Të nderuar koleg, të nderuar qytetarë, së pari më lejoni të them që zoti Manja ka të drejtë, duhet t’i japim pak të drejt në fakt, Dibra më 6 Mars do të votojë në fjalën e saj Luan Hakën. Ai kandidati i Ulsiut, nga Tirana nuk përfaqëson asgjë, as për dibranët, as për këdo që do të votojë në Dibër në datën 6 Mars. Së dyti, në emër të Partisë Demokratike, më lejoni që të shpreh ngushëllime edhe në emër të grupit tonë parlamentar për ndarjen nga jeta të zotit Eduart Kukan. Zoti Kukan ka qenë sigurisht një nga politikanët shumë pozitivë të Parlamentit Europian, por ajo që ka më shumë rëndësi me ndikim në rastin e Shqipërisë, për ironi të fatit, Reforma në Drejtësi që ka pasur edhe zotin Kukan pjesë së saj fal kontributit të tij, ne në fakt mund të diskutojmë sot për Reformën në Drejtësi. Në korrik të vitit 2016-të, Partia Demokratike votoi ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Një reformë e cila nisi me qëllimet më të mira, të paktën nga ana jonë, me qëllimet më të mira për ta zbatuar atë për një sistem drejtësie dhe nuk ishte një reforme re, kishim vite që diskutonim, edhe përpara viteve 2013-të, për nevojën e një Reforme në Drejtësi. Fatkeqësisht bashkëpunimi me miratimin e ndryshimeve kushtetuese si në çdo rast, nga ana e qeverisë së Rama, u shkel me dy këmbë, në votimin e 6 ligjeve të Reformës në Drejtësi. Një ndër to ishte dhe ligji i vetingut. Ligji i vetingut, ashtu siç u bë dhe u zbatua, në fakt i dha të drejtë Partisë Demokratike që do të dështonte. Për mua, procesi i zbatimit të vetingut, ashtu siç thotë dhe progresraporti dhe kam nxjerr këtu progresraportin, ka pasur jashtëzakonisht shumë probleme. Ka qenë pjesë e ndërhyrjes politike dhe influencës politike. Sot gjykatat janë jashtë funksionit. Gjykata e Lartë nuk krijon dot kuorumin për të zgjedhur anëtarët për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Sot prokresraporti thotë: Janë 36 mijë dosje të cilat, 36 mijë dosje të cilat nuk po shqyrtohen dot në gjykata, qytetarët sot sillen vërdallë gjykatave vetëm si rezultat i mungesës së vullnetit politikë të kësaj palës këtu që nuk donte të dëgjonte dhe të hante arsye atëherë, që procesi i vetingut i konceptuar siç e kishin konceptuar këta, do të krijonte probleme në gjykata.

Procesi i vetingut ëshë në progresraport, njihet si një poçes i cili fatkeqësisht nuk ka përfunduar ashtu siç thatë ju. Sot Partia Demokratike, ka ardhur për ta votuar jo se thotë Partia Socialiste, jo se bëjnë këto lojëra fjalësh, jo se bëjnë këtë propagandën e shëmtuar, me këto arritjet me 200% që i ka parë Ulsiu, e zonja Bushka në kohën e Enver Hoxhës, që në fakt e thresin me shumë nostalgji. Ka ardhur vetëm sepse është një kërkesë e operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe për asgjë tjetër. E kam thënë këtë në një seancë para dy javësh. Në qoftë se ka nevojë për Reforma të cilat pengojnë procesin e integrimit, Partia Demokratike, sigurisht që nuk do të bëhet pengesë. Po vullnetin politik për ta mbajtur procesin e integrimit për 8 vite, siç e kanë mbajtur këta, ne nuk e zëvendësojmë dot, e ka qeveria vullnetin politik. I bën qeveria reformat, i zbaton qeveria reformat, dështon qeveria në reforma, siç ka dështuar në fakt me çdo gjë që kanë prekur. Sot për mua nuk është lajm vetingu që po diskutohet këtu. E kam thënë mendimin tim, për mua është fatkeqësi si një nip e mbesë e një familjeje që ka qenë e persekutuar, është fatkeqësi që sot në veting kanë kaluar vetëm gjyqtarë ose prokurorë që lidhen me periudhën e komunizmit e nuk jemi ne një grup prokurorësh e gjyqtarësh të rinj të cilët të jenë atje në sistemin e drejtësisë, për mua kjo është fatkeqësi.

