Gjithë shqiptarët kanë parë javën e kaluar, sipas planit hetimor të komisionit të hetimit të inceneratorëve, dëshmitë tronditëse të një numri zyrtarësh dhe përfaqësuesish të kësaj afere. Zyrtarë shtetëror dhe përfaqësues të ashtuquajturave kompani. Kanë parë faktet se si është ndërtuar afera. Shqiptarët e dinë fare mirë që këtu të marrësh një vulë apo një firmë, apo një copë letër nga ky shtet të vërdallisin jo me orë, por me ditë e me javë për gjënë më të thjesht, më ordinere. Por po kështu kanë parë gjatë gjithë javës së kaluar, fal insistimit profesionalizmit të anëtarëve tanë të Partisë Demokratike dhe të kryetares së komisionit Jorida Tabaku, se si zyrtarë të shtetit nuk japin dot shpjegim se pse 23 milionë euro të këtij shteti janë dhënë sipas një procedure. Unë e di që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk merren me biznes, janë punëmarrës, nuk janë punëdhënës. Po dje në një takim me punëdhënës, m’u kujtua gjatë bashkëbisedimit, me një nga bashkëbiseduesit që një kompani private hap tender, merr të paktën 3 oferta para se të vendosi fituesin. Por dhe një kryefamiljar, para se të vendosi se ku do i blejë tullat dhe llaçin, shikon 2, 3 vende. Se ndoshta diku është më lirë se diku tjetër për të ndërtuar një mur. Po dhe një amvisë, një kryefamiljare, një nënë për të blerë një tenxhere, shikon 2, 3 rafte ose 2, 3 dyqane. Ose në shumicën e rasteve shkon te tregu i hapur për të parë se mos është pak më lirë. Këta me paratë tuaja të dashur shqiptarë, brenda një dite kanë bërë 17 akte shtetërore. Këta që për t’iu dhënë një letër me një firmë të një zyrtari kot, iu sjellin vërdallë një javë, një muaj e s’jua japin, ose duan prapë se prapë atë që quhet kafja, dhe varësisht nga rëndësia e letrës është edhe çmimi i ryshfetit. Këta për 1 ditë, kanë bërë 17 akte zyrtare. Kanë hapur ofertën, kanë përcaktuar fituesin, i kanë lidhur kontratën, kanë bërë gati paratë, i kanë dhënë 23 milionë euro paradhënie me një ofertues të vetëm me zero përvojë në atë punë.
Tani ne e shohim njëri-tjetrin përmes ekranit dhe e dëgjojmë njëri-tjetrin përmes ekranit dhe sigurisht ekrani akoma nuk ofron mundësinë e nuhatjes. Por dhe po ta ofronte, nuk e kam fjalën për atë nuhatje. Të dashur shqiptarë që na ndiqni në këto momente, kur dëgjoni këto fakte, çfarë ere iu vjen? Çfarë ere qelbet? Për një copë letër ju sjellin vërdallë me ditë, me javë, me muaj, ju kërkojnë dhe kafen. Ndërsa këta për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare dhe një VKM një personi që s’ka asgjë, asnjë përvojë paraprake, asnjë garanci, asgjë fare, E shpallin fitues në të njëjtën ditë që ka bërë ofertën dhe japin 23 milionë euro paratë tuaja, paratë tuaja. Çfarë ere vjen kjo? Kjo vjen era vjedhje. Vjedhje e pastër! Duket pothuajse sikur e nderon kur e thua korrupsion, është vjedhje. Tani pyetja e dytë që kam, se të gjitha këto kanë dalë me dëshmi. Doli drejtoresha e Prokurimeve Publike dhe tha: Unë s’kam asnjë dokument për Prokurimin e inceneratorit të Elbasanit. Asnjë! Zero dokument. Ndërkohë si është Prokuruar? Me firmë. Me firmë të kujt? Kush ka firmosur, kush ka firmosur? Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit. Tani pyetja e dytë: A ka mundësi në këtë Shqipëri, me këtë njeri që kemi të ulur në karrigen e kryeministrit, që të bëhen 17 akte në brenda ditës, që të ketë mendime kundër nga institucionet kryesore, se e kanë parë që është në shkelje të ligjit dhe ka thënë s’duam të shkojmë në burg, që Agjencia e Prokurimeve Publike që është agjencia që prokuron gjithçka në shtetin shqiptarë mos të di asgjë. Që Sekretari i Përgjithshëm të firmos diçka që rezulton 23 milionë euro pagesa nga shteti pa e ditur Edi Rama, po kjo a ka mundësi?
