Zonja dhe zotërinj! Miq, vëllezër. Qytetarë te Sarandës, demokratë dhe demokrate, ju qëndrestarë të Partisë Demokratike edhe në ditet më të vështira të saj, shumë faleminderit për këtë pritje entuziaste, për pjesëmarrjen tuaj sot. Në këte moment, këtu adeti e do që të prezantojmë kandidatin tonë për Bashkinë e Sarandës, zotin Skënder Muço. E dimë fare mirë që fushata ka filluar prej kohësh, por është një kohë e mirë që së bashku me njëri tjetrin të diskutojmë për atë që eshtë situata e vështirë për Sarandën dhe sarandiotët dhe nga ana tjetër edhe për ti dhënë nje zgjidhje kësaj situatë shumë delikate të rrezikshme ku sot gjithë Saranda dhe gjithë sarandiotët ndodhen. Do duhet të jemi të qartë për të parë dhe fotografuar se cila është situata sot në Bashkine e Sarandës. Kryetari i partisë e tha dhe teksa po fliste po më kujtohej dhe më erdhi si imazh që po, përveç asaj se çfarë ndodh në Tiranë ku është metropoli i Shqipërisë, ku janë futur dhe kanë penetruar të gjitha interesat më të zeza politike, mediatike, financiare, kriminale e me rradhë, Saranda në fakt është një përngjasim i asaj se çfarë në Tiranë ndodh. E mjafton ta shohësh Sarandën sot, Sarandën e betonizuar, Sarandën e asfiksuar, për të parë qe nuk eshtë zgjidhur nje nga problemet më të mëdha që është ai i pronave. Për të parë sot Sarandën që eshtë kthyër sot në një gjah, ku gjahtarët e krimit dhe të korrupsionit shkëpusin dhe gllabërojnë nga nje copë, pak nga pak. Majtas edhe djathtas. Kjo është gjendja, një nga bashkite në të cilën do të kishte nje menaxhim me të mire, një menaxhim njerëzor, do të duhet të mburrej jo vetëm ekonomikisht, por dhe në aspektin e turizmit e gjithë Shqipëria. Saranda fatkeqësisht është kthyër në një gjah, ku paraja e pistë, paraja e korrupsionit, babzia e politikes i është turrur dhe vetem e copëton dhe e gllabëron. Dhe jo vetëm kaq, por dhe gjëndja ekonomike e gjithë komunitetit, shoqërisë në Sarandë është më e vështira, si kudo në gjithë Shqiperinë në fakt, por edhe këtu si në gjithë Shqipërinë, plaga e madhe e shpopullimit e ka kapur e ka prekur. Familje sarandiotë që janë të përgjysmuara. Njerëz që mendojnë vetem te ikin nga ky vend. Të ikësh nga Saranda, të ikësh nga kjo perlë e mesdheut, një vend nga i cili do duhet të ishte jo vetëm një mënyrë e mirë për të
mbajtur ekonominë e sarandiotëve por të gjithë Shqipërisë. Njerëzit vetëm ikin. Rinia që vetëm ikën. Kaq e rëndë është ekonomia, situata ekonomike. Papunësia, çmimet e larta, barra fiskale në maksimum. Ka një lloj indeference agresive, të pandjeshme nga pushteti ndaj njerëzve, ndaj sarandiotëve. Ja pra kaq e vështirë është jeta dhe situata e momentit në të gjithë Shqipërinë, por edhe këtu në Sarandë. Dhe në fakt është kaq delikata sa, dikush do të duhet të fillojë dhe të mendojë për ta marrë situaten në kontroll, për ta kthyer Sarandën në dorë të sarandiotëve, të njerezve të punës, të njerëzve të ndershëm, të njerëzve të cilët kane kontribuar në këtë vend. Kanë vendoru të jetojnë dhe të rrinë ketu. E pra, një nga sfidat më të medha që kanë këto zgjedheje, zgjedhjet lokale është pikërisht tia japim mundësinë sarandiotëve të jenë ata që te vendosin për