Brenda parlamentit shqiptar nuk po ndiqet rendi i ditës, se s’ka si të ndiqet rendi i ditës. Në rendin e ditës janë dy marrëveshje ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me ambientin, kanë të bëjnë me lundrimin detar, por në fakt sigurisht ka një ngjarje madhore për të cilën një qëndrim i qartë dhe i paekuivok i imi dhe Partisë Demokratike është shprehur tashmë. Dënimi i agresionit Rus në termat më të ashpra dhe një thirrje NATO-s, BE-së dhe OKB-së për një veprim të shpejt të bashkuar dhe rezultzativ kundër këtij agresioni. Por ndërkohë kemi këto ngjarje, nuk mund të harrojmë se për më shumë se dy javë, në mënyrën më të paprecedentë në 30 vite pluralizëm, opozita, Partia Demokratike, Komisioni Tabaku, ia ka dalë të zbardh të vërtetën e aferës më të madhe korruptive në këto 30 vite, që është afera e inceneratorëve. 430 milionë euro të cilat i janë zhvatur qytetarëve shqiptarë në një mënyrë dhe në një formë nga Edi Rama, nga të paktën 3 ministra të tij, të paktën 3 kryebashkiak të tij dhe nga 2 sekretarët e tij të përgjithshëm. Ai i kryeministrisë dhe ai i partisë në rolin e tij si ministër, pra, Ëngjëll Agaçi dhe Damian Gjiknuri, nuk mund të futen në thes aq saç mund të futen këto katër minare të xhamisë së Namazgjasë, aq mund të futet në thes kjo e vërtetë. Është e turpshme se si sot përpiqet të zhbëhet ajo që të gjithë shqiptarët e kanë ndjekur ditë pas ditë, me orë të tëra, ju e keni parë Komisionet kanë filluar në orën 9 të mëngjesit, kanë mbaruar në orën 1 apo 2 të natës.
Është e turpshme se si përpiqet të mbulohet dielli me shosh. Për herë të parë në këto 6 vite e vërteta ka dalë në shesh sepse komisioni hetimor parlamentar nuk është censuruar nga shumica e mediave dhe e vërteta është faktuar në mënyrë institucionale. Ajo që ne kemi denoncuar me fakte, me prova nga selia e Partisë Demokratike që para 6 vitesh. Sot u provua përmes institucioneve zyrtare të shtetit, përmes komisionit parlamentar të Parlamentit të Shqipërisë, fal insistimit dhe profesionalizmit të Partisë Demokratike. Sidoqoftë, ky është vetëm fillimi. Ndërkohë që përgatitet raporti përfundimtar i këtij komisioni, që është edhe testi i lakmusit për moralin e disa prej anëtarëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste se të tjerët janë zhytur deri në fyt. Ndonjëri është edhe vet i çuditur që s’është nën pranga tani, që është akoma në atë sallë kur duhej të ishte bashkë me Lefter Kokën dhe Saimir Tahirin tek 313-ta. Ndërkohë që po përgatitet ky raport, unë i drejtoj një thirrje të përsëritur Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, në veçanti byrosë kombëtare të hetimeve dhe prokurorëve të SPAK-ut. Magnituda, domethënë përmasat e këtij skandali, janë zbuluar dhe zbërthyer në fakte konkrete.
Do të mjaftonte pohimi i Erion Veliajt që të gjitha veprimet janë bërë pa një vendim të këshillit bashkiak dhe VKB-ja fallco, apo tjetër për tjetër e paraqitur para komisionit hetimor si një dëshmi e rreme e ndëshkueshme penalisht si një indicie për të nisur menjëherë procedimin penal të tij. Do të mjaftonin gënjeshtrat e Arben Ahmetajt në raport me njohjet e tij personale me Mirel Mërtirin, siç u zbulua me profesionalizëm nga komisioni dhe u raportua nga rrjeti i pavarur investigativ i gazetarëve të Ballkanit, BIRN që në Shqipëri njihet si Reporter.al, që e njëjta gjë të kishte ndodhur me zëvendëskryeministrin aktual. Do të mjaftonte fakti që 17 akte zyrtare u ndërmorën brenda 8 orëve për t’i hapur rrugë një procedure e cila brenda ditës u hap oferta, u shpall fituesi dhe u lidh kontrata dhe pastaj pak ditë më vonë iu dhanë parapagesë 20 milionë euro të shqiptarëve që Ëngjëll Agaçi të ishte sot në ndalim qoftë për arsyet që parashikon ligji për mos prishjen e provave, qoftë për mos largim nga vendi, mos arratisjes si dy të arratisurit tashmë Gugallja dhe Zoto. Do të mjaftonte fakti që i pari i kësaj pune Edi Rama, nuk arriti t’i jap përgjigje asnjë prej pyetjeve, por po veçoj një nga pyetjet.
