Sot ishte dëshmia e fundit e komisionit hetimor për inceneratorët, për tre impiantin e mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier që i kushtojnë buxhetit të shtetit 430 milion Euro. Ajo që dëgjuam për 10 orët e fundit ishte sigurisht dëshmitari që e mbronte korrupsionin, e justifikonte korrupsionin, hiqte përgjegjësin e tij nga korrupsioni, ia linte të tjerëve korrupsionin, por ajo që nuk arritën Shqiptarët të dëgjonin ishte se si ka mundësi që tre persona në kërkim janë sot duke marrë edhe sot e kësaj dite para nga buxheti i shtetit. Unë besoj që komisioni hetimor i ka bëre një nder të madh publikut duke bëre transparente faktet duke vendosur përpara gjithë qytetarëve me zë dhe me figurë, me zërin e Administratorëve të kompanisë por edhe përfaqësues zyrtar, ministrave, dhe kujtdo tjetër atë që ka ndodhur me aferën e tre inceneratorëve. Sot z. Rama dështoj të thoshte se ku kanë shkuar 100milion që janë paguar këto iniciator. Sot z. Rama dështoj që të thoshte se si ka mundësi që një kontratë ti jepet një kompanie pa asnjë eksperiencë, me persona që nuk kanë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve, me asnjë kapital bankar, me lidhje me të paktën me dy prej ministrave të tij. Në shkelje të ligjit të këtij shtetit duke injoruar me një arrogancë të plotë çdo ligj, kushtetutën dhe çdo procedurë zyrtare dhe sigurisht refuzoj si gjithmonë të thotë të vërteten, bëri mbrojtjen më të mirë politike, publike, për ato që sot janë në kërkim. Unë nuk kisha asnjë pritshmëri tjetër. Komisioni provat i ka, i ka administruar, dëshmitë i ka administruar, e ka parë se si janë përdorur fondet e buxhetit të shtetit. E ka parë që këto inceneratorë dhe sot që flasim nuk funksionojnë, por çudia më e madhe është se si mundet një kryeministër i një vendi që ka dy ministra sot përpara drejtësisë, të vazhdojë e të jetë krenar për çdo vepër korruptive. Unë nuk arrita dot që të marrë përgjigje për këtë. Në çdo vend normal kryeministri duhej të ishte dorëhequr.

Pyetje: Po SPAK-ut i besoni zonja Tabaku?
Jorida Tabaku: Unë nuk dua të paragjykoj punën e askujt. Nuk dua të paragjykoj rezultatet e askujt. Ne do të bëjmë punën tonë aq sa ne kemi mundësi për të çuar SPAK-ut dosjen e plotë të kësaj afere. Por iu siguroj që dosja do të jetë me përgjegjësitë e secilit. Me përgjegjësitë ligjore të secilit. Aty ku është shkelur ligji nga secili. Sigurisht që dëshmia e sotme ne na shërbeu për të kuptuar që Edi Rama si gjithmonë do i shes të gjithë vartësit e tij. Nuk do të mbrojë askënd përveç vetes së tij. Por mbrojtja politike që i ofroi kësaj afere sot, ka qenë e paprecedentë. Janë 430 milionë euro dhe të vërtetën nuk e mbulon dot askush, sado i zoti të jetë, sado të aktrojë dhe sado propagandë që të ketë.
Pyetje: Zonja Tabaku a doli në pah ndonjë provë apo element i ri gjatë dëshmisë së zotit Rama, të cilën komisioni nuk e dinte më parë?
Jorida Tabaku: Unë besoj që komisioni i kishte të qarta faktet. Për sot doli në pah fakti që firma e kryeministrit është hedhur me vetëdije. Mbrojtja që ai bëri sot nuk ishte mbrojte e rastësishme. Ai ka pasur qëllimin për t’ia dhënë këtë kontratë koncesionare tre kompanive pa asnjë eksperiencë, pa asnjë kapital në bankë. Ai ka pasur dijeni që ka firmosur, ka besim të plotë tek ato që i kanë çuar Vendimet e Këshillit të Ministrave. Ai e di se çfarë ka ndodhur, e di se nuk incenerohet, e di që nuk kryhet procesi, e di që janë projekte në letër, e di që po përdoren për pastrim parash. Besoj se ky konfirmim, për gjithë shqiptarët, është më shumë se çdo fjalë që unë të them. Dhe një fjali të fundit për çështjen e 430 milion Eurove. Sot e gjithë propaganda e tij, besoj dhe e ministrave të tij gjatë dy ditëve të fundit ishte si i keni mbushur mendjen shqiptarëve që janë 430 milion Euro? Dhe këtë nuk arriti dot ta zhbëjë sado që aktroi. Aktroi nga fillimi deri në fund. Sepse e vërteta është shume e vështirë për tu mbuluar. E vërteta gjithmonë del dhe sot përpara gjithë shqiptareve, nuk ka shqiptare qe te mos e besoje qe janë dhënë tre koncesionet personave ne kërkim, 430 mln euro, me mbështetjen, njohurinë dhe dijeninë e plote te Edi Ramës, edhe me krenarinë e tij për te mbrojtur këtë afere korruptive. Por ajo qe është me e rëndësishme për shqiptaret është te kuptojnë qe jemi te vendosur për te çuar përpara ketë dosje përpara organeve te drejtësisë.
Faleminderit për durimin te gjithë kolegeve gazetare sepse kane qene dite te gjata dëshmish, kujtdo qe i ka transmetuar mbledhjet e komisionit hetimor, por edhe gjithë kolegeve ne Komisionin Parlamentar te maxhorancës dhe te opozitës.
Falënderoj te gjithë koleget e opozitës për një pune dinjitoze qe kane bere!
Falënderoj PD që nga dita e pare 6 vite me pare, me insistim, pa rreshtuar asnjë dite ka denoncuar ketë afere, deri kur erdhëm sot qe Kryeministri i vendit pranoi përpara gjithë shqiptareve qe kishte dijeni.
Faleminderit!