i çonin për të paguar skemën mafioze.
Drejtësia ka nisur të funkdionojë, vonë dhe ngadal. Por jemi sot këtu për t’i thënë që për ato veprime që ka ndërmarrë, ka dhe do të ketë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, e ka filluar nga bishti, ta çojë deri tek koka. Dhe që të bëjë këtë të mundur, duhet të ketë mbështetjen tonë, mbështetjen e qytetarëve dhe mbështetjen e aleatëve tanë. Vettingu në politikë, një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar. Goditja e krimit ekonomik, do të çlirojë mundësitë që kanë marë peng një grusht njerëzish, mundësi të cilat do t’u jepen të rinjve dhe të rejave shqiptare, stazhe pune, bursa studimi, prograe shkëmbimi me universitetet perëndimore. Mundësi të cilat do t’i jepen fermerëve shqiptarë, të vetimt fermerë në Europë që nuk marrin subvencione. Mundësi që do t’i jepen sipërmarjes shqiptare, përmes uljes së taksave, pëmes uljes së çmimeve të energjisë dhe të karburantit që e kanë çuar koston e shërbimeve dhe të prodhimit më të larta. Dhe përfituesit do të jenë të gjithë shqiptarët, me punësim, me shërbime, me prodhime më të përballueshme, kosto jete më të përballueshme dhe me të gjitha, me shpresën dhe besimin për të jetuar me dinjitet në Shqipëri, në Fier dhe anembanë vendit tonë. E pra, miqtë e mi, vizionin e kemi, vendosmërinë e kemi dhe na e njohin tashmë botërisht të gjithë. Le të qëndrojmë të bashkuar, le ta shtrimë dorën tonë edhe ndaj atyre demokratëve të manipuluar që ua uli kokat 8 janari, e t’iu themi të gjithë ju që u mashtrut, u manipuluat, u gënjyet, u keqpërdorët, ratë pre e shpifjeve dhe e gënjeshtrave, do t’iu them që ka dhe do të ketë vend në familje tonë politke dhe në luftën tonë të përbashkët për ta çliruar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës.
Le të diferencojmë midis tyre dhe grupit të organizatorëve që kishin dhe knë vetëm një synim, të mbrojmë pasuritë e tyre të paligjshme, të mbrojnë pasuritë e vëna në sakrificat dhe gjakun e demokratëve dhe e vetmja mënyë për t’i mbrojtur, është t’i shërbejnë Edi Ramës. Ata nuk mund të jenë kurrë zgjidhja, janë pjesë e problemit, janë bërë pjesë e regjimit, madje pjes më vitale e regjimit, sepse nëse ka diçka që e mban në koma qeverinë e Edi Ramës në koma, është tubi i oksigjenit të ësaj pakice orkestruese, ekzektuese dhe ushtruese të dhunës kundër demokratëve të demokratëve dhe Partisë Demokratike. Me ta jemi ndarë një herë dhe përgjithmonë. Me demokratët e tjerë, le t’ua shtrijmë dorën, le t’ua hapim kraharorin dhe t’iu themi, kthehuni në familjen tuaj dhe ta vazhdojmë së bashku betejën, ta çojmë deri në fund me fitore, me ndryshimin që do dhe pret Fieri dhe e gjithë Shqipëria. Ju falenderojë nga zemra për këtë start të fuqishëm të Partisë Demokratike, në vigjilje t një viti vendimtar, për Fierin, për Shqipërinë, për demokracinë. Falemindrit dhe Zoti iu bekoftë ju dhe familjet tuaja!