menaxhimin e qytetit. Ky eshtë rasti më i mirë. Do duhet të kuptojmë një gjë, miq, motra, vëllezër, ju të rinj. Do duhet të kuptojmë që shkaku kryesor i kesaj situate ku ndodhet Shqiperia dhe Saranda bashkë me të është pikërisht ky regjim korruptiv, kleptokratik, hajdutërie që është zhvendosur në Shqipëri dhe që mban një emër, emrin e Edi Ramës. Që prej 2013 kur erdhi në qevërisje qendrore ishte pikërisht ky i cili kudo e ka mbjellë këtë mentalitet sipas së cilit pushteti vidhet e bashkë me pushtetin vjedhin njerëzit. E duke vjedhur njerëzit e vjedhim përsëri pushtetin e kështu krijohet një cikël pa fund. Të vetmit të dëmtuar dhe të humbur janë shqiptarët. Ndaj, sot më shumë sesa kurrë ka nevojë për një ndërgjegjesim pët ta kuptuar këtë situate. Jemi në një situatë anormale për faktin që në një vit e gjysëm na rezulton që dhe brenda shtëpisë sonë, brenda shtëpisë së demokratëve ka plasur një luftë dhe një sulm. Një sulm i paprincipë, i pa arsyeshëm, i pa logjikë ndaj demokratëve. Ndaj atyre që në tërë këto vite vetëm kanë kontribuar për partinë demokratike. Vetëm kanë dhënë djersë, kanë sakrifikuar, njerëz të cilët edhe kur partia demokratike ka qenë në pushtet nuk kamë marrë, nuk kanë zhvatur, nuk kanë vjedhur, por kanë qenë gjithmonë me binde tek PD sepse kanë besuar që Partia Demokratike është partia e vlerave, partia e krijuar 33 vite më parë, partia e cila duhet të ishte spiranca e perëndimit këtu në Shqipëri. Kështu ka qenë apo jo? Për këtë arsye u krijua 33 vite më parë PD. Por, historia në fakt dhe duhet ta lexojmë ashtu siç është nuk ka qenë kaq e bukur për Partinë Demokratike. Ne kemi qenë një parti që duhej të ishte e djathtë, partia qe mbështetet tek pronarët, partia që mbeshtetej tek të përndjekurit, partia që mbeshtetej tek biznesi. Pra tek tregu i lirë, partia që mbështetej tek rinia. Kjo ishte dikur partia më e bukur e lindjes, siç quhej në atë kohë. Në fakt ajo se çfarë rezultoi me kalimin e kohës ishte fakti që kur ishim në qeverisje ne patëm gabimet dhe fajet tona sepse u shkëputëm nga këto vlera dhe i lamë pronarët. Ne nuk ua zgjidhëm asnjë herë problemin atyre, çeshtje e pronësisë, tokat vazhdon dhe sot të jetë një lëngatë e madhe dhe kemi fajin tonë, përgjegjësinë tonë. Ne demokratët sepse nuk ia kërkoj në fakt që zgjidhjen e këtij problemi ta gjej tek pjella e partisë së punës, Partia Socialiste. Ne u shkëputëm nga të përndjekurit. Ne nuk ua kthyem borxhin e vuajtjes së atyre 50 viteve. Po ne biznesin, biznesin kur ishim në qeverisje nuk e trajtuam si motorri i vërtetë i ekonomisë, por edhe ne në atë kohe ishim ata që i kaluam në kurriz biznesit duke i mbyllur, afiksuar gjobitur nëpërmjet përfaqësuesëve të korruptuar tanët. Po ne rininë, rininë që e kishim në fillim, Partia Demokratike ka qenë partia e rinisë, lindi si partia e rinisë me levizjen studentore edhe sot ne nuk e kemi mundesinë që të jemi joshës për rininë. Prandaj ikën rinia. Do duhet ta shohim ne të vërtetën ne sy, sepse vetëm duke e parë të vërtetën në sy tregohemi të besueshëm për njerëzit. Tregohemi njerëzor dhe gjejmë dhe aftesinë brenda veten për tu korrigjuar. Kështu zhvillohet jeta brenda një partie në demokraci.
