Në Komisionin Parlamentar per Stabilizim Asociimin, mbështetur nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, përfaqësuesi i Delegacionit të Parlamentit Europian , Eurodeputeti irlandez Z. Ciaran Cuffe në fjalën e tij mbi çështjet e mjedisit dhe potencialin e tranzicionit në ekonomi të gjelbërt theksoi qëndrimin e BE-së se “Incenerimi duhet të mbetet zgjidhja e fundit në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në vendet e Bashkimit Europian dhe sipas acquis të BE, sepse tranzicioni për ekonomi të gjelbërt prioritizon një qasje ndaj riciklimit dhe ripërdorimit”
Ai u shpreh se “Shqipëria do të duhet të bëj më shumë për çështjet e ndotjes mjedisore për shkak të të shqetëzsime rreth cilësisë së ajrit dhe emetimit të CO2 në ajër e cila është në shifra të mëdha.
Kështu ai theksoi se do të të bëhej më shumë në diversifikimin e transportit, ku në veçanti ai publik urban, aksesi për këmbësor dhe transporti multi-modal kryesisht hekurudhor. “
Ndërkaq Znj. Tabaku ndër të tjera tha se: Ndërtimi i një inceneratori të ri, përveç dy atyre ekzistues në Elbasan dhe Fier, paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivave të riciklimit. Ajo theksoi se incenerimi është aferë korruptive bazuar në proçedura pa garë dhe pa konkurencë.
“Në këtë kontekst, politika e qeverisë bazuar tek inceneratorët, nisur nga përvoja e deritanishme ka patur mungesë të transparencës dhe llogaridhënies. Kjo ka cuar në shndërrimin e një afere të vërtetë korruptive, e cila kërkon zbardhje nga ana e drejtësisë para opinionit publik por dhe vetë partnerëve tanë europianë. Incenerarorët nuk kanë zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme problemin e menaxhimit të mbetjeve. Qartësisht kjo politikë nuk ka adresuar dhe prioritizuar rekomandimet e vazhdueshme nga Komisioni Europian mbi nevojën e një strategjie të qëndrueshme që garanton ndarjen e mbetjeve në burim, reduktimin e varësisë së landfilleve, riciklimin dhe ripërdorimin ku mundet.
Shqipëria duhet të promovojë ekonominë qarkulluese dhe duhet të stimulojë parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve për të reduktuar depozitimin e mbetjeve.
Duhet të përshpejtojë zbatimi i legjislacionit për mbetjet e papërpunueshme” tha Tabaku.