Partia Demokratike e Shqiperise dhe shtabi elektoral i kandidatit për bashkinë Tiranë , zotit Roland Bejko, i bën thirrje insitucioneve shqiptare dhe KQZ-së të monitorojnë dhe të marrin masa për çdo shkelje në perdorimin e hapësirave publike për qëllime elektorale të Partisë Socialiste. Çdo kush e ka vënë re se Tirana është mbushur me postera elektoralë të Partisë Socialiste në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe ligjet në fuqi.

KQZ duhet të marrë masa menjëherë që asnjë forcë politike të mos favorizohet në garën e zgjedhjeve elektorale dhe ajo të jete e barabartë dhe e ndershme.

Gjithashtu, Partia Demokratike konstaton se qeveria shqiptare ka zhvilluar tendera dhe ka përdorur para publike për investime të caktuara, të drejtpërdrejta apo ne mënyrë të tërthortë, në kundërshtim me ligjin.

Të gjitha këto elemente po favorizojnë Partinë Socialiste në mënyrë të padrejtë dhe të pandershme, duke shkelur çdo parim demokratik. Hapësirat publike, paratë publike, janë të të gjithë shqiptarëve dhe jo të pushtetarëve.

Partia Socialiste  barazon shtetin me pushtetin dhe përdor institucinet e tij  për qëllime elektorale.

Partia në pushtet duhet të ndalojë menjeherë së sjelluri si partia shtet .

I bëjmë thirrje misioneve ndërkombetare, OSBE dhe ODIHR, të monitorojnë të gjitha këto problemtatika, të cilat në raportin e zgjedhjevë të fundit perbenin shqetësimet kryesore. Jo vetëm që kjo qeveri nuk ka reflektuar aspak në këtë drejtim, por përkundrazi vashdon ta trajtojë shtetin si pushtetin e saj, duke vonuar thellësisht demokracinë dhe garën elektorale të barabarte e të ndershme, si kushti themelor i saj.

Bashkëngjitur dhe shifrat që provojnë përdorimin e shtetit për interesa elektorale të Partisë shtet:

1. Janë punësuar me VKM 2.296 persona me kontratë dhe janë shpallur po me VKM vakante 1.152 pozicione në shërbim civil, pra në total 3.448 pozicione pune. Këtu nuk përfshihen pozicionet e punës në institucione të organizuara si shoqëri tregëtare për të cilat është e pamundur gjurmimi.

2. Rritja e pagës minimale nga 350 Euro në 388 Euro, e cila prek 30.000 persona.

3. Dhenia e 2.4 mln Euro subvencione për ndërmarjet sociale, të cilat do të përdoren për pagesën e pagës minimale dhe sigurimeve shoqërore të të punësuarve në këto ndërmarrje, duke prekur 6.000 persona.

4. Dhënia e bonusit prej 48.5 Euro të gjitha kategorive të pensionistëve nëpërmjet një fondi total prej 35 mln Euro, duke prekur 695 mijë pensioniste dhe 66 mijë të tjerë që përfitojnë pension invaliditeti pra një total 761 mijë persona.

5. Premtimi elektoral për rritje e pagave , i cili së fundmi po mishërohet në 1 Projektligj dhe 8 VKM për rritjen e pagave në administratë gjatë periudhës zgjedhore si dhe rritja e pagës mesatare deri në 900 Euro, prekur mbi 190 mijë punonjës të administratës publike, e cila propagandohet nga vetë

Kryeministri në kundërtim me Kodin Zgjedhor në Kryeministri, Polici apo Shkolla, në ambiente publike, gjatë orarit zyrtar dhe me punonjes të administratës publike.

6. Nga data 14. 01.2023, qeveria dhe bashkitë kanë shpallur 437 milionë Euro tendera, vecanërisht në investime publike, të cilat më pas shoqërohen me promovime propagandistike në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

7. Gjatë periudhës zgjedhor 4 mujore para ditës së zgjedhjeve, nga të dhënat e Thesarit qytetarëve ju janë dhënë grante për rindërtim ose para në dorë (deri tani) në vlerën 4.3 milionë euro (që varjon nga 100.000 lekë – 500.000 lekë, në disa raste edhe më tepër), konkretisht në Bashkinë Durrës, Bashkinë Tiranë, Bashkinë Kavajë, Bashkinë Rrogozhinë, Bashkinë Krujë dhe Bashkinë Laç.