Faleminderit dhe mirë se iu gjej! Mirë se iu gjej zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja demokratë, faleminderit nga zemra!
Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite sundimi të Edi Ramës, është vrasja graduale e shpresës. Ky është krimi më i madh i klikës së tij, ky është krimi më i madh mbi shqiptarët, familjet dhe fëmijët e tyre. Vrasja e shpresës nuk është metaforë. Është ajo ndjesia që i rëndon shumicës së shqiptarëve për bukën e përditshme, për fatin e fëmijëve, për të nesërmen e tyre, për sigurinë e vendit të punës për ata që kanë punë dhe për ata që plaken para kohe në kërkim të një pune që nuk e gjejnë kurrë. Për të ardhurat e pamjaftueshme për të siguruar bukën e gojës, jo me një jetesë normale me dinjitet. Për shërbime që duhet t’i kryej shteti, që nga rendi dhe siguria e drejtësia, e deri tek shëndetësia e arsimi, sepse për ato i merr taksat nga shqiptarët. Dhe taksat i ka rritur.
Të gjitha taksat i ka rritur, por shërbimet jo vetëm nuk i bën , por i ka sh’bërë dhe i ka dorëzuar në duart e një grushti oligarkësh, të cilët këto para i ndajnë me pushtetarët, por shërbime nuk shohim. Vitin e kaluar pensionet nuk janë rritur as sa inflacioni. Është ky lloj korrupsioni që ka gërryer mirëqenien e shqiptarëve. Është ky aliazh i krimit dhe korrupsionit me politikën që kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve .
Çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku? Po pse jemi mbledhur ne dhe jo të tjerë? Pse në këtë kohë kur për zemërdobëtit, oportunistët, servilët, përfituesit, më e thjeshta do të ishte të rinit në shtëpi. Pse ne jemi kaq shumë në këtë sallë?
Ne këtu jemi një grupim vlerash, ne jemi këtu një grupim besimesh, ne jemi këtu një grupim idealesh, ne jemi këtu një grupim parimesh që quhet Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka dy, ka vetëm një Parti Demokratike të Shqipërisë. Është ajo Parti Demokratike që nuk reshti së denoncuari prej ditës së parë aferat e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Njeriut që nga njëra anë shtypte dhe përdhoste kundër ligjit të drejtat e të gjithë shqiptarëve, e në veçanti të demokratëve në Kombinat, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe nga ana tjetër ishte në krye të operacionit të kanabizimit të vendit, një proces që ne e kemi denoncuar prej ditës së parë dhe që i ka sjell të zeza dhe vetëm fatkeqësi vendit dhe familjeve shqiptare dhe prindërve shqiptarë të qindra mijëra bijve të tyre këtu dhe jashtë vendit. E pra, sot jemi bashkë këtu, ndërkohë që Sajmir Tahiri është dënuar dhe ndodhet në qeli. Që vërteton drejtësinë e betejës tonë, drejtësinë e kauzave tona.
Të njëjtën gjë kemi bërë me inceneratorët, djegësit , që ta përkthejmë shqip, djegësit. Dy ekzistues, Elbasani dhe Fieri, ekzistues në kuptimin që kanë karabinanë, dhe një që as nuk duket fare këtu në Tiranë, që në fakt çfarë djegin? Djegin paratë e shqiptarëve! 430 milionë euro aferë, kemi 5 vite e kusur që e denoncojmë, ditë për ditë, nganjëherë javë me rresht, në konferenca live për shtyp, sepse e dinim që kur vinte ora e lajmeve, do i fusnin gërshërët dhe do ta censuronin.
Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson?
A ka shqiptar që e beson që 430 milionë euro nga taksat e vendit do të shkonin në xhepat e tre anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, siç e kemi paralajmëruar para një viti, pa dijeninë e Edi Ramës? Sigurisht që jo!
Korrupsioni, kriminalizimi, kanabizimi, këto janë veprat e vërteta të Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij këto 8 vite! Vrasjen e shpresës, duke vrarë instrumentet e shpresës. Cilat janë instrumentet e shpresës? Cilat janë instrumentet që e kthejnë shpresën në diçka të prekshme? Janë vota e lirë, janë zgjedhjet e lira, janë rrotacioni, ndryshimi i ujit të ndenjur.