Si ua pret mendja bashkëqytetarët e mi të dashur nga Saranda në Malësi të Madhe? Nga Kepi i Rodonit tek dogana e Bilishtit? Në katër anët e vendit, si ua pret mendja, a ka mundësi të ndodh kjo pa e ditur Edi Rama? Dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumicës prej tyre që u thirrën javën e kaluar u dridhej buza dhe disa prej tyre filluan të lëshonin lot. Ju e dini që Komisioni ynë përbëhet nga njerëz me integritet dhe profesionist. Kryesohet nga një zonjë e nderuar e cila para përfshirjes në politikë nuk njihet si ushtarake e nivelit të lartë apo prokurore e hekurt, është doktorësh shkencash në ekonomi dhe pedagoge e ekonomisë. Si kemi trembur, as i kemi trysnuar, thjesht u kemi kërkuar faktet. Pse frikësohen këta zyrtarë? Pse iu dridhet buza? Pse qajnë? Para një komisioni të përbërë nga personalitete civile, qytetare me përgjegjësi politike për të mbrojtur interesin publik, paratë publike, pse? Çfarë tregojnë këto lot? Asnjëri prej përfaqësuesve tanë aty, aq më pak kryetarja e komisionit s’iu ka drejtuar ndonjë armë, larg qoftë, pyetje po u drejton. Pse? Sepse kanë frikë nga e vërteta. Kanë frikë nga ajo që kanë bërë. Dhe një pjesë e mirë e tyre po thonë që e kanë bërë, por nuk e dinë që e kanë bërë. Po thonë që paratë të cilat me letrat e shtetit thuhet se i kanë marrë ata, nuk i kanë marrë ata. Që nga ajo që thoshte 9 milionë lekë unë s’i kam parë me sy, e deri tek këta të tjerët, në mes të lotëve filluan të belbëzojnë gjëra që as nuk kishin kuptim. Kjo është dhe arsyeja kryesore pse u urdhërua mbyllja e Komisionit para dy javësh, kjo është arsyeja kryesore pse gjatë gjithë kësaj jave anëtaret e komisionit të Partisë Socialiste kanë bërë zhurmuesin dhe kanë penguar ardhjen në Komisionin Hetimor të anëtarëve të komisioneve për inceneratorët. Se janë njerëz relativisht të thjeshtë le të themi, nuk janë ministra e drejtorë të mëdhenj, me makina luksi e me fuqi politike, janë njerëz të thjeshtë të cilët të vënë para të vërtetës se dhimbshme, kanë rrezik të tregojnë të vërtetën para të gjithë shqiptarëve. E vërteta e dhimbshme është se të gjithë shqiptarëve ju janë vjedhur 430 milionë euro në vitet e pandemisë, të tërmetit dhe të fatkeqësive me të mëdha ekonomike. Dhe të vërtetat që këta dinë është se këta janë detyruar të firmosin letra kundër ligjit, disa kanë ikur skenë pranuar dhe disa të tjerë janë detyruar dhe që mos ti tregojnë këto fakte kolegët socialistë të anëtareve të Partisë Demokratike në këtë komision kanë marrë përsipër: 1-Të vonojnë apo të pengojnë ardhjen e tyre në komision siç kanë bërë gjatë gjithë javës që shkoi dhe 2- kur vjen ndokush të bëjnë zhurmuesin, ndërkohë që të paktën tre nga anëtaret socialistë të komisionit janë në konflikt interesi. Çfarë do të thotë konflikt interesi?! Janë përfshirë vetë në etapa të ndryshme të aferës së inceneratorëve. Pra edhe njëherë, kjo edhe sikur të ishte një aferë 100% private, mos të kishte asnjë lek të shtetit brenda, privati do të kërkonte të paktën tre oferta para se të vendoste. Është një proces që do merrte kohë, po e them edhe njëherë, për një orendi shtëpiake. Për një tenxhere po them gatimi, një tigan për të gatuar, mund te gjesh një harmoni midis cilësisë që kërkon dhe çmimit dhe këta brenda një dite hapën oferta, gjetëm fituesin, lidhen kontratën dhe benë gati 23 milionë euro për dikë që se kishte haberin dhe se kishte bërë asnjëherë këtë pune. Këto kanë dalë me fakte sot, deri para dy vjetësh, apo deri vitin e kaluar kur ishim ulur ndryshe, ishim ulur me shpinë tek dritaret, ishin denoncimet tona, tani komisioni hetimor që e penguan, e çuan në arrest