KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,  LULZIM BASHA, ME GAZETARËT NË PARLAMENT

Lulzim Basha: Siç e keni vërë re gjatë gjithë seancës parlamentare fokusi i artisë Demokratike ka qenë  te afera e shekullit. Ajo që i gjithë opinioni publik, të majtë e të djathtë e kanë kuptuar se është vjedhja më e madhe që ka ndodhur në këto 30 vite, afera e djegies, së plehrave apo e inceneratorëve.

Pse është i rëndësishëm Koncensioni?

Sepse ju e dini që ne kemi  6 vite që e denoncojmë. Vitin e kaluar kemi qenë së bashku  3 javë ditë për ditë në ditët e fundit të vitit. Por komisioni ka bërë atë çka denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve dhe të medias nuk arrinin dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur këto para. Dhe mekanizmi është një mekanizëm i denjë për skenarët e mafies.

Të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit, agjencive të  shtetit të përfshirë drejtpërsëdrejti ose përmes dëshmive të tyre siç ishte dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve e cila praktikisht tha se inceneratori i Elbasanit është prokuruar pa prokurim, pra pa pasur një procedurë prokurimi.

Pyetja që shtrohet dhe sigurisht është retorike, a mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u  përfshirë vetë Edi Rama kryeministër?

Kjo është pyetja që i është bërë vazhdimisht. I është bërë dje nga disa prej kolegëve tuaj në Washington.

Përgjigja është qesharake: Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Ndërkohë që para syve të shqiptarëve janë akoma imazhet që kur inceneratori Elbasanit një nga tre inceneratorët e kësaj aferë që i ka kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro u denoncua atë ditë që u denoncua në prokurori Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar dhe çoi tek Inceneratori. Është rasti i parë e ndoshta unik në botë që mblidhet Grupi Parlamentar i një partie politike, për më shumë  i një partie politike në pushtet te një vend grumbullim plehrash. Pse?

Mjafton të dëgjoni mesazhet që Edi Rama i jep atë ditë nga inceneratori i Elbasanit, merr në mbrojtje një aferë korruptive, një aferë kriminale.

E rëndësishme është që ky komision po provon dita ditës se si funksionon ngritja e kësaj skeme dhe disa elemente sepse ka shumë, aq shumë saqë edhe media shpesh e ka të vështirë të përcjellë gjithçka. Siç e keni vërë re gjatë gjithë seancës parlamentare fokusi i Partisë Demokratike ka qenë  te afera e shekullit. Ajo që i gjithë opinioni publik, të majtë e të djathtë e kanë kuptuar se është vjedhja më e madhe që ka ndodhur në këto 30 vite, afera e djegies, së plehrave apo e inceneratorëve.

Pse është i rëndësishëm Komisioni?

Sepse ju e dini që ne kemi  6 vite që e denoncojmë. Vitin e kaluar kemi qenë së bashku  3 javë ditë për ditë në ditët e fundit të vitit. Por komisioni ka bërë atë çka denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve dhe të medias nuk arrinin dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur këto para. Dhe mekanizmi është një mekanizëm i denjë për skenarët e mafias.

Të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit, agjensive të  shtetit të përfshirë drejtpërsëdrejti ose përmes dëshmive të tyre siç ishte dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve e cila praktikisht tha se inceneratori i Elbasanit është prokuruar pa prokurim, pra pa pasur një procedurë prokurimi.

Pyetja që shtrohet dhe sigurisht është retorike, a mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u  përfshirë vetë Edi Rama kryeministër?

Kjo është pyetja që i është bërë vazhdimisht. I është bërë dje nga disa prej kolegëve tuaj në Washington. Përgjigja është qesharake: Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Ndërkohë që para syve të shqiptarëve janë akoma imazhet që kur inceneratori Elbasanit një nga tre inceneratorët e kësaj aferë që i ka kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro u denoncua atë ditë që u denoncua në prokurori Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar dhe çoi tek Inceneratori. Është rasti i parë e ndoshta unik në botë që mblidhet Grupi Parlamentar i një partie politike, për më shumë  i një partie politike në pushtet te një vend grumbullim plehrash. Pse?

Mjafton të dëgjoni mesazhet që Edi Rama i jep atë ditë nga inceneratori i Elbasanit, merr në mbrojtje një aferë korruptive, një aferë kriminale. E rëndësishme është që ky komision po provon dita ditës se si funksionon ngritja e kësaj skeme dhe disa elemente sepse ka shumë, aq shumë saqë edhe media shpesh e ka të vështirë të përcjellë gjithçka. Por esenciale janë disa elementë të cilët prapë edhe në një vend ku korrupsioni ka qenë endemik dhe problematik në të gjithë këto 30 vite janë të padëgjuara, të paimagjinuara si fakti i 17 akteve zyrtare brenda një dite.