Por mekanizmi bazë është asgjësuar! Nga kush është asgjësuar? Në radhë të parë, nga ky pra, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, me Saimir Tahirin, me ish ministrin tjetër, që është bishti i aferës së inceneratorëve, megjithëse mbiemrin e ka Koka. Dhe me gjithë grupin e ministrave aktual dhe ish ministrave.
Por ndërkohë që ndodh kjo, dhe ndërkohë që kemi 8 vjet betejë ballore, pa kompromis, me të keqen, po ndodh dhe diçka tjetër. Duke marrë shkas nga shpallja “non grata”, ish kryetari i kësaj partie, ka ndërmarrë një sulm frontal, ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai. Ai mendon se demokratët dhe partia demokratike, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”. Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratike! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë , dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar.
Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve? Njerëz përfaqësues të komuniteteve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë! Ky është Trekëndëshi i Bermudës! Janë bashkë! Janë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë! Sepse vetëm duke qenë bashkë, arrijnë ta mbajnë njëri tjetrin, sepse janë një pakicë e papërfillshme, përballë një shumice absolute, e cila iu siguroj që shtrihet përtej radhëve të partisë demokratike.
Do të bëjmë gjithçka së bashku, që Partia Demokratike jo vetëm t’i qëndrojë sulmeve të hapura, tinëzare, të fshehta, të gjithanshme, por ti prijmë shumicës së shqiptarëve. Po po, shumicës së shqiptarëve, shumicës absolute të shqiptarëve përballë kësaj pakice, sepse ka vetëm një Parti Demokratike, sikundër të gjithë e dimë që ka një LSI. Ata kandidatë që ka nxjerrë në 6 bashki, janë kandidatët e LSI-së, me firmë dhe me vulë. Janë kandidatët e LSI-së. Kanë kaq turp, saqë nuk e pranojnë. Kanë, kanë turp, se po të mos kishin turp nuk do të shpiknin logo të jashtëligjshme. Kanë turp. E dinë ata, që i mori ata, por dhe një grup demokratësh, shumë prej të cilëve nuk i ka më me vete në emër të kauzave të parimeve dhe i denigroi duke i sjellë si kandidatë të LSI-së.
Partia Demokratike siç ju thashë i ka kandidatët e vet, i ka përfaqësues realë të vlerave, edhe të vlerave tona, megjithëse janë 6 bashki që s’kanë lidhje me Tiranën, por janë njerëz me integritet, njerëz të sakrificave, njerëz që janë përkujdesur për komunitetin, secili sipas mundësive të veta dhe janë njerëz që do ti shërbejnë me dinjitet komunitetit, sepse në këto zgjedhje ka një Parti Demokratike, Partia Demokratike e Shqipërisë me kandidatët e saj. Dhe përballë ka Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me Sali Berishën si zëdhënësi kryesor i LSI-së. Kjo është e vërteta. Kësaj të vërtete nuk mund ti ikë më as ai, as ata të cilët bëjnë sikur nuk e shikojnë.
Ndaj ndërkohë që natyrisht ka vëmendje dhe duhet të ketë vëmendje për betejën në këto 6 bashki, ku ballë për ballë është Partia Demokratike e Shqipërisë, një Parti Demokratike dhe Trekëndëshi i Bermudës, ne do ta vazhdojmë këtë proces, shtrirjen anembanë shoqërisë. Sepse ne jemi e vetmja shpresë për të dalë nga kjo situatë. Ne kemi treguar se e dimë rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga monopati i greminave të një pas njëshme ku e ka futur Edi Rama dhe ku do ta mbajë Edi Rama dhe dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës. Vettingu i politikanëve, reforma e sistemit zgjedhor, pra reforma territoriale në tërësinë e vet, reforma territoriale janë tre hapa të domosdoshme për ta nxjerrë vendin nga kjo greminë. Ka filluar, apo ka vazhduar të themi më mirë, se s’ka filluar me Sajen kjo punë.
