Sot në Maqellarën me 15 mijë banorë , e braktisur totalisht nga keq-qeverisja lokale dhe ekzekutivi i Edi Ramës. Asnjë investim në bujqësi, blegtori dhe zhvillimin e ekonomisë agrare në këto 9 vite të Rilindjes. Banorët e fshatrave dhe fermerët shprehen se nuk është bërë asnjë investim në bujqësi dhe nuk janë shpërndarë subvencione nga grantet e ministrisë. Sistemi i Ujësjellës Kanalizimeve nuk funksionon dhe tokat janë lënë djerrë të papunuara, pasi nuk është investuar gjithë këto vjet në sistemin vaditës. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase nuk shiten, sepse monopolet e importeve të huaja dhe mungesa e infrastrukturës pengojnë tregtimin e tyre. Nga ana tjetër taksat dhe çmimet e papërballueshme të karburantit dhe imputeve bujqësore kanë çuar në një krizë të thellë tregtimin e prodhimit vendas.
I shpjegova banorëve se programi i Partisë Demokratike për Dibrën synon kthimin e bashkisë dhe të shërbimeve publike tek banorët e Peshkopisë dhe të fshatrave.
” Dibra është një potencial i jashtëzakonshëm prodhimi bujqësor, por dhe për zhvillimin e agrobiznesit dhe turizmit malor. Nëpërmjet investimeve, menaxhimit të duhur dhe të ndershëm të taksave lokale, si dhe programeve në bashkëpunim dhe me donatorë ndërkombëtare, do ti kthejmë Dibrës dhe dibranëve krenarinë dhe zhvillimin që meritojnë. Nga Dibra nuk duhet të ikë askush, por përkundrazi sofra dibrane duhet të mirëpresë çdokënd nga trevat brenda dhe jashtë kufirit. Së bashku do ta kthejmë Dibrën një zonë me stabilitet dhe shpresë
#VotoPartinëDemokratike
#VotoLuanHaka
#Voto2✌️