kardiak, pastaj u detyruan ta rifillojnë si rezultat i qëndresës tonë, por edhe i vullnetit të hekurt të Partisë Demokratike në radhë të parë dhe partnerëve tanë për të bërë gjithçka për të luftuar korrupsionin, armikun e mirëqenies së shqiptarëve, këta sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shikoni se çfarë ju thonë shqiptarëve, është përgjegjësi personale. Në qoftë se dikush ka ngjyer gishtin pas shpinës time thoshte Rama nga Washingtoni, le të mbajë përgjegjësi. Po si u ngjyeka gishti pas shpinës së Kryeministrit?! I drejtohem gazetarëve në salle, por në fakt i drejtohem çdo qytetari. Çfarë kryeministri është ky që ministri ngjyen gishtin pas shpinës së tij, se asgjë s’ka ndodhur pas shpinës së tij, se këto akte kanë ndodhur para syve të tij, se vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë nga Këshilli i ministrave dhe kryetari i Këshillit të Ministrave njihet si kryeministri. Faktet janë në dritë të diellit, java parë i ka provuar të vërteta të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike dhe thelbi është 430 milionë euro iu janë vjedhur shqiptarëve përmes një afere mafioze, ku koka e grupit që e ka bërë këtë të mundur është ai që thotë ka ngjyer gishtin pas shpinës time, është Edi Rama vetë, është Erion Veliaj i cili pa asnjë akt ligjor i mbivendos korrupsionit të inceneratorit të Tiranës, themi incenerator se aty s’ka incenerator, landfill është, edhe depozitimin e dherave pa të cilin nuk jep lejet e ndërtimit. E denoncoi kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve para komisionit, nuk jepet leja e ndërtimit po nuk pagove ti atë tarifën, edhe kur gërmon gropën për të ndërtuar dhe duhet të çosh dherat dhe duhet të paguash tarifën, edhe kur të duhet dhe për te mbushur gropën, rrezik merr dheun tënd duhet të paguash prapë për ta marrë. E po kështu Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi. Dhe pastaj vijmë tek pjesa e të ashtuquajturit private, një pjesë e të cilëve tani është futur në shtet. Alqi Bllako ka kaluar nga këtej andej, një herë merrej me anën private, tani është me anën shtetërore, është deputet tani, për atëherë kishte të tjera detyra. I ati merr rrogë sa pesë deputetë. E pra para se ti jap fjalën kryetares së komisionit dhe dy prej anëtareve të Partisë Demokratike në atë komision, dua edhe njëherë të shtroj pyetjen: A ka mundësi vjedhja e shekullit të bëhet pa e ditur kryeministri i vendit?! Vidhen dy lopë, apo qoftë edhe një dhe e merr vesh gjithë bashkia akoma pa i kapur policia, si u vidhkan 430 milionë euro shqiptarëve, 1/10 e buxhetit të shtetit, pothuajse e barabartë me buxhetin total të pensionistëve nëse s gabohem. Aq sa ju japin pensionistëve dhe Edi Rama nuk e dinte. A ka shqiptarë që nuk e di këtë? Zhvishuni një moment nga ndjesitë politike. Demokratë unë e di që ju kurrë nuk e keni besuar Edi Ramën, kurrë prej ditës së parë nuk e keni besuar dhe koha po e tregon sepse, por për një moment zhvishuni nga ndjesitë politike, ti japim atë që quhet përfitimi i dyshimit. Socialistë për një moment harroni hendekun, polarizimin politik. Bëhet fjalë për lekët tuaja, s’ia kanë marrë vetëm demokratëve ato lekë, ja u kanë marrë edhe ju me TVSH, me fatura, me gjoba, me çmime të rritura me të gjitha, janë dhe leket tuaj, janë lekët e shqiptarëve. Nuk janë as vetëm të demokratëve, as vetëm të socialistëve. A ka ndonjëri prej jush që beson se 430 milionë euro të zhvatura në këtë aferë janë bërë pa dijeninë e të parit të qeverisë. Mjaftoi java e pare me këtë nivel dëshmitaresh, kjo pyetje besoj e ka përgjigjen. Të shohim javën e ardhshme kur janë thirrur ministrat të dëshmojnë.