Hera e tretë që e përsëris dhe ju ftoj ta bëni ju si media mos ta bëjmë ne si opozitë. Bëni një eksperiment sa kohë do që të përgatitet një vendim i Këshillit të Ministrave dhe pastaj ta shpjegoj Edi Rama dhe ministrat e tij se si brenda 8 orëve arritën të përgatisnin një VKM  të hanin ofertën, të përcaktonin fituesin, të lidhin kontratën dhe të na shpjegojnë se pse pas gjithë këtyre veprimeve qëndrojnë 2 apo 3 anonimë që tani janë në arrati dhe ministrat e tij, njëri prej të cilëve është tashmë i arrestuar, disa të tjerë presin se ku do të bjerë gishti i kurbanit të radhës dhe pyetja më kryesore, a mund të ndodhin këto pa dijeninë, miratimin dhe përfitimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës.

Kjo është çështja kryesore. E dyta që besoj se është evidentuar edhe sot në seancë, por që ka ditë që evidentohet është një ndarje domethënëse në 3 grupe. Grupi i parë është opinioni publik, janë shqiptarët se me paratë e shqiptarëve është bërë kjo aferë dhe Partia Demokratike që po e denoncon me këmbëngulje edhe kur deshën ta mbyllnin komisioni dhe  është e vërtetë që deshën ta mbyllnin dhe po kështu është e vërtetë që mbeti i hapur falë insistimit tonë dhe ndihmës së partnerëve padiskutim. Kush e mohon, gënjen. Është e vërtetë që sa herë që vijnë edhe dëshmitarë aty mundohen t’i pengojnë, ju e keni parë. Thirren dëshmitarët dhe anëtarët socialistë të Komisionit mundohen të pengojnë marrjen në pyetje duke sulmuar anëtarët e Partisë Demokratike, kryetaren e Komisonit duke pamundësuar ardhjen e disa dëshmitarëve të thirrur me loj lloj sebepesh vetëm e vetëm të mos bëhet transparencë.

Po ndërkohë çfarë ka ndodhur. Opinioni publik është informuar se ky nuk është denoncim dhe as akuzë, por një skemë e strukturuar. E ka kuptuar që kjo skemë e strukturuar është ndërtuar për të marrë paratë e shqiptarëve në kohën e pandemisë, në kohën e tërmetit për t’ua dhënë një grushti njerëzish. E ka kuptuar po kështu që këta njerëz që i kanë boshatisur llogaritë e tyre dhe që kanë regjistruar firmat e tyre jashtë Shqipërisë në fakt nuk janë  pronarët e vërtetë të këtyre parave. Pronarët e vërtetë janë politikanët që fshihen pas tyre. E kanë kuptuar që politikanët që fshihen pas tyre nuk janë  vetëm një me mbiemrin Koka, është bishti e kemi thënë që nga fillimi, është gjysma e kabinetit dhe është padyshim kreu i qeverisë.

Ky është grupi i parë në të gjithë këtë diskurs, diskutim përfshirë edhe sot  në Parlament, opinioni publik dhe Partia Demokratike, në krye të detyrës. Grupi tjetër është ata që janë kapur me presh në duar. Një pjesë e kupolës drejtuese të qeverisë në bashkëpunim me ata që i kanë konsideruar gjeni të kësaj skeme, por që në fakt janë gjeni të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët sa herë që në denoncojmë siç e shikoni janë  porositur të dalin dhe të flasin për çfarëdo që u vjen në mendje vetëm e vetëm që të heqin vëmendjen nga kjo aferë. Janë gati të merren me gjithçka.

Targeti i preferuar janë sigurisht sulmet kundër Partisë Demokratike me të njëjtin fjalor që përdor edhe faktori i tretë. Faktori i tretë nuk është pjesë e Partisë Socialiste por si në fjalor, si në qëllime janë të njëjtë, duan të heqin vëmendjen ose të zvogëlojnë impaktin e zbulimit  të kësaj afere nga Komisioni Hetimor Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pra, kemi nga njëra anë të bashkuar ata që janë kapur në aferë e një pjesë tjetër që i thotë vetës opozitë, por që bën opozitën e opozitës që  ka dalë nja 3-4 herë para jush këtu sot dhe aty brenda në sallë që zvogëlon punën e komisionit, mohon punën e komisionit, ngre lloj lloj pretendimesh, akuzash vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen nga kjo aferë dhe nga ana  tjetër kemi opinion publik dhe Partinë Demokratike.

