Alibeaj: Sapo përfundova një takim të kërkuar nga zonja Glover së bashku me koleget e saj. I bëra të qartë, për t’i dhënë ndihmë dhe për t’I dhënë informacion të plotë për mënyrën se si deri më tani fushata zgjedhore është zhvilluar. I bëra të qartë të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë nga qeveria. Buxhetin e shtetit të përdorur, tendrat e hapur, aktivistët që e kanë nën funksion administratën që e kanë vendosur totalisht në funksion të zgjedhjeve. I bëra të qartë të gjitha shkeljet ligjore, të bërë nga KQZ. Që nga momenti i rregjistrimit të Partisë Demokratike, nga momenti i zvarritjes në KQZ lidhur me komisionerët në KAS, nga momenti që nuk ka marre masat e duhura për të përjashtuar nga kandidimi ata kandidatë të cilët rezultojnë me rekorde kriminale. Pra, i bëra të qartë gjithçka lidhur me procesin zgjedhor deri tani. Sigurisht i bëra me dije dhe për situatën që është brenda Partisë Demokratike, e cila nuk ështe një çështje private, por është çështje publike dhe që reflekton tek korrektësia e këtyre zgjedhjeve.
Cili është problemi, besoj që e dini që të gjithë. Konkretisht është fakti që ne qëndrojmë këtu në seli të marrë me qera dhe se selia jonë është e okupuar, është e zaptuar në mënyrë të paligjshme. Për faktin se ajo seli që eshtë e Partisë Demokratike frekuentohet nga njerez që nuk perfaqesojnë aspak Partinë Demokratike. I bëra të qarte sigurisht dhe faktin tjetër, çështje të tilla si, po çështje e mos figurimit në fletën e votimit edhe të kryetarëve përkatës të partive që garojnë apo koalicineve. Besoj e kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. I bëra të qartë dhe e saktësova edhe se kush janë subjektet zgjedhore dhe për keqpërdorimin që në media bëhet lidhur me përdorimin e emrit.
Unë i bëra të qartë gjithçka në mënyrë të vërtetë, në mënyrë të sinqertë për situatën që ka ndodhur brenda Partisë Demokratike, për pozicionin që kemi mbajtur. Po ia bëra të qartë sigurisht situatën tonë, arsyen se përse ka ndodhur kjo gjë, arsyen për situatën e presionit ndaj Partiaë Demokratike, për përdorimin në mënyrë të padrejtë, të pamoralshme dhe të mediave dhe sigurisht dhe për çeshtjet e financimit të partisë.
Partia Demokratike gjatë gjithë kësaj periudhe është nisur gjithmonë ashtu siç e ka pasur dhe ka në misionin e vet që të bejë një fushatë për qytetarët kundër regjimit. Dhe sigurisht që është totalisht e papranueshme dhe aspak e përshtatshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme, sigurisht nga qeveria dhe të ndodhen në sulme dhe nga ajo pjesë që pretendonte dikur të ishte Partia Demokratike. Unë besoj qe kjo gje është aq publike dhe aq e hapur për këdo.
Pyetje: Një rast konkret, një kandidat që ka marrë presion nga pjesa e rithemelimit?
Enkelejd Alibeaj: Po ka nje vit e ca që kjo parti është në një presion dhe në shantazh dhe në nje gjuhë linçimi, fyerje, baltosje, përbaltje që do të thotë fare qartë që ne jemi nisur për të bërë atë që quhet fushatë elektorale. Po ua them dhe një herë, ndaj qytetarëve kundër regjimit dhe kurrësesi njerëzit tanë, përfaqesuesit e Partisë Demokratike nuk e kanë imagjinuar ndonjë herë që të ndodhen në një presion dhe nga një palë tjetër, e dini për kë bëhet fjale besoj.
Pyetje: Ju gjatë fjalës tuaj, deklaruat se keni informuar zonjën Glover se selinë e mbajnë persona që nuk e përfaqësojnë PD-në. Sali Berisha nuk I përfaqëson demokratët dhe Partinë Demokratike?
Enkelejd Alibeaj: Jo! Nuk e përfaqëson së paku në aspektin ligjor, apo jo. E dini tashmë që gjykata e ka ndarë përfundimisht se kush e përfsqëson Partinë Demokratike. Por më tepër sesa kaq, unë besoj se demokratët I përfaqësojnë vetëm ata njerëz të cilët mbartin vlerat që demokratët kërkojnë. Mund të përfaqësojë një parti tjetër të majtë, po këtë mund ta bëjë është në lirinë e tij, por kurrsesi jo demokratët dhe kjo besoj se është e qartë për këdo.