Është thirrur Edi Rama të dëshmojë. Ka disa ditë që gazetarë, opinionistë, përfaqësues të nderuar të qeverisë, intelektualë thonë do vij do bëjë karagjozin atje me megafon, siç ka bërë herën e fundit në Komisionin Hetimor. Edhe mund ta bëjë, por prapë nuk i jep dot me megafon, me tallje, me hapjen e lloj lloj fronteve të reja për ekranet e televizioneve, vetëm apo në bashkëpunim me të tjerët, nuk jep dot përgjigje, si u vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve dhe ti se dije?! Ku ishe ti o Edi Rama kur u vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve me firmën e ministrave të tu, të sekretarit tënd të përgjithshëm, të krye bashkiakeve të tu, të të dy sekretareve të përgjithshëm, edhe atë që ka sekretar partie, e ka pasur ministër atë kohë, ku ishe?! Ku ishe kur vazhdojnë të paguajmë paratë e shqiptarëve, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite për tre veprat penale apo veprën penale të ndarë në tre pjesë që është inceneratori i Elbasanit dhe dy, gropa e Tiranës dhe godina bosh e Fierit. Nuk kthen dot përgjigje dhe duke ditur që nuk i kthen dot përgjigje po i bën presion SPAK-ut dhe thirrja qe dua ti bej Edi Ramës këtë të diel, është hiq dorë nga presioni që po i bën SPAK. Lejo SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimeve, përfshirë policinë gjyqësore të kryejë të gjitha veprimet hetimore përfshirë prangosjen, ndalimin pra të atyre të cilët në gjendje te lire shkatërrojnë prova, apo janë në rrezik arratie siç janë arratisur Stela Gugallja me Klod Zoton, sikundër i bëj thirrje SPAK mos u intimidoni nga presioni i Edi Ramës. Paguhesh nga taksat e shqiptarëve, mbështetesh nga taksat e amerikanëve dhe evropianeve dhe ke mbështetje të plotë nga shqiptarët për të zbatuar ligjin dhe për të çuar para ligjit politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, prandaj je krijuar. Po i drejtohem si një qenie e gjallë, por në fakt përbehet nga disa qenie të gjalla, të cilët janë qytetare, prindër, ju bëhet presion, ju bëhet shantazh nga një grup i strukturuar kriminal, mos e hani këtë presion. Prandaj republika kështu siç është me ndihmën e amerikanëve, me ndihmën e evropianeve dhe me ndihmën e taksave të shqiptarëve ju ka dhënë mbrojtje speciale, roje speciale, makina speciale, rroga speciale, dieta speciale. Vëruni prangat mos e hani presionin, mos i ktheni mbrpasht skuadrat e arrestimit nga presioni politik i Edi Ramës, mos lejoni te prishin prova, mos lejoni të ikin në drejtim të paditur, pastaj të shpallen në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar.
Jorida Tabaku: Faleminderit zoti Basha! Unë dua të falënderoj të gjithë gazetarët, por njëkohësisht dhe mediat për interesin që kanë shfaqur për komisionin hetimor. Diçka të mirë e kemi arritur në fakt, se kemi thyer atë frikën që kanë pasur televizionet edhe hezitimin për të dhënë informacione për këtë çështje dhe për të folur për këtë çështje. Sot përpara syve të gjithë shqiptarëve është bërë fakt korrupsioni galopant dhe afera korruptive më e rëndë e këtyre 30 viteve, çfarë është zbuluar në komisionin hetimor gjatë kësaj jave, po njëkohësisht edhe si një përmbledhje dhe çfarë presim neve në vijim. Përkundër të gjithë strategjive të shtetit Shqiptar, përkundër rekomandimeve të Komisionit Europian, përkundër investimit të vite të shtetit Shqiptar, qeveria Shqiptare vendosi, papritur, një ditë, të zgjohet dhe të vendosë, që incenerimi është forma që ne do të zgjedhim përsa i përket menaxhimit të mbetjeve. Ishin financur para donatorësh, ekspertësh, para buxheti shteti për një strategji e cila shkonte për një strategji e cila shkonte për landfillet rajonale dhe ata e ndryshuan këtë. Raporti i komisionit Evropian, thotë qartë, në 3 vite më pas, ndërtimi i një inceneratori të ri përveç atyre dy ekzistues, në Elbasan dhe në Fier, vendos shqetësime shumë të mëdha në lidhje me zbatimin e legjislacionit të BE-së, po njëkohësisht me hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve. Është përsëritur në dy, tre vite me radhë i njëjti shqetësim edhe nga Banka Botërore. Shqipëria nuk i ka kapacitetet për 3 inceneratorë, në kapacitetet që janë ngritur këtu. Inceneratori i Elbasanit edhe kur ka punuar, sot nuk punon, edhe kur ka punuar, ka punuar me 11% të kapacitetit. Kjo është arsyeja që kushdo që ka marrë vendimin për