Pyetje: Zoti Këlliçi ka qenë prezent, ka bërë denoncime.

Lulzim Basha: Nuk kam ndërmend të merrem me emra të përveçëm por në qoftë se ka diçka që duet qartë nga kjo seancë është që ka një palë që është e interesuar t’i shkojë të vërtetës deri në fund që është Partia Demokratike dhe dy palë. Njëra që do ta fshehë me çdo kusht të vërtetën dhe tjetra që do ta minimizojë apo ridikulizojë. Ka vetëm një Parti Demokratike, nuk është shaka dhe është fat i mirë që ka vetëm një Parti Demokratike sepse ka vetëm një interes publik. S’mund të ketë dy interesa publikë. Interesi publik është që të ruhen dhe të përdoren për nevojat e njerëzve paratë e taksapaguesve, ose të vidhen dhe të shpërdorohen siç po i shpërdoron Partia Socialiste me Edi Ramën. Se sigurisht që është e para, mund të jetë e dyta, por interesit publik i ka dalë për Zot një Parti Demokratike.

Pyetje: Teksa ju bëni zbardhjen e një afere siç është ajo e inceneratorëve, akuzoheni nga zoti Berisha për përfshirjen tuaj në aferën e Portit të Durrësit, po ashtu edhe tek ndërtimet në zonën e 5 majit apo të Laprakës. Si u përgjigjeni këtyre akuzave?

Lulzim Basha: Siç iu jam përgjigjur ditën e parë. Çdo ditë do të dëgjoni nga një akuzë të re apo akuzat e vjetra të ricikluara. Kanë një dhe vetëm një qëllim, të heqin vëmendjen nga beteja që Partia Demokratike dhe unë në krye të Partisë Demokratike po bëjmë jo për veten tonë, po për interesin e qytetarëve, për atë që quhet interesi publik. Ne jemi në këtë betejë për interesin e njerëzve dhe për hallet e njerëzve. Ata janë në këtë betejë për hallin e tyre. Dhe që të maskojnë hallin e tyre në betejën për hallin e tyre, nuk kursejnë asnjë shpifje, asnjë gënjeshtër si ato që sapo ricikloi ai fatkeqësisht dhe ju e cituat këtu sot dhe që bëhen në funksion të heqjes së vëmendjes nga e vetmja çështje që sot ka mbërthyer vëmendjen e çdo shqiptari, aferës së shekullit, aferës së inceneratorëve! Prandaj iu referova më parë, këtë kisha parasysh kur iu thashë që një gjë e re që mësojmë nga seanca e sotme në parlament apo që provohet, sepse nuk është e re, është që jemi ndarë qartësisht në dy grupe, Një pakicë e përbërë nga dy komponent, regjimi dhe patericat e regjimit dhe një shumicë shqiptarësh, paratë e të cilëve po vidhen dhe Partinë Demokratike që po e denoncon dhe do t’i shkojë deri në fund kësaj afere. Pavarësisht se denoncuesit, Partia Demokratike, kryetarja e Komisionit, anëtarët tanë të Komisionit, unë personalisht dhe çdokush tjetër, gjendemi në një breshëri shpifjesh, sulmesh denigruese nga Partia Socialiste, nga Sali Berisha dhe nga faktorë të tretë, sepse ka një interes dhe vetëm një interes, kjo aferë mos të shkojë deri në fund dhe që halli apo problemet e tyre personale të mbulohen me sulme politike.

Pyetje: Në daljen e fundit publike që keni bërë, i keni bërë thirrje SPAK-ut që të arrestohen ministrat që janë përfshirë në këtë aferë para se ata të shkarkohen nga kryeministri Rama, keni ndonjë informacion se për kë ministër bëhet fjalë ose që po bëhet kurban, se po përdor fjalët që përdorni edhe ju?