Si ka mundësi që bëhen tre procedura të ndryshme, Elbasani me 17 vendime brenda ditës, Fieri me një prokurim teatral, ku nga njëra anë është i njëjti person, Mirel Mërtiri dhe nga ana tjetër është punonjësja e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, që janë e njëjta gjë që themelon një kompani për t’u futur gjoja në tender, që e fiton pastaj një kompani hije italiane dhe pastaj aksionet prej 28 milionë eurosh shiten për 200 mijë euro për të kuptuar se çfarë ndodhi me prokurimin e Fierit. Për të arritur pastaj tek ai i Tiranës, ku siç e thash, vet kryetari aktual i bashkisë të dëshmojë duke u vetdemaskuar për përmes VKB-së tjetër për tjetër që solli se është bërë jo vetëm kundër ligjit, por pa asnjë mbështetje ligjore. Këto nuk janë më denoncime. Ajo që dua të bëjë të qartë për qytetarët, të cilët e kanë kuptuar se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar që kjo është vjedhja e shekullit, 430 milionë euro të shqiptarëve janë marrë nga një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga politikanët e nivelit të lartë nga kryeministri, ministrat, kryebashkiak dhe nga një grup personash që kanë funksionuar edhe si fasadë dhe si prestanome, por edhe si përfitues indirekt të thirremeve të kësaj afere, por bëhet fjalë për fakte objektive të cilat përbëjnë indice për veprim nga SPAK-u. Ndërkohë që aktualisht kemi vetëm një të ndaluar dhe i vetmi i ndaluar është Lefter Koka, siç e kam thënë prej fillimit është bishti i kësaj afere.
Çdo moment që kalon është i çmuar për hetimin, çdo moment që kalon keqbërësit të cilët u vetdenoncuan përmes dëshmive të tyre para komisionit hetimor sikur flisnin, sikur nuk flisnin apo gënjenin, apo refuzonin të jepnin dëshmi, shkatërrojnë prova. Potencialisht shkatërrojnë prova. Intimidojnë dëshmitarë. Komisioni ka ecur me një rritëm të jashtëzakonshëm, a ka ecur me një shpejtësi të rrufeshme dhe shumë detaje kanë humbur, kanë humbur në kuptimin e raportimit se janë aty, janë të regjistruara. Por kanë humbur në kuptimin e raportimit dhe këtu nuk është faji i juaji, sepse faktikisht ka qenë një maratonë me shpejtësi sprinti nga fillimi deri në fund. Një nga faktet që ka humbur, në mënyrë të suksesshme por të turpshme socialistët kanë bllokuar, anëtarët socialist të komisionit kanë bllokuar disa dëshmi të rëndësishme, duke filluar me dëshminë e një prej kolegëve tuaj, Artan Ramës, i cili ishte një nga denoncuesit e hershëm para shumë vitesh të këtij koncesioni korruptiv dhe për të cilin humbi vendin e punës.
U largua nga vendi i punës. Dëshmitë e punonjësve të cilët janë detyruar nën presion të nënshkruajnë akte korruptive për të cilat mbajnë përgjegjësi penale dhe e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale, burgut është të tregojnë të vërtetën, që i detyruan të firmosnin, të tregojnë emrat e atyre që i detyruan të firmosnin. E pra, anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin për inceneratorët kanë ndaluar dëshminë e tyre, kanë ndaluar sepse e dinë fare mirë që nëse këta specialistë, punonjës të administratës, të cilët aktualisht kanë bërë këto shkelje ligjore dalin para Komisionit dhe tregojnë fare qartë që janë detyruar të hedhin firmën përkundër kërcënimeve, apo qoftë edhe premtimeve atëherë e gjitha kalaja e rërës e gënjeshtrave të Edi Ramës dhe ministrave dhe kryebashkiakëve të tij bie.