ti financuar këto inceneratorë, e ka vendosur buxhetin e shtetit në një rrezik të jashtëzakonshëm. Kush është përgjegjësi, kush është gardiani i financave publike? Kush e rruan buxhetin e shteti nga risku që ti hapesh kontratave publike në nivel qendror por dhe në nivel lokal? Sot prandaj kanë detyruar të gjithë bashkitë e vendit ti çojnë mbetjet atje, sot prandaj kanë detyruar të gjithë bashkitë e vendit të rrisin tarifat e pastrimit, në rastin e Durrësit deri në 65%. Inceneratori i Fierit nuk punon, nuk ka punuar kurrë, asnjë ditë. Nuk ekziston, nuk është atje, ju e keni parë. Për Tiranën po e njëjta gjë. 100 milion Euro për të mos bërë asgjë. Ky është rezultati i informacioneve që ne kemi pasur. Në qoftë se grafika më ndihmon me skemën e pagesave. Çfarë ka ndodhur me pagesat? Këto janë 3 inceneratorët dhe pagesat që ne kemi marrë nga librat e blerjeve të kompanive. Çfarë tregojnë? Që të tre inceneratorët, të tre inceneratorët kanë paguar veten, kanë paguar një grup kompanish që zotërohen po nga Klodian Zoto, po nga Stela Gugallja, po nga Mirel Mërtiri. 51% në rastin e Elbasanit, 31% deri më sot në rastin e Fierit dhe 50% në rastin e Tiranës. Pra kanë paguar po veten. Kjo është një skemë piramidale për të mbuluar, për të fshehur se ku shkojnë realisht paratë. Lefter Koka, në fakt, ishte po them koka e turkut, se ia çonte lekët drejtpërdrejt vetes, ndërkohë që këta të tjerët janë treguar pak më të zotët, ia kanë çuar Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, që pastaj ato paguanin zyrtarët e tjerë qeveritarë. Kjo e tregon, kjo skemë e tregon qartësisht. Po çfarë tregon kjo skemë tjetër, ashtu siç ne do të provojmë nesër kur të vijë ministri Ahmetaj. Sa ka qenë kostoja reale e inceneratorëve? Sa është kosto reale? A është 23 milion e Elbasanit? A është 28 milion e Fierit? Se në Tiranë s’ka filluar akoma impianti. Nesër me shifra dhe me fakte do të tregojmë që vlera e tyre është të paktën 1/3 e atyre që deklarojnë. Kjo skemë piramidale, pastrimi parash, është duke marrë sot mbrojtje politike. Çfarë ka ndodhur gjatë javës në komision? Ne kuptuam që shteti financon, por nuk kontrollon. E dini kush i miraton faturat e pagesave të koncesionarit? Po vetë koncesionari. Kompania e auditit zotërohet nga Stela Gugallia. Shteti lan duart, thotë unë nuk e di. Kompania e mbikëqyrjes është zgjedhur po nga Klodian Zoto. Nuk e di, nuk e njoh fare kush është, por është propozuar nga vetë ai. Dhe këtë procedurë e ka miratuar shteti. Kush zyrtarët shqiptar mban përgjegjësi që dhe sot e kësaj dite paguan fatura të miratuara po nga këta vetë persona dhe këto janë 430 milion Euro dhe kjo është një shkelje e jashtëzakonshme. Çfarë kemi provuar me dëshmitarët, të cilët kanë qenë në grupin e administratorëve? Është një grup prej 10 personash, që njihen që në vitin 2010-të me kompaninë H-Communication dhe ky grup 10 personash të punësuar në kompani të ndryshme Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stelia Gugallias, kanë marrë përsipër, kanë krijuar kompani njëra pas tjetrës, kanë fshehur pronësinë e vërtetë të aksioneve dhe kanë marrë përsipër që të marrin këtë koncesion 430 milion Euro. Po çfarë i pengonte ato që të aplikonin me emrat e vërtetë të kompanive, të mos krijonin këtë mekanizëm ku aksionarët fshiheshin njëri pas tjetrit. I pengonte fakti ë ky është një monopol, është dhënë një monopol në emër të një individi të vetëm, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Sela Gugalljas, se një individ janë për ne, kushdo që fshihet pas tyre. 430 milion Euro, për mbetjet, për dherat dhe për trajtimin e çdo lloj gjëje tjetër në Republikën e Shqipërisë. Kush ishte ministër i Ekonomisë? Kush ka përgjegjës për të ruajtur konkurrencën, monopolet? Çfarë bëri Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kur pa që kemi një monopol prej 430 milion Eurosh që as kontrollohet, që financohet me buxhetin e shteti, që paguan po veten dhe nuk e dimë ku shkojnë paratë?! Nuk e kanë ato zyrtarët e komisionit të koncesioneve. Ato po, ato mbajnë përgjegjësi që kanë hedhur firmën, por ato thjesht janë përdorur në këtë proces. Së fundmi, ajo që është e rëndësishme për tu përmendur gjatë dëshmive të javës së kaluar, ka lidhje me përgjegjësinë që kanë disa prej zyrtarëve. Ne provuam që autoriteti i konkurrencës deklaroi që procedura negocim