Të dashur bashkëqytetarë, për dy javë me radhë, javë para agresionit rus mbi Ukrainën, ju keni dëgjuar me fakte, me prova, me dëshmi, atë që Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë thënë tash e 6 vite. Tani e 6 vite keni dëgjuar me dokumentet që ne kemi disponuar edhe nga punonjës të ndershëm të administratës duke marrë edhe nga mediat investigative të financuara nga aleatët euroatlantik, siç është BIRN, por edhe nga dokumentet e tjera të rrjeteve të hapura, duke përfshirë këtu dokumente financiare të parajsave fiskale, një fabul të thjesht që sot po mundohen ta mbulojnë me fjalime 2 orë e 10 minuta përpara apo me një tjetër fjalim zbukurues tani. Dhe e vërteta është kjo: janë mbledhur 3 shokë, njëri ish anëtarë i bandës së Lushnjës që quhet Mirel Mërtiri, tjetri Klodian Zoto, tjetri parafolësi. Kanë shkuar tek kryeministri, tek Edi Rama dhe i kanë thënë 2ore është ky biznesi i plehrave, është me fitim, si ta bëjmë?”, – po i ka thënë ai, ecni! Siç e ka zakon, pastaj atë e ka mbajtur për dreka për darka në kryeministri, këta të tjerët i ka nxjerrë pak në qoshe, ka ndërtuar një skemë, i ka dhënë urdhër ministrit të parë, ai se ka zbatuar urdhrin, e ka hequr. Ka ardhur ministri i dytë dhe pastaj gjërat kanë shkuar fjollë. Si kanë shkuar fjollë? Kanë shkuar fjollë që duke hedhur poshtë investimin e qeverisë gjermane dhe Bankës Botërore që sugjeronte vazhdimin e trajtimit të mbetjeve urbane jo me incenerator, si zgjidhje jo e preferuar, por sipas strategjisë të të miratuar dhe të paguar nga Banka Botërore dhe nga qeveria gjermane, këta ndërtojnë incenerator për të djegur me kapacitete të tilla të projektuara fillimisht jo thjesht plehrat e Shqipërisë por edhe të Italisë. E kanë parë në fillim reagimin publik të Partisë Demokratike dhe pastaj kanë proceduar me fshehtësi siç e tregon fakti që brenda një dite, kanë miratuar 17 vendime. Tani të nderuar qytetarë nga Saranda në Tropojë, nga Korça në Durrës. 17 vendime brenda 18 orëve, në mënyrë që t’i jepet dikujt pa garë, brenda ditës mundësia të garojë dhe pasi ka garuar të shpallet fituesi dhe pas ca ditësh të jepen 20 milionë euro nga taksat tuaja parapagesë dhe të thuash që këtu nuk ka asgjë jo normale dhe pastaj me një skemë krejt tjetër i njëjti person të përfitojë 23 milionë euro në inceneratorin e Fierit dhe të thuash edhe këtu s’ka gjë jo normale dhe pastaj i njëjti person pas dhjetëra kompanive guackë të jetë i përfshirë tek landfilli i Tiranës dhe të thuash edhe këtu s’ka asgjë jo normale. Dhe të gënjesh dhe të thuash që studimi i Bankës Botërore kur bashkinë e drejtoja unë, kishte çmim më të lartë është gënjeshtër. Ai çmimi që këta përmendin, është çmimi i plotë edhe i mbledhjes, edhe i pastrimit të qytetit që bëhet sot nga 5 kompani që paguhen shtesë, edhe i futjes në faza të kontejnerëve nën tokë, duke filluar me unazën e vogël, e kam shpjeguar dhjetëra herë, e tjerë e tjerë, po pak rëndësi ka sepse e vërteta për këta nuk ka asnjë pikë rëndësie. Këta mendojnë që duke pasur në krah heshtjen e gjatë të shumë mediave që për fat të keq për një kohë shumë të gjatë nuk ishin në krahun e të vërtetës dhe të publikut, por ishin në krah të kësaj afere mafioze. Dhe fakti që kanë menduar kaq gjatë se do ishin përtej krahut të ligjit, tani mund t’ia hedhin duke bërë sikur komisioni nuk ka ekzistuar, sikur nuk kanë qenë duke qarë burra 60-vjeçarë, sepse nuk e shpjegonin dot pse kanë hedhur firmën në dokumentet e paligjshme. Sikur nuk është fakt që kryetari i bashkisë, ka kaluar me firmën e vet diçka që nuk ishte kompetencë e tij vetëm për t’i hapur rrugë vjedhjes së miliona e miliona eurove përditë që vazhdojnë edhe sot që flasim, jo vetëm me depozitimin e mbetjeve, por edhe me depozitimin e dherave. Ku një ndërtues që gërmon, është i detyruar në radhë të parë duhet të marrë leje të lidh kontratën për t’i çuar dherat atje dhe në qoftë se i duhen dherat për të mbushur një gropë duhet të shkojë prapë t’i blej dherat atje. Një aferë pra që në tërësi përfshin atë shifër që është gdhendur në kokën e çdo shqiptari, demokratë apo socialistë qoftë, 430 milionë euro këtu e kanë merakun këta. Sepse shqiptarët e kanë kuptuar që 430 milionë euro, afërsisht 10% e buxhetit të shtetit është gllabëruar përmes një individi të vetëm, Mirel Mërtirit. Tani a ka mendje që mos ta kuptojë çfarëdo shkalle shkollimi apo interesi të ketë në këtë çështje që është e pamundur që një njeri i vetëm pa asnjë përvojë përveç asaj që ka pasur kur ka qenë anëtarë i bandës së Lushnjës, i cili sigurisht pastaj lavdërohej si gjeni nga kryeministri. A ka mundësi që ky njeri papritur na u bë zgjidhësi i madh i problemeve të plehrave në Shqipëri. Në radhë të parë, problemi i plehrave nuk është zgjidhur dhe për këtë mjafton të bëjmë një shëtitje në secilin prej qyteteve. Dhe në radhë të dytë, të gjithë e mbajnë mend se si i mbytën qytetarët e Fierit, Shijakut, Durrësit me tym në mes të verës vetëm për të justifikuar që grantin e lekëve të qytetarëve, që qeveria ia çon bashkive këta t’ia paguanin Mirel Mertirti.