Nuk po e zbatojmë ne, po të ishte në dorën tonë, sigurisht që do të ishte shumë më ndryshe. Po për mua lajmi sot është reforma zgjedhore dhe reforma territoriale. Ngritja e dy komisioneve, të reformës territoriale dhe të reformës zgjedhore, besoj që është lajmi për gjithë shqiptarët. Nuk kam për të reshtur kurrë për të thënë, që deri në momentin kur Edi Rama bashkë me krimin, me paratë e buxhetit e me çdo gjë tjetër që ka pasur, nuk do ti futë duart në zgjedhje, deri në atë moment neve nuk kemi për ti dhënë fund tranzicionit. Në 25 Prill dhe kam këtu rekomandimet e OSBE ODHIR-it, fatkeqësisht, quajeni si të doni, ne e quajmë masakër, ju jepini emrin që doni, fatkeqësisht nuk arriti dot që vullneti i shqiptarëve të përkthehet në mandate këtu në parlament, fatkeqësisht paratë e buxhetit u përdorën, të rindërtimit u përdorën për të blerë vota. Elementi i dytë, rekomandimi i dytë i OSBE ODHIR-it, nuk u ruajt sekreti i votës. A ka më të rëndë për një demokraci që nuk ruhet sekreti i votës? E ne në këtë parlament, për herë të parë, kur nis sesioni pas zgjedhjeve, nuk e kemi bërë një diskutim për raportin e OSBE ODHIR-it.

Se ka bërë as komisioni i Ligjeve, nuk e ka bërë asnjë komision tjetër, nuk ka gjë më të rëndësishme për të diskutuar sesa zgjedhjet, nuk ka gjë më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë sesa ti japim atyre një reformë zgjedhore që nuk e cenon vullnetin e tyre, që heq duart e shtetit nga buxheti i shtetit, që largon kriminelët. Në fund të ditës këto janë edhe çështje vullneti, vullneti politik. Po ndodh, po ndodh sot. Unë jam në Vorë në fushatë elektorale, ka kolegë të tjerë të cilët janë në Durrës, po ndodh dhe sot, fondet e rindërtimit, sa u lançua dita e zgjedhjeve, filluan fondet e rindërtimit të alokohen. Po ndodh çdo ditë. Unë e di, se ndryshoni dot zakonin. Vetëm kështu dini të fitoni, nuk dini mënyrë tjetër se si të fitoni. Po unë besoj, me një reformë të plotë zgjedhore, me një reformë të plotë territoriale, ne mund ti japim shqiptarëve një ndryshim të asaj që ndodhi në 25 Prill. Kam këtu një sërë rekomandimesh të mbi 6 organizatave të ndryshme ndër-qeveritare, duke përfshirë dhe Këshillin e Europës, e shumë të tjerë, për reformën territoriale. Edhe reformën territoriale e bëtë ne mënyrë të njëanshme. Ju thamë, duhet të bëjmë një reformë të plotë, që i prek të treja nivelet e qeverisjes. Duhet të bëjmë një reformë të plotë për qytetarët, të nisemi nga shërbimi, jo nga vjedhja e votës. Nisemi nga ajo që iu ofrojmë qytetarëve, jo nga marrja e territoreve për të bërë llogari, se si mundet Zall-Herri dhe Zall-Bastari, që nuk prekin Tiranën nga pikëpamja gjeografike, por të votojnë këtu, se i japin vota Erion Velisë, e Paskuqani të jetë jashtë Tiranës.

Nuk u dëgjuam dhe atëherë, na dha të drejtë koha. Nga një reformë që e nisët që do kursente 80 milionë euro, sot shpenzon 60 milionë euro më shumë. Qytetarët e Dibrës më thanë janë mbi 1000 të punësuar në bashkinë e Dibrës, jetojnë jashtë. Vetëm shkojnë tek bankomati marrin rrogën. Kjo është reforma territoriale. Sot nuk ka më shërbime, sot nuk ka më rrugë, nuk ka më infrastrukturë rrugore, sot ka vetëm kryetar të bashkisë së Tiranës dhe asnjë bashki tjetër që merr taksën e ndërtimit nga qytetarët këtu të Tiranës, nga bizneset këtu në Tiranë, se vetëm ndërton e gjë tjetër nuk bën. Dhe praktikisht të gjithë pushtetin lokal dhe pushteti vendor ka vdekur, është paralizuar. Sot nuk ka më pushtet lokal pranë qytetarëve dhe nuk ekziston më koncepti i pushtetit lokal. Për këtë arsye them që sot lajmi janë dy komisionet: komisioni i reformës zgjedhore, komisioni i reformës territoriale, të vonuara për këtë parlament. Duhet të ishin bërë vite më parë. Komisioni i reformës zgjedhore për herë të parë në tetë vite nuk u ngrit pas 2018-tës, një komision ku ne të diskutonim rekomandimet e OSBE-ODIHR. U bënë tre palë zgjedhje dhe nuk kishte mundësi të diskutohej në parlament se si ne mund të përmirësonim. Zgjedhjet nuk i organizon opozita. Zgjedhjet i organizojnë ata që janë në qeveri. Buxhetin e shtetit nuk e përdor opozita, e përdorin ata që janë në qeveri. Janë të gjitha çështje të vullnetit politik.