pa shpallje nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Por këtë gabim nuk e ka bërë vetë Ëngjëll Agaçi dhe them gabim, këtë shkelje ligjore. Ëngjëll Agaçi e ka bekuar, por ok për të njëjtën procedurë ka dhënë edhe Arben Ahmetaj. Po për të njëjtën procedurë jo ligjore. Si mundet të thonë që mban përgjegjësi Këshilli i Ministrave kolektive dhe asnjë nga ministrat nuk mban përgjegjësi individuale? Si mundet të thonë që e kanë hapur buxhetin e shtetit përballë riskut më të jashtëzakonshëm financiar që ne kemi pasur këto 30 vite dhe nuk mban përgjegjësi askush? A e dini që Edi Rama ka frikë ti firmosë vendimet e Këshillit të Ministrave? I firmos gjithmonë zëvendës kryeministri. Po sigurisht, te vendimet e KKT-së është firma e tij. Te vendimet e financimit është firma e tij. Te ligjet që kalojnë në parlament është firma e tij. Nuk fshihet dot. Diku është firma e tij! Por edhe në qoftë se nuk ka përgjegjësi ligjore, mban ai përgjegjësi morale, etike, përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, që ai ka dalë në mbrojtje publike të këtyre kriminelëve sot në kërkim? A mbajnë përgjegjësi kolegët e partisë socialiste dhe i drejtohem sit atyre që janë të ndershëm dhe që janë në interesin publik, që të mbrojnë tre kriminelë në kërkim? Ne gjatë kësaj jave, me dëshmitarët politik, zyrtarë, do të tregojmë me shkresa, me fakte, me prova, përgjegjësinë e tyre individuale. Këtu nuk bëhet fjalë për përgjegjësi kolektive. Këtu bëhet fjalë për përgjegjësi individuale. Se si , secili, me firmën e tij, me vullnetin e tij, me përgjegjësinë që i ka caktuar ligji, ose e ka lejuar, ose i ka hapur rrugën, një procedure korruptive. Në të gjitha rastet, dëmi është për buxhetin e shtetit. Unë dua të falënderoj një grup zyrtarësh publik, që kanë refuzuar të firmosin. Që na kanë sjellë dhe ne informacione dhe shkresa, që nuk i kam marrë dot në komisionin hetimor. Zyrtarisht, i kanë hequr disa shkresa nga dosjet, por i kemi marrë këto, pa merak. Ka zyrtarë kurajoz plot administrata publike. Do ti shikojnë ministrat nesër, kur të vijnë në komision. Dua të falënderoj dhe një grup gazetarësh, që janë përballur edhe me padi për këtë çështje. E kemi thyer frikën, pak nga pak, për çështjen e inceneratorëve, por frikën më të madhe do ta thyejmë këto ditë. Do flasim edhe kundër Erion Veliajt. Mediat tuaja do shkruajnë diçka edhe kundër Erion Veliajt besoj. Se sa herë që unë e sulmoj, nuk jam nëpër media, dhe pastaj disa media thonë; po pse nuk flisni për Erion Veliaj? Por po nuk më nxore ti kur unë flas, si do ta marrin vesh qytetarët, që ne kemi thënë që Erion Veliaj e ka përgjegjësi ligjore, të paktën 5 procedura? E para, si kryetar i bashkisë Tiranë, ka marrë përsipër buxhetin e gjithë bashkive të qarkut Tiranë. Së dyti, ka marrë përgjegjësi, që duhet ti kishte këshilli bashkiak i Tiranës dhe ka angazhuar buxhetin e bashkisë së Tiranës për 30 vite. Nuk i takon Erion Veliajt kjo! Së treti, ka shkelur një kontratë koncesionare dhe ka dhënë një monopol për dherat dhe i detyron bizneset në mënyrë korruptive, që të shkojnë dhe depozitojnë mbetjet atje. Ne nuk na intereson fare se çfarë bën biznesi, apo se çfarë bën kompania e ndërtimit. Ne na intereson për buxhetin e shtetit. Na intereson se si, ky vendim i tij ndikon në buxhetin e shtetit. Dhe këto të treja, i ka bërë Erion Veliaj. Të treja mban përgjegjësi Erion Veliaj. Ta them dhe njëherë, për të gjithë kolegët këtu, që mban përgjegjësi Erion Veliaj dhe shpresoj të ma reflektoni në mediat tuaja, për të gjithë qytetarët! Në këtë proces, sigurisht ka pasur shumë akuza. Ne jemi përpjekur që të lëvizim në ato drejtime ku ka fakte. Kjo nuk është një listë dëshirash, që nuk më pëlqen mua një X ministër, apo një ministër tjetër dhe hajde ta fusim këtu në këtë listë. Jo! Të gjithë zyrtarët që janë thirrur atje, në 80% të rasteve, janë të përfshirë në procedura. Kemi thirrur dhe njerëz që na kanë ndihmuar për të kuptuar të vërtetën. Por në 80% të rasteve, të gjithë ata që janë atje për të dëshmuar, janë përgjegjës për vendimmarrje, për shpërdorim të fondeve publike, për korrupsion të nivelit të lartë dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dhe të gjitha këto janë të bazuara në shkresa dhe në fakte, siç e kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë dhe në ditët në vijim. Faleminderit!