Në fakt në një vit e gjysëm, jemi ndodhur në një agresion nga ai që ishte lideri historik i partisë Demokratike i cili për shkakun se u dizenjua non grata fillimisht nga ShBA dhe vjet në korrik nga Mbretëria e Bashkuar, pra dy nga aleatet jo vetëm të Partisë Demokratike, por të Shqipërisë, bëri nje zgjedhje më te gabuarën. Më te gabuarën sepse në fillim tha, po kjo eshte një çështje private do ta zgjidh në mënyrë private, nuk do të përfshijë demokratët, e në fakt kjo ishte një mënyrë e thënë prej tij një zgjidhje e mirë. Çeshtjet private zgjidhen në mënyrë private dhe nuk përfshihen dhe njerëzit në këtë vorbull. Ajo që realisht ndodhi ishte që jo vetem i përfshiu demokratët kur tha që partia demokratike po smë mbrojtët mua meriton të asgjesohet por arriti deri atje sa mori dhe kazmën kundër Partisë Demokratike në 8 janar. Skena të shëmtuara që nuk i meritonte PD ajo që lindi 33 vjet më parë. Nuk i meritonte. Nuk i meritonin demokratët, nuk i meritoni ju që keni kaluar kohëra shume të veshtira. Kujtoj këtu 97. Kujtoj kohëra të veshtira qe ju ia dolët dhe morët ne krah PD për ta ringritur dhe një herë. Nuk meritonte ato skena të shëmtuara qe ndodhen me 8 janar. Nuk meritonte në fakt dhe atë që ndodhi më pas kur ne pjesa më e arsyeshme e PD i shtrim dorën pales tjetër duke i thenë që e keqja më e madhe e këtij vendi ka një emër dhe quhet Edi Rama. E për tiu përgjigjur e për tu përballur me të që të gjithe ata që janë opozitar të vërtetë, ata të cilët janë kundër regjimit do duhet bërë bashkë, që në zgjedhjet e 14 majit të mund të dilnim me një kandidat.
Me një kandidat të demokratëve, në fakt me një kandidat të të gjithë qytetarëve të Sarandës, të cilët vuajnë edhe ata po nga e njëjta shtypje, po nga e njëjta papunësi, vuajnë edhe ata nga mungesa e shpresës. Për këtë arsye do të duhej të bëheshim bashkë. Të dilnim me një kandidat, kandidati I Sarandës, I sarandiotëve, për t’I dalë zot pikërisht Sarandës. E pra, edhe kjo u refuzua, u refuzuan edhe një sërë aktesh të tjera të bëra nga ana jonë për t’I shtrirë dorën jo Sali Berishës se dua ta bëjë të qartë, port ë gjithë atyre njerëzve dhe demokratëve që sot janë diku tjetër, të keqinformuar, të keqorientuar. Fatkeqësisht sot kanë shkuar dhe janë future nën sqetullën e Ilir Metës. Ndërkohë i shtrimë dorën ne për të qenë këtu bashkë me njëri-tjetrin e për të bërë pikërisht ajo që është nevoja që kërkon Saranda dhe Saraniotët. Të përmbysim një orë e më parë pushtetin e Edi Ramës edhe këtu në Sarandë. U refuzuam. U refuzuam dhe unë e di se cila është arsyeja e refuzimit. Në politikë kur angazhohesh, siç juve jeni sot, qëllimi është t’I shërbesh shoqërisë, qytetit. Pra, interesin tënd ta lësh mënjanë dhe të merresh vetëm në shërbim të qytetarëve. Sali Berisha nuk e bëri këtë, por pa vetëm interesin e tij, përdori demokratët duke I përçarë ata, për ta kthyer Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan. E kuptoni se çfarë keqardhje të madhe ka kjo situatë. Partia Demokratike, lindur në 1990, e cila u bekua nga SHBA. Ishin ata që jo vetëm e bekuan në 1992, nëse e mbani mend, sekretarin amerikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Beker, apo ambasadorin e SHBA-së, i cili ishte krah për krah me PD kur erdhëm në qeveru në vitin 1992-in. Si mund të kthehet sot kjo parti dhe të drejtojë tytat e luftës si një artileri politike ndaj perëndimit. Nuk është kjo Partia Demokratike, jo! Partia Demokratike është ajo e cila ka krah për krah aleatët tanë. Se na janë ndodhur ne amerikanët. Na janë ndodhur para një shekulli kur rruajtën ekzistencën e Shqipërisë, na janë ndodhur edhe në 1999 kur I dolën për Zot Kosovës, ata. Dhe ne kemi shumë detyrime atyre. E pra, donte ta kthente në një bunker anti-amerikan. Dhe nga ana tjetër, do që të jetë vetëm ai opozita. Të jetë ekskluzive si opozitë. Të