Dokumentet nga komisioni hetimor për inceneratorët tregojnë se si ish ministri Koka nga entuziasmi i suskesit të një gare pa garë për t’i dhënë një koncesion 7 vjecar një kompanie pa të ardhura dhe pa asnjë eksperiencë ka firmosur një “Draft Kontratë” që do t’i jepte 22 mln euro zonjës Stela Gugallja.
Dokumentat e nxjerra në media tregojnë se Koka në bashkëpunim me Ahmetaj dhe Gjiknurin dhe me dijeninë e Agaccit por në kundërshtim me APP dhe gjithashtu edhe me mosmiratimin e qatë të ish ministrit Cani kanë firmosur një draft kontratë me kosto në buxhetin e shtetit prej 22 mln euro. Sot, inceneratori i Elbasanit është një skenë krimi!
Në datën 16 dhjetor u përshpejtuan 17 procedura brenda ditës që janë si më poshtë:
1. Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit ku kompania e vetme Albtek Energy shpallet fituese.
2. Koha e ankimimit që është 7 ditë u rrudh brenda datës 16 dhjetor.
3. Përcatkohet abuzivisht se nuk ka asnjë ankesë në 16 dhjetor ndërkohë që data duhet të ishte 7 ditë pune sipas ligjit.
4. Hartohet një draft kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.
5. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e Financave në 16 dhjetor. (Cani)
6. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e zhvillimit ekonoomik, tregtisë dhe sipërmarrjes në 16 dhjetor (Ahmetaj)
7. Dërgohet draft kontrata për mendim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në 16 dhjetor. (Gjiknuri)
8. Dërgon draft kontratën për mendim Ministrisë së Drejtësisë draft kontratën në 16 dhjetor. (Nasip Naço)
9. Dërgohet drafti për mendim tek APP në datën 16 dhjetor, kjo ia nis edhe Sekretarit të Përgjithshëm të KM në po të njëjtën datë. (Eduart Ahmeti)
10. Vjen përgjigja e draft kontratës të çuar për mendim nga Ministria e Financës brenda 16 dhjetorit.
11. Vjen përgjigja nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në 16 dhjetor.
12. Vjen përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës brenda datës 16 dhjetor.
13. APP merr aprovim pohues nga sekretari i përgjithshëm i KM, Agaçi, po me 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga APP në lidhje me draft kontratën e dërguar po në datën 16 dhjetor.
14. Vjen përgjigja pozitive për draft kontratën edhe nga Ministria e Drejtësisë po në 16 dhjetor.
15. Hartohet si kontratë përfundimtare dhe negociohet mes palëve po në datën 16 dhjetor një kontratë me 40 faqe.
16. Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.
17. Miratohet financimi i kontratës së lidhur me firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen!
Pas firmës që Edi Rama dhe sekretari i tij i përgjithshëm në kryeministri Agaci hodhi për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit nga e panjohura Gugallja të dhënë në 17 dhjetor. Ai mblodhi dhe një herë gjithë ministrat e tij anëtarë të Këshillit Kombëtar të Territorit për të dhënë një tjetër leje, atë të ndërtimit të këtij inceneratori dhe kjo leje u firmos në fund të janarit 2015.
Pak ditë më vonë në kantinerin e punimit të kompanisë Albtek Energy shfaqet kompania e Integrated Technology Services me pronar Klodian Zoton. Përballë Zotos në të njëjtën tavolinë do të ishte përfaqësuesi i Albtek Energy, Enid Dine (inxhinieri që priti deputetët e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve në inceneratorin e Fierit).
Kështu Klodian Zoto do të ishte nënkontraktori i punimeve të kompanisë Albtek Energy që kishte fituar një tender me vlerë 22 mln euro përmes një negocimi pa shpallje dhe me 17 procedura brenda një dite.
Të dhëna të tjera dalin nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve në lidhje me aferën që Partia Demokratike e konsideron si “Afera e Shekullit” për vjedhjen e 430 mln eurove përmes një skeme piramidale dhe pastrimi parash.
Sipas të dhënave rezulton se kompania e zotëruar nga Stela Gugallja, Albtek Energy, ndonëse u mbështet nga qeveria me një negocim pa shpallje edhe 17 procedura brenda një dite rezulton të mos ketë pasur asnjë lek në xhep për investimin tek inceneratori Elbasanit.
Dokumenti i shfaqur tregon se kompania e Stela Gugallja ka marrë një koncesion me bekimin e Kokës, Ahmetaj, gjinurit, Agaçit dhe Ramës prej 22 mln eurove ndërkohë që që pak muaj më vonë ka marrë një kredi nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri duke vendosur si garanci koncesionin.
Kompania nuk përmushte jo vetëm kriterin ekonomik dhe financiar, por nuk përmushte as kriterin teknik, pasi nuk zotëronte as eksperincë por as teknologji për ndërtimin e impianteve. Kjo është arsyeja se end epa fituar kontratën, por duke pasur sigurinë se ajo do ishte fituese, lidh kontratë me celesa në dorë për ndërtim impianti me shoqërinë Energy Recuperator.
– Damian Gjiknuri një tjetër koncesion Mirel Mërtirit, 25 vjet të tjera për prodhimin e energjisë.
Dokumentet e shfaqura dje në takimin e komisionit hetimor të inceneratorëve përfshijnë edhe më shumë ish ministrin Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i PS, në aferën e inceneratorëve.
Në një VKM të firmosur edeh nga zoti Gjiknuri, rezulton se kompanisë Albtek Energy i është dhënë një tjetër koncesion për 25 vjet në prodhimin e energjisë elektrike që i shtohet koncesionit me vlerë 22 mln euro për 7 vite dhënë në vitin 2014 me 17 procedura brenda ditës.
Sot, inceneratori është jashtë funksionit ndërkohë që provat e nxjerra në aferën e tij tregojnë se kompanitë e inceneratorëve kanë krijuar një skemë piramidale ku pronarët paguajnë veten e tyre ndërsa shqiptarët paguajnë kredinë që pronarët marrin për tu vetëfinancuar.