Kandidati Bushati tha bashkia do ketë bashkëpunim të afërt me universitetin e Shkodrës në takimin e zhvilluar me pedagogët.
“Me pedagogët e Shkodrës duke folur për shqetësimet dhe problematikat e universitetit. Një ndër takimet më të vecanta për mua. Themelet për një qytet të fortë duhet të jene tek dija.
Boshatisja e universitetit të Shkodrës, është këmbanë alarmi. Ata që kanë mbyllur sytë dhe veshët e kanë gabim. Nuk kam ndërmend të përsëris gabimet e të tjerëve. Madje, edhe në këtë fushatë, jam munduar t’i jap hapësirën e duhur më të mirëve. Pjesë e ekipit tim janë të rinj dhe të reja të mirëshkolluar. Këtë model do e ndjek edhe te punësimi i të diplomuarve të universitetit të Shkodrës: mundësi dhe meritokraci”.