DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Partia Demokratike e Shqipërisë  konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet  nga politika në  një  gjuhë  degraduese dhe fyese për të  gjithë  opinion publik shqiptar.

Një  gjuhë  e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së  përgjithme në  funksion të  saj.

Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në  takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë  e më  shumë  një  gjuhë  ofenduese, turpëruese dhe lincuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në  tërësi.

Gjuha e përdalë  e përdorur prej tij është  e papranueshme dhe patolorueshem për një  shoqë ri të  civilizuar dhe që  kërkon të  bëjë  pjesë    shoqëritë  demokratike europiane.

Me një  nivel fjalori të  tillë , kryesministri i shqipërisë  është  duke u talluar me shoqërinë  shqiptare dhe me opinionin publik në  tërësi.

Kjo gjuhë  është  zakon i vjetër i politikë s shqiptare 33 vjecare dhe ne kërkojmë    ti jepet fund përdorimit te saj.

Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofenduese nuk i shkojnë  përshtat asnjë  politikani dhe një  shoqërie të  civilizuar, aq me tepër në  gojën e nje kyreminsitri.

Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përcon mesazhe degraduese në  shoqërinë  shqiptare, dhe është  shembulli më  i keq që një  kryeminsitër mund të  jap.

Gjithashtu kërkojmë      ndalohen publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të  pranuara të  komunikimit dhe politikës, të  cilët pë rcjellin dhe nxisinin në  shqoërinë  shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelles së  mirë .

Qëllimet politike nuk duhet të  tjekalojnë  asnjëherë  etikën e komunikimit dhe normat e  një  shoqërie të  civilizuar.

Bashkjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë  dhe toleranca janë  parime të  cilat ndihmojnë  shoqëritë    empancipohen, ndihmojnë  politikën të  jetë    funksion të  zhvillimit demokratik dhe ekonomik.

Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një  kilimë  konfliktuale brenda shoqërisë  shqiptare.

Prandaj i bëjmë  thirrje forcave politike, liderve politik të   përdorin një  gjuhë  dhe një  retorikë    pranueshme brenda rregullave demokratike që  përcakton një  garë  elektorale.