Të nderuar qytetarë të Shkodrës,
Më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit.
Votë votë bahet Shkodra ndaj, sa më shumë të votojmë, sa më shumë ta shprehim vullnetin tonë të lire, aq më e drejtë do të jetë kjo vendimarrje, për Shkodrën tonë, për të gjithë ne.
Le të bëhemi bashkë të rinj e te reja për të vendosur të ardhmen tuaj!
Le të bëhemi bashkë, qytetarë te Shkodrës , nana e motra për ta ndërtu së bashku këte andërr të bukur që quhet Shkodër.
Ju keni dit gjithmonë me zgjedh!
Partia Demokratike ju fton tu drejtoheni qendrave të votimit dhe me vullnetin tuaj të lire, me mencurinë e dashninë për Shkodrën të zgjidhni kryetarin e ardhshëm të bashkisë.
Vota juaj sot është guri i themelit për rikthimin e shpresës dhe të nesërmen e një shkodre tjetër, që ju përket vetem juve.
Këto zgjedhje jane për ju. Sot eshte dita kur Shkodra i kthehet shkodranve!
Nje falenderim nga zemra per qytetarine e shkodranve te treguar deri tani, si dhe nje ftese te gjithe atyre qe ende nuk kane votuar, te mos e humbin mundesine e fuqise se ndryshimit.
SOT FITON SHKODRA!