mos ketë askënd tjetër. T’i vërë një kryq Partisë Demokratike. Nuk i intereson PD, I inetereson halli i vet. Kjo është arsyeja se përse në 3 mars edhe kur mbaroi çështja jonë e gjyqit tonë, bëri një zgjedhje e cila unë besoj do ta gjykojë historia. Shkoi dhe mori një pjesë të demokratëve dhe I çoi tek partia e Ilir Metajt. Po më falni, pop se vuan Saranda sot? Vuan nga korrupsioni. Pse vuan Saranda sot? Vuan prej pazareve politike. I ka bërë partia socialiste gjatë gjithë kohës që është në qeverisje e përgjithshme, është edhe në qeverisjen vendore. Dhe çfarë oferte I jepet tashme nga ana tjetër? Një ofertë e njëjtë, e ngjashme si dhe e majta, me Ilir Metajn. Domethënë sot në Sarandë, mora vesh që do ketë edhe takime të tjera, edhe nga Ilir Metaj edhe nga Edi Rama. Pra, sot është një ditë e shënuar për Sarandën sepse do kenë mundësinë të shohin tre alternative. Në fakt janë dy alternativa: Është alternative e majtë që përfaqësohet nga Edi Rama, është alternative e majtë që përfaqësohet nga Ilir Metaj dhe Sali Berisha.
Ndërkohë kemi një alternativë që është alternative e djathtë, që është Partia Demokratike. Këtë duhet të kenë parasysh sarandiotët sot. Dy të tjerët i kanë dhënë provat se çfarë kanë bërë me Sarandën. I kanë dhënë provat me korrupsionin, me mafian e tokës, me investitorët strategjikë. E kanë kthyer në plaçkë Sarandën dhe e shesin sikur e kanë pronë private. Investitor strategjikë, nuk u kthejnë pronat pronarëve, I lënë dyerve të gjykatave dhe dyerve të gjykatës dhe shesin Sarandën e sarandiotëve. Këtë kanë bërë si njëra palë dhe pala tjetër. Duhet thënë që janë bashkë dhe janë bashkë, është bashkë Edi Rama me Sali Berishën, bashkë me Ilir Metën, sepse I lidh oligarkia ekonomike. Janë pikërisht ata që quhen investitorët strategjikë. Këta investitorët strategjikë që deri dje ishin në paradhomën e Sali Berishës, sot janë në paradhomën e Edi Ramës. Ata janë gjithmonë në pushtet. Për ta gjithmonë njësoj është, si Edi Rama, si Sali Berisha, si Ilir Metaj. Ata janë pronarët e vërtetë të politikës së vjetër të tranzicionit. Njerëzit kanë nevojë, duhet ta bëjnë një distancim, një refuzim të kësaj politike të vjetër korrupsioni 32-vjeçare dhe mund ta bëjnë vetëm duke u orientuar nga Partia Demokratike. Çfarë oferte kemi ne? Po ua bëj fare të thjesht, po ne PD që kemi qëndruar së bashku me ju, ne nuk kemi as më të voglën gjurmë korrupsioni në të shkuarën tonë. Dhe njerëzit janë shumë të vëmendshëm teksa analizojnë. Më analizojnë mua, analizojnë Arbin, Veselin, këdo nga ne dhe nuk gjejnë as më të voglën gjurmë, hije korrupsioni në kohë kur ne kemi pasur poste apo përgjegjësi shtetërore. Aq më pak tek Skënderi që nuk ka pasur. Nuk ka pasur asnjë lloj detyre apo posti qeveritar. Thjesht dhe vetëm ka jetur këtu, ka ngritur biznesin e tij këtu në Sarandë, I ka dhënë Sarandës, krenohet me Sarandën. Ndërkohë të tjerët, ata që janë kandidat si njëri dhe tjetri, ata e kanë nga një usta mbi kokë. Njëri ka Edi Ramën si usta mbi kokë, tjetri, ai që deri dje ishte me ne, ka Ilir Metajn usta mbi kokë. Ata janë disa kukulla të vogla, fijet e të cilave luhen nga Tirana. Pra, për Sarandën vendoset nga Tirana. E vendos o Edi Rama, o Ilir Metaj me Sali Berishën. Pse spaska Saranda njerëz që të administrojë dhe menaxhojë jetën e këtij qyteti. Ne kemi bërë këtë gjë. Ne kemi zgjedhur një sarandiot, një njeri të nderuar, kemi zgjedhur një biznesmen që e bën jetën e tij këtu, një njeri që përfaqëson sportin në këtë vend, që jeton këtu dhe nuk ia luan fijet askush Skënderit nga lartë. Unë jo e jo, po askush nga ne. Se besojmë që zgjidhja më e mirë, që ai që duhet të jetë i pari i qytetit, krybashkiaku duhet t’u bindet njerëzve. Votës që I japin qytetarët. Pra, të jeni ju ata të cilët do ta zgjidhni, do ta vlerësoni, do ta votoni dhe nesër t’I kërkoni llogari.
