Me dhjetëra orë dëshmi në komisionin hetimor për incineratorët nxorën para shqiptarëve të vërtetën e vjedhjes nga qeveria të 430 milionë eurove nga taksat tona.
Përfshirja në këtë superaferë e drejtuesve më të lartë te qeverisë dhe të disa kryebashkiakëve tani është përtej çdo dyshimi.
Fakteve nuk mund t’u shpëtojë askush!
Letrat flasin dhe ato tregojnë që një nga personat me përgjegjësi penale në këtë aferë është kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
Kryebashkiaku i Fierit, me disa shkelje të rënda të ligjit ka shkaktuar miliona euro dëm ekonomik, duke favorizuar në disa forma kontratën korruptive koncesionare për ndërtimin e incineratorit të Fierit.
Ky është një nga rastet më flagrante, pasi incineratori i Fierit nisi të merrte pagesa nga qeveria akoma pa nisur ndërtimin dhe akoma pa u përcaktuar se ku do të ndërtohej.
Kryebashkiku i Fierit ka përgjegjësi direkte për ndryshimin 3 herë të vendit për ndërtimin e incineratorit:
Nga fshati Plyk, pastaj në Mbyet dhe më pas në Mbrostar, është një vendim i pajustifikuar që u kushtoi qytetarëve 460 milionë lekë.
Në vend që të zgjidhte një pronë shtetërore, pa kosto, Armando Subashi e vuri gishtin tek një tokë private me pronar, shpronësimi i të cilës kushtoi 460 milionë lek.
Armando Subashi nuk u dha dot përgjigje disa pyetjeve thelbësore:
Përse u perzgjodh një tokë private, duke ndikuar për keq ne buxhetin e shqiptarëve?
Perse nuk zbatoi ligjjin për konsultimin publik?
Kush ndryshoi destinacionin e tokës finale për ndërtimin e incineratorit, nga tokë arë në tokë truall për t’i rritur çmimin në mënyrë fiktive?
Asnjë nga këto veprime nuk bëhet dot pa miratimin e kryetarit të Bashkisë. Është Armando Subashi që ka drejtuar këtë operacion me abuzim 460 milionë lek.
Është Armando Subashi që ka lejuar që pasuria publike të jetë si garanci bankare në favor të koncesionarit.
Është koha që drejtësia të bëhet e plotë. Nuk mundet që të kalojë në heshtje përgjegjësia e Kryetarit të Bashksië së Fierit për mospërmbushjen e kushteve të kontratës nga incineratori i Fierit.
Bashkia e Fierit ka përfaqësuesit e vet në njësinë e zbatimit të projektit, por kryetari Subashi nuk kreu detyrën e vet funksionale për të kërkuar respektimin e kontratës koncesionare sipas ligjit.
Për këto dhe shkelje të tjera të ligjit, Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një kallëzim të ri penal për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
SPAK duhet të veprojë shpejt!
Aktet janë aty!
Provat flasin për një bashkëveprim të koordinuar për t’u grabitur shqiptarëve 430 milionë euro me incineratorët.
Sa më shpejt të çohen para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e superaferës, aq më i fortë do të jetë mesazhi se pandëshkueshmërisë po i jepet fund dhe se askush nuk është i paprekshëm!