Ajo që nuk kanë përllogaritur, sot janë në një ofensivë për të zhbërë të vërtetën që nuk kanë shans ta zhbëjnë, ajo që nuk kanë llogaritur është që secili prej këtyre fakteve të aferës 430 milionë tashmë përbën indice ligjore, objektive për SPAK-un për të vepruar.
Nuk janë më denoncime.
Janë fakte të një Komisioni Hetimor Parlamentar.
Së pari unë dua të përgëzoj dhe të falënderoj zonjën Tabaku dhe anëtarët e Partisë Demokratike në këtë komision dhe besoj se shpreh sentimentin jo vetëm të demokratëve, por të gjithë shqiptarëve të ndershëm nga të cilët kam marrë me mijëra mesazhe në celular, në Facebook, në mbështetje të punës së Komisionit Tabaku, mesazhe shumica prej të cilave sigurisht jepnin mbështetje, por po kështu kërkonin që puna të shkojë përpara.
Pra nuk ia kanë dalë dot të hedhin perden e propagandës në punën e kryer dhe për këtë padiskutim që meritojnë në falënderim dhe një përgëzim si kryetarja e këtij komisioni dhe anëtarët e Partisë Demokratike, anëtarët e këtij komisioni.
Së dyti, në këto momente që flasim ata po përgatisin apo kane nisur shume shpejte përgatitjen e raportit, siç ju thashë ky është dhe testi do të kemi një raport apo do të kemi dy raport. Një raport do të dëshmonte se ka një fije ndërgjegje të këtyre deputeteve socialiste që nuk janë pjesë e kësaj afere. Ka një fije ndërgjegje në raport me ata që kanë shkuar dhe kanë kërkuar votën dhe i kanë thirrur nëpër kafet e Fierit, Elbasanit, të Durrësit apo i janë futur në shtëpi, në oborre, në apartament, dhe i kanë thënë votoni për mua votoni për partine socialiste . Ka një fije ndërgjegje që paratë që i janë vjedhur ju te dashur pension, vogëlush shqiptar, prindër, familjar, infermier, mësues, gazetar, punonjës policie, forcat të armatosura, sipërmarrës, punëmarrës, punëdhënës, këto para që iu janë vjedhur ju nuk do të mund ti gëzojnë në çfarë do parajse fiskale ti kenë çuar përkundrazi ne do të bëjmë gjithçka që ata që kanë qenë pjesë e kësaj skeme kriminale të shkojnë para drejtësisë dhe prapa hekurave dhe ligji Shqiptarë që mundëson gjurmimin e këtyre parave në çdo cep të botës.
Të mundësojnë rikuperimin e këtyre parave dhe tua ktheje pensionistëve, fëmijë shqiptarë, familjeve në nevoje, sipërmarrjes Shqiptare, punonjësit e sektorit publike pra janë paratë e shqiptarëve janë marrë nga xhepat e shqiptareve, janë marrë nga xhepat tuaj. Të dashur qytetar dhe ky është një test dhe jo i parëndësishëm për fat të keq natyra konflikt tualet e politikes këto vite na ka bërë qe të paragjykojmë se asnjëri nga këto nuk do ta votoj raportin, dhe mund të ndodh kështu sepse ndodhemi ne kulmin e Tiranës se korrupsionit, por për fat te mire ajo që po kërkojmë nuk është te rreshtohen me partin demokratike apo për partine demokratike, po i kërkojmë për ti kthyer Shqiptarëve hakën, bukën e gojës, që ju kanë marrë një grusht njerëzish dhe për të vërtetuar me këtë votë dy gjëra. E para që nuk jam pjese e kësaj afere as materialisht e as moralisht dhe e dyta qe kam guximin si qytetar si asgjë tjetër.