Kjo është ajo se çfarë neve kemi bërë si zgjidhje. E di që është e vështirë, nuk e mohoj, është e vështirë. Sfida e parë që kemi ne është pikërisht kjo, sfida e zgjedhjeve lokale. Po për ne demokratët ka dhe një sfidë tjetër, sfida për të rinovuar PD. Unë e di se sa kemi lënguar për Partinë Demokratike në kohën kur asnjëherë Partia Demokratike, Rexhep, kur PD ideologjikisht s’ka qenë e pastër. Kemi qenë një parti e cila ideologjinë tonë nuk e kemi bazuar tek shtresat tona klasike. Nuk kemi qenë një parti anti-komuniste, ashtu siç duhej të ishim. Tashmë është koha, është momenti që bashkë me PD-në të ngrejmë të djathën reale. Të djathtën e cila bazohet tek respekti për tjetrin, tek liria etregut, tek demokracia, te respekti për pronën, tek besimi në Zot dhe në atdhe që I ka munguar kaq shumë panoramës politike shqiptare. Dhe kjo është në fakt një sfidë shumë e madhe. Sot I vetmi ishull I pakorruptuar në Shqipëri është Partia Demokratike. I vetmi formacion politik I cili ka mbështetjen e plotë dhe pa kushte të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Europian, është Partia Demokratike. Shikoni palët e tjera, shikoni se çfarë pozicioni ka marrë Edi Rama. Ka shkuar deri atje sa ka shkuar deri të korruptojë edhe funksionar të lartë të FBI-së dhe atje po zhvillohet një çështje gjyqësore, e cila e prek edhe Edi Ramën. Para një muaji e ca e patë, iu mbyll goja dhe nuk paraqitej as në parlament. Shikoni palën tjetër që e ka kthyer fushatën në një fushatë bjeri Mbretërisë së Bashkuar, e bjeri SHteteve të Bashkuara, ambasadorëve respektiv. Neve, Partia Demokratike është e tillë që I ruan fortë aleatët tanë.
Neve kemi nevojë, populli shqiptarë ka nevojë të ketë mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë. Është e domosdoshme jo vetëm këtu Brenda vendit, por edhe për rajonin. E pra miq, zonja zotërinj, këto sfida janë ato që kemi ne. Të dalim dinjitozë në zgjedhjet lokale, të ruajm PD, të krijojmë të djathtën, t’u japim një alternativë ndryshe në këto 32 vite shqiptarëve, larg korrupsionit, larg krimit të organizuar. Në aleancë me perëndimin, aty ku e ka vendin edhe Shqipëria. Ia bëjmë vetëm ne. A mund ta bëjmkë? Po ne që qëndruam kaq kohë, e rezistuam kaq kohë, një vit e gjysmë, në një aggression si nga pushteti I Ramës dhe nga opozita e korruptuar e Metajt dhe Berishës, po ne kemi sigurisht aftësinë për ta krijuar e për t’I dalë mbanë me sukses kësaj sfide. E kemi ne dhe unë e di fare mirë se si mund ta bëjmë këtë. Sepse mund t’ua kujtojë atë historinë e vjetër të Partisë Demokratike kur u krijua në vitin 1990. Ishte shoresa e madhe, pati mbështetje mbarëpopullore, ndërkohë në 1991 nuk rezultoi fituese. Ama një vit më vonë fitoi në mënyrë massive. Ndaj, ne nuk duhet të biem pre e gjithë agresionit mediatik që na thonë ne: jeni pakicë, po jo po nuk jeni shumë. Ne sjemi shumë?! Shqiptarët nuk janë shumë? Shqiptarët e ndershëm nuk janë shumë? Shqiptarët që duan punën nuk janë shumë, rinia që do të rri këtu nuk qenkërka shumë? Njerzit që e duan këtë vend nuk qenkan shumë? Jo!