Lulzim Basha: Fjalë ka plotë, siç i kam dëgjuar ju i kam dëgjuar dhe unë, se jeni gazetarë, jeni të mirëinformuar. Por unë nuk i referohem fjalëve, unë i referohem precedentëve. Dhe precedentët janë që sa herë drejtësia ashtu siç është, se e dini vet si është, por nën presionin publik, nën presionin e Partisë Demokratike, pse jo edhe nën presionin e aleatëve gjeostrategjik që duan një Shqipëri që e lufton korrupsionin, sepse korrupsioni është armiku kryesor i përparimit të vendit, i mirëqenies së shqiptarëve. Sa herë që i janë afruar një ministri, ai ministri papritur ka dhënë dorëheqjen, pastaj është bërë subjekt i drejtësisë. Ky ka qenë rasti me Saimir Tahirin, ky ka qenë rasti me Lefter Kokën. Pra, përvoja na tregon që këta ndjekin një praktikë ku sa herë nxehtësia e drejtësisë në veprim i afrohet një prej krerëve politik të aferës, shtyhet jashtë radhëve dhe sigurisht pastaj mundohen me lloj lloj marifetesh të zgjasin procesin. Kjo është pyetja: e kujt është radha. Përgjigjja ime sigurisht po ta dija do t’ua thoja, është që e kujtdo të jetë radha, nuk mbaron radha pa shkuar tek i pari i punës, që është i pari i qeverisë.

Pyetje: Ju keni kërkuar ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale, sot pritet që të votohen anëtarët. Pse e shtytë?

Lulzim Basha: Në fakt sot në rendin e ditës nuk kanë qenë as njëra as tjetra dhe besoj që shumë shpejt, Partia Demokratike Partia Demokratike, në bashkëpunim me aleatët tanë opozitarë, do të bëjmë pjesën tonë të procedurës, në mënyrë që të dyja komisionet të nisin nga puna menjëherë. I pari është një zotim kryesor i ynë, e kam thënë në ditën e parë në parlament dhe arsyeja kryesore për të qenë në këtë parlament, që është produkt i një masakre zgjedhore është për të rikthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë, që do të thotë me fjalë të thjeshta për ti dhënë mundësi shqiptarëve ta zgjedhin qeverinë me votë dhe ta shkarkojnë me votë, gjë që sot nuk ekziston. 25 Prilli e vërtetoi këtë. Asnjë nga mekanizmat e 25 Prillit nuk është vënë para drejtësisë, as nuk është çmontuar, që nga patronazhimi, që nga bandat kriminale, që nga roli i parave shtetërore, i parasë së pistë për të blerë votat, tek skema e patronazhimit që përmenda në fillim, që është zbuluar tashmë edhe falë punës së medias, që shkon po aq thellë sa e denoncuam ne. Pra të gjitha këto, që ishin dhe subjekt i komisionit hetimor për zgjedhjet, që po kështu frika e Partisë Socialiste nuk e çoi drejt një përfundimi, por tani komisioni i reformës zgjedhore ka për detyrë që të bëjë pikërisht këtë, bazuar mbi atë që ka ndodhur, jo mbi një libër të bardhë. Ti ofrojë shqiptarëve një sistem zgjedhor dhe rregulla loje, por edhe garanci për zbatimin e tyre, që të paktën të kenë të garantuara standardet e zgjedhjeve si në Kosovë. Ndërsa i dyti ka të bëjë me një çështje shumë të prekshme për njerëzit. Nuk është politike, sigurisht çdo çështje është politike, por nuk është në kuptimin partiake. Tashmë është provuar do të thoja edhe më i thekuri ndër mbështetësit të ndarjes territoriale së 2015-ës, e ka të vështirë ta mbrojë që kjo ndarje nuk i shërbeu qytetarëve, por i dëmtoi ata. Dhe ne edhe gjatë fushatës së vitit të kaluar, që ishte fushatë e përgjithshme, pra për zgjedhjet parlamentare, një nga shqetësimet kryesore që kemi evidentuar gjatë bashkëbisedimit tonë me qytetarët ka qenë pikërisht ndarja territoriale dhe vetë qeverisja vendore, janë dy gjëra të ndryshme pjesë e të njëjtës. Ndaj ngritja e Komisionit për reformën e decentralizimit dhe të autonomisë të vetë qeverisjes vendore është një tjetër premtim, një hap drejt një premtimi që i kemi dhënë qytetarëve, që të kthejmë, t’ju kthejmë pushtetin vendor, në mënyrë që problemet dhe hallet e qytetarëve, që ka për detyrë ti zgjidhë pushteti vendor, zgjidhja të jetë afër tyre dhe jo larg tyre. Sot janë afro 40 shërbime, mbi 40 shërbime që duhet ti ofrojë pushteti vendor, për të cilat merr taksa ai vetë apo pushteti qendror, por nuk jep shërbime. Dhe kthehem dhe një herë, shembulli tipik është afera e inceneratorëve. Ka pasur një strategji të hartuar me financimin e partnerëve tanë, të Bankës Botërore të qeverisë Gjermane, për pastrimin e Shqipërisë, i cili parashikonte, ky plan parashikonte ngritjen e 12 landfilleve, në qoftë se nuk gabohem, të cilat kishin një kosto shumë më të ulët për pastrimin dhe për depozitimin, riciklimin dhe diferencimin e plehrave qoftë në qytete qoftë në zonat rurale. Kjo punë kryhej nga pushteti vendor. Shikoni çfarë ka ndodhur, e hodhën poshtë këtë strategji të paguar nga paratë e taksapaguesve perëndimorë, Bankës Botërore dhe taksapaguesve gjermanë, pa asnjë studim, e zëvendësuan me tre inceneratorëve, nga të cilët vetëm njëri është ngritur dhe nuk funksionon, ai i Elbasanit, tjetri është një karantinë dhe tjetri është landfilli i Tiranës. Kanë rritur taksat e pastrimit, kanë rritur çmimin e përpunimit të mbetjeve dhe siç po e shikojmë, paratë, jo vetëm nuk kanë shkuar për pastrimin e qyteteve, se qytetet po i shikojmë ditë për ditë sa të pista janë, i patë gjatë sezonit turistik se si i vunë flakën mbetjeve në Durrës, në Fier, në Shijak, në Kavajë, që ti detyronin që edhe ato taksa që qytetarët paguanin për pastrimin, të shkonin tek inceneratorët. Parashikoni se gjërat janë të lidhura. Në një shtet funksional, reforma territoriale, është shumë më shumë se ç’thotë fjala, është një instrument jo vetëm për ti shërbyer qytetarëve, por edhe për të luftuar korrupsionin, sepse një nga armiqtë kryesor të shtetit të së drejtës dhe një nga burimet kryesore të korrupsionit, është përqendrimi i pushtetit. Reforma territoriale do ti bëjë punë jo vetëm afrimin e shërbimeve tek qytetarët, por do të largojë edhe këto mekanizma që kanë shkaktuar afera të tilla të tmerrshme korruptive, si ky i inceneratorëve, të cilit patjetër me do ti shkojmë deri në fund me komisionin hetimor, por do të ngulmojmë që dhe SPAK-u ti shkojë deri në fund. E ka filluar me “bishtin”, ti shkojë deri te “koka”.