Si prindër në qofte se i kanë fëmijë, si bijë nënash dhe baballarësh në qofte se i kanë prindërit në jetë dhe jetojnë me pensionet mizerabël që kjo qeveri nuk i ka rritur as me inflacionin. Që ka një përgjegjësi që shkon përtej qenit socialist apo demokrat. Ka një përgjegjësi qe ka të beje me qenien njeri, me të pasurit një shpirt, një mendje, një fytyre njerëzore që bashkëndjen me qytetarët që ky nuk është një ishull nga vuajtjet e Shqiptarëve anë e mbanë Shqipërisë nga qendra e Tiranës deri në cepat më të largët të Shqipërisë. Ky është testi i parë mesa di unë vjen te enjten e ardhshëm, a do ketë ndonjë socialist kurajën ta pohoj me votë atë që thotë nën dhëmb, iu thotë dhe ju siç na thonë dhe ne, kjo është një vjedhje e paimagjinueshme. Dhe kjo na bën me turp sikundër shumë prej tyre kanë bashkëpunuar deri në nivele të larta duke furnizuar me dokumente zyrtare që vërtetojnë korrupsionin, komisionin hetimore.
Unë dua ti shpreh mirënjohjen çdo socialisti dhe socialistë qe e ka bëre këtë, mund të mos jemi dakord me mijëra gjëra, mundet për disa me ta, disa prej tyre të si kryetar i partisë demokratike disa çështje fondamentalë që mund të na ndajnë përjetë sepse kanë të bëjnë me pikëpamjet tona për qytetarët, për demokracinë, për mëkatet që rendojnë mbi ta por për këtë aspekt pavarësisht se cili ka qene motivi por shpresoje qe motivi të ketë qene ky pra të jemi njerëz radhë të parë, para se të jemi politikan e deputet e ta kuptojmë si njerëz çfarë i kemi bere këtij vendi. T’i marrësh 430milion Euro përmes një anëtari i bandës Lushnjës se kemi harruar ta themi, Mirel Mërtiri ka qene anëtar i bandës Aldo Bares, ai që thoshte atje në kuvend që nuk e kam takuar, sipas raportimeve të vetë ministrave të tij, është ulur me të në kryeministri, ka darkuar me të në kryeministri, e ka shpallur gjeni para ministrave të tij, është ulur me të në kryeministri, ka darkuar me të në kryeministri, e ka shpallur gjeni para ministrave të tij, Mirel Mërtirin, anëtarin e bandës së Lushnjës. Dhe sot i jep imunitet. Sot njerëzit më të afërt të tij janë në arrati ndërkombëtare, prej Edi Ramës, siç i jep imunitet edhe disa prej faktorëve të lidhur me Lefter Kokën. Pse? Sepse Edi Rama e di fare mirë se në qoftë se drejtësia e merr këtë punë kolosale të komisionit, të Tabakut dhe e kthen në një ndjekje shembullore penale, kjo do të shembë nga themelet ngrehinën e korrupsionit 30 vjeçar Shqiptar.
Gazetarja: Socialistët vazhdimisht përmendin besimin tek SPAK-u.