E kur flasim për integrimin evropian e kujtojmë vaiangun e opozitës. Kujtojeni vetes çdo dite sa vendime në dite merrni që shkelni me këmba 15 kriteret e Bashkimit Evropian qe nga krimi deri te korrupsioni qe nga prokurorimet publike deri tek postimi i parave. Çfarë po ndodh sot me shtetin shqiptare qe ne asnjë nga fushat nuk ka ecur përpara. Por kemi qene këtu dhe unë do vazhdoje te jem këtu e do te them Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret e tregon progres raporti e tregon sot procesi i vaiangut qe nuk ka përfunduar epo shtyhet. E tregojnë shume faktorë por si një vendim politike në mënyre që Shqipëria të mos mbetet pas, të mos cenojmë stabilitetin të mos cenojmë dhe pak standarde minimale që kanë mbetur, opozita ka qene krah, pro procesit të integrimit dhe nuk kam asnjë kompleks qe ta them dhe nuk me intimidon asgjë. Le te thonë sa te duan janë te shitur dhe te blere sepse unë jam këtu për qytetarët shqiptarë, jam këtu për ato që më kanë votuar, e jam këtu për treguar që politika bëhet ndryshe, nuk bëhet me baltë, por bëhet me fakte, bëhet këtu në Parlament. Kush do të vij të përballet këtu.
Kështu që i ftoj sot kolegët të votojmë Komisionin e Reformës zgjedhore, Komisionin e Reformës Territoriale, e t’i shohim të vërtetat në sy. Kjo e ka penguar procesin e integrimit këto 8 vite. Se kemi gënjyer për kanabisin, kemi gënjyer për pastrimin e parave, i kemi mbuluar hajt mos të flasim, kemi mbuluar edhe faktin që si menaxhohen fondet e IP-ës, u ngrit agjencia e medias, agjencia e koordinimit ndërqeveritare, shumë të tjera, ne prapë nuk flasim se cenon integrimin. Jo, jo, gjërat duhen thënë këtu, përndryshe pas 9 vitesh do të vazhdojmë akoma të diskutojmë për procesin e integrimit siç po diskutojmë sot. Dështimi dhe turpi më i madh i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij. Faleminderit!

 

REPLIKA E NËNKRYETARES JORIDA TABAKU NË SEANCËN E KUVENDIT

Faleminderit zonja kryetare! T’i kthejmë pak seriozitetin kësaj sallë dhe të flasim seriozisht.
Së pari, mua mu drejtoni me Ju, zonja Tabaku për ty. Kujt të duash mund t’i drejtohesh me Ti.
Unë kam bërë fushatë në vitin 2016 në Dibër, nuk kisha qenë ndonjëherë, ishte hera e parë. Jam deputete e Tiranës, vazhdoj të jem deputete e Tiranës.
Por ajo që kam parë dhe dëgjuar nga dosja “184”, e që ka parë dhe dëgjuar e gjithë bota për zotin ministër të Drejtësisë sot e për disa ish ministra e kolegë që janë sot në Parlament, duhet t’ju vinte turp dhe të mos vinin fare këtu sot në Parlament. S’duhet të vinit fare në Parlament!
Presion i jashtëzakonshëm më mësues, me infermier, me polici, me kriminelë; me këdo, për t’u ngritur i gjithë shteti në këmbë për të vjedhur zgjedhjet e pjesshëm në Dibër. Imagjino se çfarë bëjnë këta për qendroret! Por kur nuk kanë turp që dolën në të gjitha gazetat e gjithë botës dosja “184” dhe vijnë mburren këtu me sukseset imagjinare, ky nuk është faji im.
Unë besoj se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për zgjidhje e zgjedhje të drejta. Kanë nevojë për kandidatë bashkie normal. Kanë nevojë për qytetarë që jetojnë dhe punojnë atje. Kanë nevojë që të votojnë njerëz që janë në shërbim të tyre dhe jo të deleguar, jo banda, jo kriminelë, për këtë kanë nevojë sot Shqipëria. kështu që më 6 Mars, më dëgjoni se mos dilni në përgjime të tjera. Lërini njerëzit të votojnë të qetë. Mos ndërhyni! Kujdes Ulsi, se Dibra është akoma nën monitorim!

 

REPLIKA E FUNDIT E NËNKRYETARES SË PD, JORIDA TABAKU, NË SEANCËN E KUVENDIT

Të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë unë doja t’ju kujtoja të gjithë qytetarëve shqiptare, por zotit Manja në mënyë të veçantë, kur Robert Aga i kërkonte të bëhej shef komisariati në Bulqizë, përgjigja e zotit Manja ishte:
“Tani a do më dëgjosh mua? Bisedo me Xhemalin se Xhemalin e kam të madhin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafim që tit ë shkosh nalt, por na mbaro një çikë këto gjërat e vogla këtu në Dibër o miku im.
Në rregull. Mirë vëlla”- i thotë Rober Aga.
Kur ti të shkosh përpara drejtësisë për “Dosjen 184 “, atëherë do të jetë ditë e bardhë për Shqipërinë.