Dhurata Çupi: Faleminderit zoti kryetar! Faleminderit mediave! Ka qenë një javë në fakt shumë e angazhuar me Komisionin Hetimor dhe jo vetëm me Komisionin Hetimor, por dua ta them edhe një mbështetje e vazhdueshme e zotit Basha në komunikime të vazhdueshme, si po ecën dhe sa efektive është puna gjatë gjithë dëshmive të javës që kaloi. Juve e keni ndjekur, padyshim që është afera më korruptive e 30 viteve të një qeverie. Konsiderohet korruptive për shkak të abuzimit të tmerrshëm të 430 milionë eurove, por edhe faktit që deri më sot ka arritur të detajohet korrupsioni. Shqiptarët sot kuptojnë që janë përgjegjës kryeministri, janë përgjegjës ministrat, janë përgjegjës kryetarët e bashkive Tiranë, Elbasan dhe Fier. Respektivisht për tre procedurat koncensionare, janë përgjegjës komisionit e koncensionit, janë përgjegjës njësitë e zbatimit të kontratave. Pra, ka një përgjegjësi hierarkie nga kryeministri deri në nivelin më të ulët dhe këtë besoj shqiptarët e kanë parë, e kanë dëgjuar nëpërmjet dëshmive, pyetjeve të deputetëve të opozitës ndaj çdo dëshmitari dhe përfaqësuesi të këtyre institucioeneve. Ka pasur tendencë dikush të thotë nuk kuptoj, nuk dëgjoj, nuk shikoj. Ashtu siç ka pasur zyrtarë të përgjegjshëm të cilët kanë dhënë prova dhe fakte të themi tronditëse për mënyrën si ka funksionuar. Domethënë është një procedurë korruptive që të themi jo në kuptimin pozitiv. Të themi ka funksionuar me saktësinë e mekanizmit të orës zvicerane. Domethënë, sikur në një muaj kjo qeveri të funksiononte me këtë mekanizëm të paktën me ndihmë ekonomike, do të ishte më mirë ky vend. Ka, siç e thash, ka një përgjegjësi hierarkike të provuar me fakte, me prova, me dëshmi, ka një përgjegjësi me firma, ka një mekanizëm që ka funksionuar me një strukturë. Kam përshtypjen që edhe është e bërë si strukturë. Mjafton t’iu përmend rastin e Fierit, në 25.11.2015 i është drejtuar me ofertë të pakërkuar koncensionari me një kërkesë, ku sigurisht dosja e studimit e ofertës së pa kërkuar përmban studimin ekonomiko-financiar, studimin e fizibilitetit, eksperiencën, referencat, vlerësimin e ndikimit në mjedis e të tjerë, Dhe po më 25.11.2015, Ministri i Mjedisit ka ngritur procedurën për ngritjen e Komisionit për t’i dhënë rrugë procedurës koncensionare me këtë subjekt. Gjithashtu, sapo shpallet procedura, është përzgjedhur një procedurë jo ligjore, procedurë e hapur kombëtare, ndërkohë që duhet të jetë procedurë e hapur ndërkombëtare, për një fond prej 28 milionë eurosh, e ka ligji për Prokurimin, por dhe neni 42 i ligjit të koncensionit që kërkon përveçse procedurën ndërkombëtare, përpara se të shpallen procedurat, duhet të miratimi i Ministrisë së Financave për ndikimin financiar. Kjo nuk ka ardhur në kohë dhe gjatë përgatitjes së dokumenteve, për shpalljen e procedurës , por ka ardhur dy muaj pasi është shpallur procedura konkurruese, pra miratimi i Ministrisë së Financave. 30.8.2016 kemi ok e Ministrisë së Financave, ndërkohë që praktika ishte shpallur më 18.7.2016. Nuk ka pasur negocim gjatë nënshkrimit të kontratës. Nuk ka pasur, pasuria shtetërore e vendosur në dispozicion nga autoriteti nga Bashkia Fier, është vendosur si garanci në kontratë për koncensionarin. Ka pasur direkt sapo është lidhur kontrata, janë disbursuar nga Buxheti i Shtetit 20 milionë euro, për të cilin administratori në atë kohë në dëshmi, ju e ndoqët që tha nuk mbaj mend dhe nuk e di. 20 milionë euro me shpejtësinë e dritës, themi sapo është nënshkruar kontrata. Nuk ka pasur asnjë kërkesë, asnjë penalitet, asnjë masë administrative, asnjë vendim, asnjë akt administrativ për përgjegjësinë të njësisë së zbatimit të koncesioneve. Ka afate, të paktën koncesioni i Fierit duhet të dorëzohej deri në fund të vitit 2018-të dhe sot ju e patë ne