Lulzim Basha: Më falni, të përmendësh besimin tek SPAK-u e të thërrasësh prokurorët e ti bësh presion, të kthesh mbrapsht makinat që nisen për të arrestuar zyrtarë të lartë të kryeministrisë në mes të natës, ky është një problem i jashtëzakonshëm. Apo ti thuash po bëtë këtë e keni personale, keni luftë me mua, kjo është e papranueshme. Prandaj thirrja që bëra nga foltorja e kuvendit sot, ishte e qartë dhe përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë, siç e kam ndarë me disa prej jush, korrespodentë të Partisë Demokratike, por tani jeni edhe të tjerë këtu, është kjo: kemi nevojë të jemi njerëz në radhë të parë pastaj politikanë. Si njerëz e kuptojmë që edhe politikanë të SPAK-ut, dhe hetuesit e SPAK-ut janë prindër, disa prej tyre. Kështu? Janë bashkëshortë, janë qytetarë dhe të gjendur nën presion nga njeriu më i pushtetshëm, edhe me pushtete që si takojnë, drejtpërdrejt nga ai apo nga të dërguarit e tij, padiskutim që janë në pozita të pabarabarta. Një prokuror i kërcënuar drejtpërdrejt, apo prokurorët e kërcënuar, apo hetuesit e kërcënuar drejtpërdrejt nga një qeveri e kapur në vjedhje, nga një kryeministër i kapur në vjedhje, sigurisht që kanë dhe duhet të kenë mbështetjen e plotë të çdo qytetari të republikës. Si qytetarë në radhë të parë duhet ti themi keni mbështetjen tonë, aq sa jemi, 4.2 milion qytetarë të Republikës së Shqipërisë me gjendje civile, e nuk e di se sa jemi këtu, ndërkohë që vendi vazhdon zbrazet për shkak të këtij korrupsioni. Ti themi keni mbështetjen tonë si qytetarë. Sigurisht, mbështetja ime nuk është thjesht si qytetar, është si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës dhe shpresoj të njëjtën gjë të bëjnë edhe gazetarët, edhe mediat, edhe organizatat joqeveritare, siç po e bën faktori ndërkombëtar, që i thotë çdo prokurori dhe hetuesi të SPAK-ut dhe BKH-së, keni mbështetjen tonë, mos u tutni, mos u impresiononi, mos u përzjenë në këtë aferë, bëni detyrën për të cilën paguheni. Dhe keni mbështetjen tonë të plotë, politike të Partisë Demokratike, morale si qytetarë. T’ia përsërisim kudo, ky është momenti i testit për ju, ky është momenti i testit. Prandaj u ndërtua kjo strukturë, nuk u ndërtua për të kapur një dikë që mund të ketë vjedhur një dyqan buke, por për të kapur politikanët e korruptuar dhe komisioni hetimor parlamentar iu ka dhënë faktet se si ka ndodhur ky korrupsion. Ju keni kodin e procedurës penale, keni kodin penal, keni ligjet e tjera, që ju detyrojnë të veproni për të mos prishur provat, për të mos u larguar në drejtim të paditur. Para një viti kam paralajmëruar largimin në drejtim të paditur dhe ata dy për të cilin paralajmërova sot janë në kërkim ndërkombëtar. Pse duhet të ndodhte kjo? Sepse SPAK-u është nën presion nga Edi Rama, nën presion politik. E pra gjëja e parë, se është e kollajtë të themi këtë, të themi SPAK-u është nën kontroll të Ramës, sigurisht mund ta themi dhe këtë, por le të bëjmë një përpjekje të gjithë bashkë si shoqëri, me këta instrumente që kemi, me këta punonjës police, me këta punonjës të SPAK-ut e të BKH-së, e tu themi hiqeni për një moment uniformën e policisë, hiqeni për një moment uniformën, togën e prokurorit të SPAK-ut, apo atë stemën e BKH-së, mendoni si prindër, mendoni si qytetarë, mendoni që gjithë këta shqiptarë të varfëruar në palcë, të vjedhur, sepse vendi nuk është i varfër, është i vjedhur nga kjo qeveri, nga ky kryeministër, i kanë sytë nga ju. Për hir të fëmijëve tuaj dhe të gjithë shqiptarëve, zbatoni ligjin, nuk po iu kërkojmë asgjë më shumë. Zbatoni ligjin! Momenti që janë kapur në flagrancë në komisioni hetimor, në atë moment BKH-ja duhet t’ia behte në sallën e komisionit