Përtej asaj çka është personale e imja, ka një arsye pse majtizmi më polarizon drejt së djathtës.

Në fakt ajo që ndodh sot në shoqerinë shqiptare është që ideologjia e majtë ka krijuar subnivelimin e mendimit në një standard mesatar të përgjithshëm.

Takimi i kryeministrit me vajzat dhe gratë e Fierit më dha një ndjesi gati neveritëse, sepse mendoj që Shqipëria jonë e vogël ka vuajtur shumë plagë dhe nuk e meriton ky komb që të detyrohet të çohet e të bëjë cirk rreth një majmuni me çitjane që di vetëm të tallet dhe të vjedhi.

Kë po gënjejmë?! Thellë thellë të gjithë e dimë se ato zonja kanë kërcyer nga halli i madh nga shkaku se një patronazhist diku afër i ka mbajtur në qitapet e veta sa “share” kanë bërë në Facebook-un e tyre për nënën parti.

Ndjesë!
Harrova që ekziston aktivisti si aplikacion, ky mjet fantastikoshkencor që me sigur është bërë me qëllim që të lidhet me satelitët Rama 1 dhe Rama 2 e të na fotografojë në kohë reale…

Edhe sa do i durojmë këta palaço që përdorin çdo mjet që ekziston për të marrë dhe atë një copë dinjitet dhe integritet njerëzor që mund të ketë mbetur?

Kjo farë e keqe na ka marrë pronat e në mos marrë tjetërsuar. Na ka lënë në varfëri dhe në izolim pasojat e të cilit i vuajmë sot. Na ka lënë në injorancë dhe na ka vjedhur të ardhmen, sidomos brezave që u rritën në diktaturë e po plaken në demokraci. Kjo farë e keqe po na merr ajrin, detin, historinë, portet, naftën,partë e taksave tona. Po na merr fëmijët e po na i degdis rrugëve të emigracionit dhe po na detyron që dhe atë shpirt që mezi e mbajmë gjallë me punë të ndershme, të na kërcënohet nëse nuk kërcejmë tallava me Ramën.

Mbijetesa është një instikt i yni i lindur dhe si e tillë prevalon mbi çdo gjë. Thënë kjo, një pushtet që nxit frikën instiktive të mbijetesës duke masakruar çdo skutë të shoqërisë, ka aftësinë të kontrollojë autokratikisht dhe të nxjerrë për t’i rënë defit këdo njeri, mbijetesa e të cilit varet nga ai vetë.

Qeveri e denatyruar, kriminale dhe çnjerëzore…