Vetëm njerëzit e korruptuar janë pakicë. Vetëm njerëzit të cilët e mjelin pushtetin janë pakicë. Dhe janë pakicë që duhet refuzuar. Kanë para, e di! Kanë media, e did he këtë. Përdorin dhunën verbale, limçimin, e did he këtë, ama njerëzit e ndershëm e këtij vendi janë gjithmonë më tepër dhe shumicë. Sfida jonë është që të gjithë këtyre qytetarëve të ndershëm, njerëzve që duan punën, rininë që do të rri këtu, biznesin e ndershëm që do ta nxjerr me punë ekonominë. Ne do të duhet t’u tregojmë që po, ne nuk kemi asnjë lidhje as me korrupsionin, as me abuzimin me pushtetin dhe se ne jemi fytyra njerëzore e tyre. Kjo është sfida që kemi ne miq dhe shokë dhe mund ta bëjmë këtë. Sigurisht duke pasur edhe përfaqësuesit tanë. Ja pra përfaqësuesit tanë janë ata të cilët i kanë marrë në mënyrë serioze zgjedhjet lokale. Skënderi është një nga ata që ka paraqitur një program siç e sheh ai jo me sytë e vet, por me sytë e Sarandës. Programi që u paraqet sarandiotëve, nuk është gjë tjetër veçse ta shohësh Sarandën me sytë e sarandiotëve. Një qytet ku jetohet. Sepse praktikisht është një qytet I pajetueshëm. Të merret fryma, sidomos në stinën e beharit, është një vend që të merret fryma ku nuk jetohet. Mbipopullohet në behar, zbrazet në dimër. E pra, kjo është ajo se çfarë duhet të bëjmë ne dhe mund ta bëjmë. Mund ta bëjmë me besim tek njëri-tjetri. Mund ta bëjmë me besim tek rinia, mund ta bëjmë me besim tek intelektualët, mund ta bëjmë me besim tek biznesi I ndershëm. Mund ta bëjmë me besim tek njëri-tjetri, tek qëndrestarët. Ky vend ka nevojë për patriotizëm sot, ka nevojë për patriotizëm. Sot kaq e vështirë është situata sa patriotët e vërtetë që në moment të vështira I kanë dalë Shqipërisë, duhet t’I dalin përsëri. Ta duan vendin, ta duan Shqipërinë, ta duan Sarandën. Ky është momenti.
Ndaj, pa u zgjatur ju them që këto sfida që jut hash pak më parë, për Sarandën, për Shqipërinë, Për Partinë Demokratike dhe për të djathtën, sot ka nevojë dhe duhet të happen dyert për të gjithë qytetarët e ndershëm e këtij vendi, për të gjithë atë pjesë e qytetarëve që deri më sot nuk kanë shkuar të votojnë sepse kanë pasur neveri nga treshja, nga dinozaurët e politikës së vjetër, duhet t’u happen dyert dhe t’I mirëpresim. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të dalim në një mënyrë të sukseshmë. Unë ju falenderojë për të gjithë qëndresën që keni bërë në një vit e gjysmë, në dy vite. Është epike sepse si mundet të rezistosh kur ca njerëz të cilët ti ke qenë në sakrificë deri dy tre vite më parë, kemi qenë në një llogore, kemi pasur të njëjtat halle, të njëjtat problem, të njëjtën shtypje nga pushteti, të vijnë nga mbrapa dhe të të fusin thikën. E të shkojnë sot e të veshin fanelën rozë apo të kuqe të Ilir Metajt. Jo, democrat I vërtet është ai që qëndron këtu dhe qëndron në ditë të vështira. Ata njerëz të cilët ndërrojnë fanelat nga blu e bëjnë në të kuqe, keq më vjen se zgjidhja është e tyre, por ata nuk janë më demokratë. Kanë bërë zgjedhjen e tyre të shkojnë diku, kanë zgjedhur rrugën e lehtë, por anija e demokratëve nuk mund të braktiset në moment të vështira, siç kanë bërë disa. Historia do shkruaj pikërisht për ata njerëz që kanë qëndruar tek kjo anije. Nuk lihet anija e demokratëve dhe shkohet të hypet tek anija e piratëve, Ilir Meta, Sali Berisha.