hetimor, ti kërkonte kryetares të ndërpriste sesionin, ti komunikonte marrjen të pandehur të paktën 3 apo 4 zyrtarëve dhe pastaj të vazhdonte. Disa prej tyre duhet të ishin sot në qeli, duhet të ishin shoqëruar. Pse? Sepse mund të prishin provat. Në këtë moment që flasim, mund të jenë duke intimiduar dëshmitarët, mund të jenë duke larguar dëshmitarët, ata punonjësit që nuk pranuan ti sillnin në komision. Një zot e di se çfarë mekanizmash përdorin për ti intimiduar, por e dinë fare mirë si vepron mafia dhe e dimë si vepron mafia politike. Këta janë të gjithë të pushtetshëm dhe e vetmja frenë, e vetmja mundësi për ti frenuar është që pasi ne kemi bërë punën tonë, ashtu siç premtuar para qytetarëve, drejtësia të bëjë punën e vet. Pra sot është një ditë për të thënë 3 gjëra. Vjedhja 430 milion nuk ka shqiptar më, s’ka nevojë të merremi çfarë do që të thonë në atë sallë, sikur të montohet, të bëjnë një operacion dhe ta montojnë mikrofonin të goja, të flasë 24 orë në ditë Edi Rama, në facebook e në çdo media tjetër, nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar vjedhjen 430 milion Euro të shqiptareve. Doli me fakte nga komisioni hetimor. Disa qanë, disa gënjyen, disa nuk erdhën, disa u spërdrodhën, por vjedhja e shekullit u dokumentua në kuptimin e hetimit parlamentar. Kjo është e para. E dyta, mbështetje totale për SPAK-un. Veproni! Sytë janë nga ju. Keni mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike. Jam i bindur, keni mbështetjen e çdo qytetari, të djathtë e të majtë. Janë paratë e të gjithë shqiptarëve, edhe të socialistëve, të të gjithëve, që janë vjedhur nga një grusht njerëzish. në mënyrën më të përbindshme. Pse e them këtë? Kanë vepruar sikur kanë qenë në një monarki absolute, kanë vepruar si hajduti që mendon se nuk do kapet kurrë. Dhe të gjitha këto kanë ndodhur pa dijeninë e Edi Ramës?! Këtij njeriu që nuk i shpëton asgjë, i paska shpëtuar fakti që në Elbasan u bënë 17 akte zyrtare brenda ditës, fakti që në Fier u bë një procedurë teatrale, fakti që në Tiranë edhe bashkia edhe qeveria bashkëpunuan për një projekt jo pa leje mjedisore por pa leje fare dhe fakti që të tre projektet me procedura të ndryshme i ka një njeri, ai që sipas raportimeve të vetë ministrave të Edi Ramës, Edi Rama e ka quajtur para tyre gjeni, një ish anëtar i bandës së Lushnjës, do të mjaftonin këto fakte të provuara tashmë në komisionin hetimor që SPAK-u të procedojë, të kishte proceduar, por të procedojë se asnjë moment nuk është vonë. Ne kemi raportime të pakonfirmuara, se të enjten e kaluar është nisur procesi i arrestimit të një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe është kthyer mbrapsht. Ne kemi fakte të pa konfirmuara
Gazetarja: Kush është ky?
Lulzim Basha: Kur i them nuk i luan as topi. Raportime të pakonfirmuara, për sjellje të njëjtë në raport të paktën me një anëtar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste
Gazetarja: Deputet? Ministër?
Lulzim Basha: Anëtar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe deputet, përndryshe do e thoja ministër. Ndërkohë që komisioni hetimor ka nxjerrë në pah përgjegjësitë e kryebashkiakëve dhe të ministrave. Çfarë prisni më? Edhe një herë. Të flasim njëherë si njerëz me njëri tjetrin. Bëhet fjalë për bukën e fëmijëve shqiptarë, bëhet fjalë për bukën e prindërve, pensionistëve shqiptarë, bëhet fjalë për shkollat, spitalet, përditshmërinë e shqiptarëve. Imagjinoni se çfarë mund të ishte bërë me këtë shumë, është një shumë që shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë. 430 milion Euro nuk e kuptojnë. Është 1\10 e buxhetit të shtetit e përvetësuar nga 3, 4 njerëz. E dyta që dua të them, pasi i kam shprehur