Pyetje: Deklaruat se e keni informuar zonjën Glover për qeverinë, për tenderat gjatë kësaj fushate, madje disa ditë më parë gjatë prezantimit të zotit Bejko deklaruat se rreth 420 milionë euro…
Enkelejd Alibeaj: 437 milionë euro tendera janë hapur nga kjo qeveri vetëm në këto dy muaj. 3100, 3200 punësime të reja janë bërë, rritja e pensioneve, rritja e pagës minimale, apo dhe rritja e pagës së administratës. Janë 190 mijë njerëz në administratë publike që sot për shkak të ritjes së habitshme të pagës besoj që janë të injektuar në vullnetin e tyre dhe kanë deformuar vullnetin e tyre për zgjedhjet, besoj që kjo është e qartë.
Pyetje: Ju deklaroni se rreth 437 milionë euro tendera janë dhënë për dy muaj nga ana e qeverisë, pra duke iu referuar kodit zgjedhor, katër muaj para zgjedhjeve që nuk lejohen. Keni ju informacion, të afërm të kandidatëve tuaj që kanë marrë nga këto tendra?
Enkelejd Alibeaj: Ju jeni media, është e drejta juaj që bazuar në ligj, bazuar dhe në deontologjinë tuaj t’I bëni publike ato. Me korrektesë ama, pa u futur në lojën e vogël politike. Është detyrimi juaj ta bëni këtë gjë. Detyrimi im si përfaqësues politik bërë në KQZ, janë këto shifra që unë jut hash. Dhe besoj që kam bërë detyrimin tim politik, edhe juve keni detyrimin tuaj, jo të drejtën që me korrektësi ama, dhe pa u futur në lojën e vogël politike, Brenda Partisë Demokratike, të sillni të vërtetën. Jeni të lutur, të përgjëruar ta bëni këtë.
Pyetje: Deklaruat se ka kandidat që janë kërcënuar që të tërhiqen nga gara. Ka pasur vendime të kryesisë për të mos kandiduar kandidat, ndërsa kemi parë që ju keni dorëzuar dokumentet në KQZ, keni regjistruar dhe kandidatë. Po ju keni pasur presione për t’i regjistruar kandidatët që janë rrëzuar, po e quaj nga Kryesia që keni mbledhur para afateve?
Enkelejd Alibeaj: Jo asnjëherë. Ato që ju kanë thënë nuk janë aspak të vërteta. Rregullin ti duhet ta dish. Rregulli ka qenë pikërisht ai që kryetarët e degëve të Partisë Demokratike do të kandidonin. Ka qenë e drejta e tyre që të kishin këtë opsion për të kandiduar. Jo nuk është e vërtetë.
Pyetje: Kaq shpejt u dorëzuan kandidatët tuaj që nuk mbajtën presionin dhe dolën nga gara. Ndërsa në prokurori nuk kemi asnjë denoncim, ose në polici.
Enkelejd Alibeaj: Kur them presion, si mendoni ju? Si mendoni ju kur demokratët, njerëz të cilët kanë qenë deri dje bashkë me njëri-tjetrin kundër qeverisë, sot ndodhen nën presion edhe nga ish-miqtë e tyre? Për një vit e ca që ndodhen nën linçim, të shitur, të blerë, se po bënin lojën e dikujt tjetër. Kjo juve e konsideroni që nuk është një lloj atmosfere mbytëse? Për këtë e kam fjalën dhe jo vetëm për këtë. Po rata kanë qëndruar dhe do t’I qëndrojnë deri në fund
Pyetje: Zoti Alibeaj se po prisnit raste konkrete, I afërmi i zotit Kapllanaj ka marrë tendera?
Enkelejd Alibeaj: E kam dëgjuar këtë historinë e Syrit. Më vjen keq dhe kjo është një nga shkeljet më të mëdha që media bën. Një media private siç jeni juve, të cilën do të duhet t’i shërbenit në fakt edhe interesit publik, jeni sulur ndaj një kandidati për një arsye fare të thjesht: Sepse Agron Kapllanaj është një nga njerëzit i cili ka dalë ballë për ballë korrupsionit të Sali Berishës. Unë e kuptoj fare mirë shtysën tuaj të brendshme që doni që edhe një media të tillë ta sillni në lojë politike. Ndaj jut hash pak më parë juve duhet të jeni transparent, por jo vetëm kaq, por do të duhet të jemi të tillë sa të shkojmë deri edhe në kallëzime penale atje ku i keni. Ky është serioziteti të cilit do të duhet t’I shërbejmë interest publik dhe jo interest privat apo hallit të dikujt.
Pyetje: Ditën e djeshme keni prezantuar vetëm zotin Roland Bejko, kandidatët e tjerë ishin në stol. Ndërkohë në takim nuk ishte e pranishme as deputetja e Tiranës Jorida Tabaku, si e komentoni ju këtë?
Enkelejd Alibeaj: Sepse dje ishte çelja e fushatës për Tiranën. Tabaku ishte në një udhëtim jashtë shtetit. Falemindeit!