Pse ka krijuar dhjetëra kompani, shumicën prej tyre në parajsa fiskale?
Sa karta krediti janë lëshuar në emër të këtyre kompanive?
Kush i përdor këto karta krediti?
Si ka mundësi që administratori merr në dorëzim një kompani që ka marrë 20 mln euro, ka bërë 2 apo 3 mln eruo punë dhe ka 5 mln euro në sirtar apo në konto? Ku janë paratë e tjera?
Ndiq paranë!
Ndiq paranë është ftesë që i është bërë SPAK-ut. Por ne nuk jemi mjaftuar me kaq.
Unë dua të përgëzoj anëtaret e Partia Demokratike në Komisionin Hetimor, duke nisur me kryetaren Jorida Tabaku e cila nuk ka nevojë për përgëzimet e mia sot, sepse ka marrë dhe vazhdon të marrë dhe bekimet e çdo nëne dhe babai, e çdo prindi, e çdo fëmije për qëndrimet që ka bërë ndaj ortekut të mashtrimeve dhe presioneve ndaj kryeministrit, por edhe për mënyrën njerëzore se si ka ditur t’i trajtoj ata që qanin kur ballafaqoheshin me të vërtetën sepse kishin qenë aksesore në vjedhjen e bukës së vogëlushëve të shqiptarëve.
Dua po kështu të falënderoj të gjithë ekipin e punës që mbështeti punën e anëtarëve të komisionit dhe përgatiti paralelisht me raportin, raportin e të vërtetës dhe jo atë të rrenës, edhe paditë penale për 6 përgjegjësit kryesorë; 3 për kryetarët e bashkive, deputeti Bllako që paguanin me rrogën e 5 deputetëve babain e tij dhe ministrat Ahmetaj, ish ministrin Gjiknuri dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Ajo që është e rëndësishme duhet të kuptoni që kjo nuk është një neglizhencë apo një gabim i njërit apo tjetrit. Këta të gjithë janë të lidhur bashkë dhe kjo është arsyeja se përse bëhet fjalë për një grup të struktura kriminal, në kuptimin penal të fjalës dhe jo në kuptimin politik të fjalës. Dhe kjo është arsyeja përse kreu i kësaj është kryeminsitri i cili nuk mund të thotë që di çdo gjë që bëhet në këtë vend por nuk e di që vidhen 430 mln euro pas shpinës së tij, që ndërsen kryetarin e Bashkisë së Tiranës kundër Federatës dhe pastaj bën pazare që të mbyllë gojën kushërinjve të federatës.
Pra, grupi i strukturuar kriminal është i plotë, kallëzimet janë para SPAK-ut. Tani jemi të qartë.
Fakti që pjesa e PS në komisionin hetimor u përpoq, tre prej tyre në konflikt interesi, u përpoqën për të mbuluar të vërtetën është evidente.
Fakti që këta sot vijnë me një raport që fsheh të vërtetën është evidente.
Por diçka po këtu është e vërtetë dhe nuk e luan as topi, denoncimet tona, kauza jonë ishte e drejtë.
U deshën 6 vjet, sulme, censurë. Kujtoni se u detyronim të rrinim me javë të tëra, ditë për ditë dhe t’i bënim thirrje ta kthenin live sepse nuk guxonin ta jepnin kronikat e lajmit.
Tani shqiptarët e dinë të vërtetën.
Tani pas kësaj seance, ku sërish do të jenë në mbrojtje të krimit dhe skenës së krimit, sepse janë disa të përfshirë dhe detyrohen sepse kanë humbur koshiencën dhe pavarësinë për të votuar ndryshe.
Nuk do të mbarojë me kaq, këmbëngulja jonë do të vazhdoj deri më fund. Shumë shpejt topi do të jetë tek SPAK. A do ta pranojë karremi që këta janë individ tek e tek që bëri një gabim dhe tjetrit i shkau këmba, e tjetrit goja, ndërkohë që kryeministri nuk e kishte mendjen se kush e ngjyente gishtin apo do t’i japë provën e parë para se cilës gjenden: para shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar në aferën e shekullit, aferën e inceneratorëve që iu ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro.
Ne do të jemi këtu. Ne do të jemi kudo për të ushtruar presionin maksimal dhe përgjegjësit të shkojnë para ligjit si grupi i strukturuar kriminal me vjedhjen më të madhe në histori.
Ju faleminderit!