Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën  e inceneratorëve. Përditë shqiptarët që nuk sigurojnë ushqim mjaftueshëm për fëmijët e tyre, po shohin se si paratë e tyre kanë shkuar në xhepat dhe kontot bankare të qeveritarëve të korruptuar.

Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë.

Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para?  Mjafton ky fakt për të treguar se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Se si me bekimin e ministrave e zyrtarëve të tjerë, janë pastruar paratë në këtë mega aferë korruptive.

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, duhet të ishin me Lefter Kokën. Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama.

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

https://www.facebook.com/100044381798037/posts/510096483813074/