Jam e nderuar dhe e emocionuar që isha në njësinë ku linda, jam bijë e kësaj njësie e cila ka themeluar Partinë Demokratike.
Njësia administrative Dërmenas në 14 maji do të jetë blu ashtu siç ka qënë basion i Partisë Demokratike prej 33 vitesh.
Kjo njësi lëngon nga braktisja e të rinjve, politikat e shpopullimit dhe harresa e Bashkisë e Qeverisë Rama.
Programi ynë është për qytetarin.
Ne do të bëjmë realitet zhvillimin e qytetit me investime, shërbime dhe integrimin e qytetarëve në tregun e punës.
Mjaft më premtimeve boshe të Partisë Socialiste, nuk mbushet barku me fjalë.
Bashkë mund të bëjmë ndryshimin që Fieri meriton!
Fieri, e ardhmja jonë.
Frymëmarrje për Fierin.
Për Fierin, për shtëpinë tonë.