këtë mbështetje në mënyrë të përsëritur, mbështetje që e kanë dhe nga partnerët ndërkombëtarë, që kanë investuar dhe ata. Kollaj të thuash partnerë ndërkombëtarë, kane paguar taksat e tyre, taksa të amerikanëve, taksa të gjermanëve, taksa të italianëve, të francezëve, të grekëve, të gjithë anëtarëve të Bashkimit Europian, të britanikëve, edhe të britanikëve, kanë paguar taksat e qytetarëve të tyre për të ngritur këtë strukturë të drejtësisë për këtë ditë. Për këtë ditë prokurorët e SPAK-ut janë pajisur me një mbështetje financiare më të lartën në republikë. Nuk ka zyrtarë në Republikën e Shqipërisë që të paguhen më shumë sesa zyrtarët e SPAK-ut dhe të BKH-së. Mesatarisht dy herë më shumë sesa paga më e lartë. E kuptoni apo jo? Që mbrohen më mirë dhe më shumë. Tani po ju jap, sot, qartë në dritën e diellit, mbështetje të plotë politike. Mos prisni raportin. Faktet janë evidente, duhet të kishit vepruar që në fillim, por nuk është kurrë vonë. Nisni të veproni menjëherë! Ndërkohë Partia Demokratike po bën gati, përveç raportit edhe dy hapa të tjerë, sepse siç e thashë zhvillimet kanë qenë shumë intensive, por kanë ndodhur në një hark kohor shumë të shkurtër. Njerëzit mbajnë mend disa gjëra që kanë kërcitur, kanë bërë lajm, por shumë të tjera kanë humbur në intensitetin e ngjarjeve, të paktën për këtë s’mund tua vë fajin mediave. Sepse të tillë e ngushtuan kohën. Në fakt se donin fare, e ndërprenë njëherë. Tani koha u ngushtua, por faktet janë të regjistruara. Ndaj Partia Demokratike do të ecë përpara me dy hapa të tjerë. Hapi i pari do të jetë, që nisur nga këto fakte zyrtare, të komisionit parlamentar për inceneratorët, ku është vërtetuar vjedhja e shekullit, 430 milion Euro, nisur nga provimi përtej i çdo dyshimi, i përfshirjes në këtë vjedhje të shekullit i zyrtarëve më të lartë, nga Edi Rama, tek ministrat e tij dhe kryebashkiakët, do të kalojmë nga plani i kallëzimeve për tre inceneratorët që u bënë shkak për nisjen hetimit, ju e dini, SPAK-u në komunikatën ku ka njoftuar nisjen e hetimit, i referohet kallëzimit të Partisë Demokratike. Ne tani do të procedojmë edhe në nivelet e tjera të kallëzimeve penale, jo se kjo është e domosdoshme, sepse siç e thash, SPAK-u dhe siç e di çdokush, s’ka nevojë të jesh jurist, SPAK-u vepron me iniciativë kur sheh një krim dhe një qytetar duhet të veprojë me iniciativë për ta parandaluar ose për ta denoncuar. Ndërsa, në këtë rast, ky është si me thënë një provë më shumë që nuk janë vetëm fjalë, por kalojnë edhe në veprime konkrete për t’i kërkuar SPAK-ut të veprojë për çdo individ që është pjesëmarrës në këtë aferë korruptive.
Dhe padiskutim, pjesa politike se ka edhe një pjesë politike lidhet me faktin që komisioni hetimor ka provuar, ka nxjerr dukshëm mbi ujë se pengesa kryesore për zbardhjen e kësaj afere, është qeveria dhe kryeministri. Se me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër, hetimet nuk nisnin deri sa presioni i Partisë Demokratike, presioni i aleatëve, detyrojnë SPAK-un të nis hetimet. Se nuk donin as komisionin për inceneratorët se u munduan ta sabotonin, ta mbyllnin. U rihap fal ë insistimit tonë dhe të aleatëve. Por nuk mund të vazhdohet më tej kështu. Ose drejtësia do të marrë masat duke larguar nga pozicionet drejtuese dhe duke marrë të pandehur të gjithë ata që komisioni hetimor i ka nxjerr si pjesëmarrës në këtë aferë 430 milionë euro, ose ndryshe nëse drejtësia nuk e bën këtë punë dhe unë shpesh sot gjithë mbështetjen dhe shpresën që do ta bëjë, atëherë padiskutim që është koha për të ndërmarrë hapa të tjerë për të cilët padiskutim ne do t’iu mbajmë azhurnuar.
Pyetje: Z.Basha i keni çuar këto dosje edhe selive diplomatike?