ishim në Fier dhe atje nuk funksionon inceneratori. Ka shtyrje të afatit të kontratës pa asnjë lloj argumenti. U pyet nga ne administratori dhe deklaroi që nuk mbante mend. Pra, ka një abuzim nga fillimi i procedurës deri sot që flasim. Ka një abuzim nga Bashkia Fier sa i përketë trajtimit të pasurive shtetërore. Ka një vendim në 2015-ën, ku studimi i fizibilitetit dhe të gjitha raportet mjedisore për qëndrueshmërinë e pasurisë shtetërore. Pra, asnjë efekt financiar nga buxheti i shtetit duke qenë se kishte pasuri shtetërore në dispozicion. Dhe përkundrazi me kërkesë të koncensionarit, kjo ka kaluar në një pronë në Mbrostar duke shpronësuar 400 milionë lekë të tjera shtesë një ish-pronari dhe kjo ka ardhur pasi nuk është marrë miratimi nga Ministria e Financave për shkak të ndryshimit të efektit financiar. Ka pasur një shkresë të ZRPP-së i cili i vë në dispozicion Bashkisë Fier 10 pasuri të ndryshme, nga të cilat 8 janë pasuri shtetërore dhe pasuri në pronësi të Bashkisë Fier. Por kryetari i Bashkisë Fier zgjedh atë që impakton buxhetin e shtetit me 400 milionë të tjera shtesë, pa marrë akoma miratimin e Ministrisë së Financave. Vendimi i Këshillit Bashkiak është marrë më vonë, pasi është lidhur kontrata për pasurinë e tretë. Pra, ka procedura nga A deri në ZH të paktën për inceneratorin e Fierit, por edhe për inceneratorët e tjerë janë të njëjtat procedura. Pra, ka një mekanizëm që funksionon me dije të plotë dhe që ka shkelje të procedurave ligjore dhe në fakt është e qartë korrupsioni i kryer në këto procedura. Ne do të kemi kryetarin e Bashkisë Fier si dëshmitar, duke filluar nga nesër. Sigurisht do të ketë prova të tjera, fakte të tjera të implikimit të të gjithë institucioneve shtetërore ashtu siç e përmenda, duke filluar nga Kryeministri, deri në njësinë e zbatimit të kontratave, deri tek punonjësi më i thjesht që ka firmosur. Faleminderit!
Lefter Geshtenja: Mora shkas nga zonja Çupi. Mjafton t’iu tregoj një shkelje shumë e thjesht për t’u kuptuar nga publiku. Koncensionarët në të dyja rastet, nuk po flas për Tiranën pasi nuk e kemi të pasqyruar në dokumentacion, po marr rastin për Elbasanin dhe për Tiranën. Është parashikuar në kontratë por edhe në plan biznes dhe me ofertën e dhënë nga kompanitë koncensionare që për çdo muaj do të marrin një tarifë fikse pagesë. Për njërin rast është 370 e ca mijë euro dhe për Elbasanin nuk e di ekzakt sa është. Pra, për çdo muaj do të paguhen për punë të kryera. Ndërkohë për Elbasanin e dimë mirë, edhe për fierin që nuk ka përfunduar, edhe pse është shtyrë afati i kontratës, edhe pse s’ka filluar punë koncensionari, për muaj të tërë me radhë ka marrë pagesa sipas parashikimit që ka pasur në kontratë. Ndërkohë që këto pagesa, në kushte normale, për një shtet normal ligjor, për njerëz të përgjegjshëm, duhej të spostoheshin në kohë. Pra, për sa kohë inceneratori nuk po punonte, nuk mund të paguhej. Ka ndodhur e kundërta. Edhe pse nuk është punuar, nuk është ndërtuar, nuk ka pasur asnjë ditë punë, koncensionari është paguar muaj për muaj sipas tarifës që ka pasur fikse në kontratë. Faleminderit!
Lulzim Basha: Domethënë me dy fjalë, është njësoj sikur mos të shkoni në punë dhe të vazhdojnë t’iu paguajnë. 400 e ca mijë euro në muaj. Nuk shkon një muaj në punë, prapë paratë në bankë. Këto janë fakte, nuk janë denoncime. Nuk janë thjesht fakte, në kuptimin publik të fjalës, janë fakte ligjore të denoncuara, të faktuara dhe të dokumentuara nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët i ngritur nga Partia Demokratike. Nesër është dita e pestë e këtij komisioni dhe nis pyetja me zyrtarë të lartë politikë, siç është Emirjana Sako e Dakos së Durrësit, Belinda Balluku pasardhësja e Damian Gjiknurit, Armando Subashi i Fierit dhe Arben Ahmetaj.