E pra, ky është dallim i madh. Ndaj miqë j apse është fisnike sfida jonë. Ja pse duhet një falenderim së pari për të gjithë përfaqësuesit tanë në këshill, zonja dhe otërinj të nderuar, përfaqësues të ajkës së qytetit. Ndaj duhet nderuar dhe respektuar Skënder Muço, i cili në një situatë vërtetë të vështirë mori një sakrificë për t’I dalë në krye Partisë Demokratike, të djathtës qytetit, të ardhmes së vendit tuaj. Dhe unë besoj që mjaftojnë këto sfida që të na bëjnë ne të jemi dinjitoz pa filluar madje edhe fushata elektorale. Njerëzit që janë atje do të dinë të na vlerësojnë. Do të dinë të na vlerësojnë për sinqeritetin tonë, për faktin që jemi të vërtetë, edhe për faktin që jemi shkëputur nga korrupsioni, por edhe për faktin që miqtë tanë perëndimor I kemi në krah. E pra, këtë duam ne, të dalim të nderuar para sarandiotëve dhe para qytetarëve të nderuar të Sarandës. Kjo është sfida që kemi ne. Ata do të na vlerësojnë, ata do të na japin çmimin. Por unë besoj që sot, por jo vetëm deri në 14 maj, por edhe pas 14 majit, ajo që është një rrugë e vështirë , por besoj që ka edhe kënaqësinë e saj, ka dhe privilegjin është të ndërtojmë edhe një herë Partinë Demokratike siç ne e kemi imagjinuar, siç ne kemi luftuar kemi bërë edhe sakrificat tona. Shumë njerëz kanë dhënë deri dhe jetën për Partinë Demokratike në kohra të vështira dhe pë dnerim dhe në respect të tyre ne do të duhet të qëndrojmë dhe të qëndrojmë të fortë deri në fund. Unë ju falënderoj shumë edhe për pjesëmarrjen sot, edhe për durimin!
Një falenderim pa masë edhe për atë se çfarë keni bërë këtu në Sarandë, për seriozitetin që keni treguar, për fisnikërinë politike që keni treguar! Nuk u bëtë asnjëherë shkak për ndarjen dhe përçarjen këtu, përkundrazi tej çfarëdolloj durimi keni qenë juve ata që keni shtrirë dorën. Që nuk I shatë asnjëherë, që pranuat edhe baltën e padrejtë që ju hodhën. Kjo është fisnikëri politike. Në këtë botë e në këtë dynja, është kjo që që ngelet në fund: se si e ke ruajtur emrin, reputacionin tënd edhe në aktivitetin politik, kjo na bën nder të gjithëve. Do të na vlerësojnë shqiptarët për këtë dhe suksesi do të jetë vetëm me ne. Unë ju uroj dhe njëherë suksese, mbarësi në këtë sakrificë të madhe! Të votojmë të gjithë atë që është shtëpia jonë, sigla jonë, t’ia bëjmë thirrje çdo qytetari të Sarandës, kujtdo që tek Partia Demokratike do të gjejnë jo vetëm PD-në, por partinë e sarandiotëve. Ajo që u ka munguar në këtë 33-vjeçar. Është partia e Sarandës dhe kanë të drejtë dhe I kanë mundësitë, e kanë detyrim për të votuar për shtëpinë e tyre, për të votuar për Sarandën e tyre, për të votuar Partinë Demokratike. Të votohet numri 9, e të votohet kandidati ynë Skënder Muço. Shumë faleminderit për të gjithë këtë pritje dhe për të gjithë këtë mbështetje që I keni dhënë Partisë Demokratike!