U bënë dy ministra të Edi Ramës, sa mund të shkojnë edhe më shumë. E rëndësishme është që t’i shkohet deri në fund, e rëndësishme është t’i shkohet deri në fund. Dhe e rëndësishme është që ne si demokratë të ruajmë një virtyt të cilin e ndërtuam në një situatë shumë të vështirë.
Të zgjedhësh të ardhmen do të thotë të ecësh përpara pavarësisht prej vështirësive, vështirësitë në dukje mund të duken të mëdhaja por bashkë 3 faktorë të mëdhenjtë, Kryeministri 8-vjeçar, i konsumuar tejet në fund që është bërë, i ka dal boja para çdo shqiptari dhe para socialistëve dhe 2 dinozaurëve të tjerë të politikës së tranzicionit 30-vjeçarë. Por puna e madhe, çfarë i ka bëre bashkë? Halli. Çfarë i mban bashkë? Interesat e tyre të ngushta. Çfarë janë? Pakica.
Ne jemi shumica, ne flasim në emër të shumicës Shqiptarëve ndaj kemi vendosur të ecim përpara, çdo ditë nga një hap por vetëm përpara as nuk do të na thyejnë dot as nuk do të na devijojnë dot nga betejat me intriga, me linçime, me shpifje, me gënjeshtra. Le ta bëjnë malin e shpifjeve dhe gënjeshtrave më të lartë se mali i Korabit apo i Dajtit, nuk na ndalin dot. Mua nuk më ndalin dot sepse besimi që më keni dhënë, më jep forcën dhe vendosmërinë për t’iu prirë deri në fitore të kësaj beteje. Ju nuk iu ndalin dot. Sa sfida ju kanë hedhur, sa diversione ju kanë bëre, njerëz docentë me edukatë qytetare, me vlera patriotike me sakrificë për partinë demokratike që sulmoheni në mënyrën më të paedukatë, më të pa civilizuar, më barbare, vetëm e vetëm sepse nuk ndani mendimet me një njëri të shpallur “non grata” dhe një grusht njerëzish që i shërbejnë atij. Kurrë nuk lindi Partia Demokratike për të zëvendësuar kultin e Enver Hoxhës me kultin e një individi tjetër por për t’i dhënë fund kultit të individit dhe për të ngritur në piedestal individin shqiptar jo me fjalë por me vepra. Ky është një mision i papërfunduar, madje shumëkush këtu mund të çohet dhe me të drejtë, dhe këtu, shikoje, edhe zonja edhe zotërinj që mund ta argumentojnë fare mirë që jo vetëm është i papërfunduar por kemi rrugë për ta çuar drejtë përfundimit. Ama, një gjë nuk na mungon nëse ka pasur kohë të vështira për ta provuar nëse e kemi apo se kemi, nëse na mungon apo jo, ka qenë kjo kohë, vendosmëria dhe besnikëria ndaj idealeve për të cilët kemi lindur. Për lirinë, për demokracinë, për Shqipërinë Evropiane jemi sot përballë Trekëndëshit të Bermudës, jemi sot përball regjimit më të korruptuar të Edi Ramës edhe do vazhdojmë të jemi në ballë të gjithë shqiptarëve deri sa ta shembim dhe të vendosim edhe në këtë vend legjitimitetin në demokraci.
Faleminderit për vëmendjen, faleminderit që këto fjalë nuk janë të lehta për t’u thënë por unë i them, dhe nënkuptoj çdo presje të këtyre fjalëve i prisni me entuziazëm se po them edhe një herë se nuk është një vend dhe një kohë për zemërdobëtin, për mendjen turbulluar, për ato që kanë deficensë kurajo apo vizioni. Ndaj, në këtë sallë edhe në salla të tjera si këto në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë mblidhemi ne demokratët, mblidhemi ne Partia Demokratike e Shqipërisë sepse ne e kemi edhe kurajën edhe vizionin, edhe mendjen e qartë për ta ditur se çfarë duhet bërë, për ta dashur pavarësisht sakrificës dhe vështirësive dhe vendosmërinë për ta çuar deri në fund. Ose siç na sugjeroi mençuria e Vaqarit, për t’i dal zot. Me ndihmën e Zotit, demokratët e pastër dhe të sakrificës e të gjithë demokratëve të ndershëm. Faleminderit!