Lulzim Basha: Selitë diplomatike, komuniteti ndërkombëtar kanë qenë gjatë gjithë kohës jo vetëm duke e ndjekur këtë proces nga afër, por një pjesë prej tyre janë shprehur publikisht për korrupsionin në tërësi dhe këtë aferë në veçanti. Ndaj unë nuk kam ndërmend të bëj as zëdhënësin e selive diplomatike dhe as të futem në detaje të bashkëpunimit shumë të ngushtë që PD dhe unë kemi me aleatët euroatlantikë.
Pyetje: Z.Basha një ditë më parë, z.Rama në mbledhjen e komisionit hetimor për inceneratorët deklaroi se “kur të shkoni ju në burg, nuk do t’ju përmend”. Keni një koment për deklaratën e tij?
Lulzin Basha: Unë nuk kam ndërmend të bie në nivelin e batutave të Edi Ramës, se po të bija do t’i thoja “në burg mund të shkoj për t’i çuar cigare ose ndonjë gjë tjetër që mund të ketë nevojë ai”. Por unë nuk do ta bëj, por ja që rashë në kurthin e batutës.
Kjo nuk është çështje batutash. Edi Rama për 10 orë është përpjekur t’ia hedhë me batuta. Popullit nuk ia hidhet me batuta janë 430 mln euro që mungojnë nga xhepat e tyre; nga çerdhet, nga kopshtet, nga shkollat, nga rrogat, nga pensionet, nga siguria ushqimore, nga shëndetësia, në një vend ku gjysma e familjeve paguajnë një vakt në ditë. Qeveria ia vjedh 430 mln euro. Ka 4 vjet që e denoncon opozita. Kapet me presh në duar në një institucion zyrtar sepse komisioni hetimor është institucion zyrtar dhe tani bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë!
Ndaj edhe një herë dua t’i kthehem asaj që thash. Dëshmia e djeshme e Edi Ramës ishte vula e zezë e turpit mbi këtë aferë korruptive. Çfarëdo që tha, sido që u mundua të dilte nga situata, sado herë që u mundua duke i rënë ballit me dorë; një gjë mbeti pa përgjigje. Si ka mundësi që ky që i di të gjitha, lideri global që di të gjitha, nuk dha përgjigje që një individ i vetëm, që tha “nuk mbaj mend që ta kem takuar”. Por për çudi gjithë Tirana e di, sepse njerëzit flasin, që hynte e dilte në Kryeministri si në shtëpi të vet. Një njeri i vetëm qëndronte prapa tre skemave njëra më ndryshe se tjetra.
Elbasani me 17 procedura në një ditë.
Fieri me prokurim teatral. Dhe Tirane kapur në vepër penale, pa VKM dhe me kryetarin e Bashkisë Tiranë dje, nën kryerjen e veprës penale nën betim ku shfaqi një VKM tjetër për tjetër, kur u pyet nga kryetarja e komisionit Tabaku.
Pyetje: Zoti Rama tha që s’mban përgjegjësi për procedurat?
Basha: Po sigurisht që nuk mbajnë përgjegjësi këta se po të mbanin përgjegjësi këta kjo nuk do të kishte ndodhur. Momenti që ndodhi këta duhet të kishin dhënë dorëheqjen, duhet të kishin shkuar përpara drejtësisë. Po këtu nuk jemi në një vend normal. S’jemi në një vend normal pikërisht prej këtyre, pikërisht prej kësaj sjellje. E vetmja shpresë për t’u kthyer në normalitete është pasi ne, PD kemi bërë punën tonë për 6 vite me radhë, edhe kur jemi censuruar, edhe kur jemi sulmuar, e kemi kthyer këtë pastaj një proces zyrtar përmes komisionit hetimor parlamentar. Edhe aty jemi sulmuar, për fat të keq nga qeveria. Tani gjithçka është gati për drejtësinë që të veprojë. Ndaj sot është dita që drejtësia të veprojë.
PD, znj.Tabaku do të procedojnë me hartimin e raportit përfundimtar. Ndërkohë që ne do të procedojmë edhe me hapat e tjerë.