Pyetje: Duke qenë se z.Bylykbashi nuk e keni më, kujt do t’ia besoni përballjen me Damian Gjiknurin?          

Lulzim Basha: Grupi parlamentar i partisë demokratike ka kapacitete të jashtëzakonshme dhe sfida nuk do të jetë kë kemi, por kujt do t’ia besojmë kapaciteteve që kemi aty. Të jeni të sigurt që do të jetë një përfaqësim i denjë dhe dinjitoz,  për të bërë betejën në emër të qytetarëve për një sistem zgjedhor, i cili të prodhojë parlament, qeveri dhe pushtet vendor nga vota e qytetarëve dhe jo nga masakra zgjedhore si deri më sot.

Pyetje: Mendoni se do arrini një rezultat të kënaqshëm dhe të mos ankoheni siç bëtë në vitin 2020?                   

Lulzim Basha: E para e punës, në vitin 2020, jo vetëm që nuk u ankuam, por me marrëveshjen e 5 qershorit, siç e dini fare mirë ju, dhe siç e mban mend çdo shqiptar që i ndjek zhvillimet politike, ia dolëm që ti hidhnim poshtë Edi Ramës, skemën diabolike që kishte ndërtuar për të na larguar nga tryeza e këshillit politik, por në fund të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Ndryshimet e njëanshme kushtetuese, shkatërrimi i marrëveshjes së 5 qershorit, dhe më pas futja në lojë, rrëfimi i shumëfishtë që iu bë zgjedhjeve nga bandat, nga shitblerja e votës, nga paratë e tërmetit. Pra këto i dimë të gjithë. S’ka nevojë t’i rikthehemi edhe njëherë. Por ajo që tregon historia e vitit të kaluar dhe ajo e para dy viteve, është që partia demokratike dhe unë personalisht, nuk jemi dhënë në momentet më të vështira dhe nuk do jepemi asnjë lloj vështirësie, kur bëhet fjalë për interesin e njerëzve. Ka diçka që na motivon , që na jep forcë, na shtyn përpara, edhe atëherë kur çdokush tjetër e ka humbur besimin, siç ishte rasti në aferën e inceneratorëve, është fakt dhe ndjesi se çdo gjë që bëjmë, afrojmë ditët e largimit të regjimit dhe ditët e një Shqipërie normale, me një qeverisje normale për njerëzit. Ju faleminderit!