Partia Demokratike e Shqipërisë

Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, sot ka paraqitur edhe njëhër një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket përdorimit të emrit logos dhe simboleve të Partisë Demokratike nga subjeke zgjedhore dhe persona fizik të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti dhe përfaqësojnë forca politike të ndryshme nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ne konstatojmë se deri më sot, kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga mbarimi i fushatës elektorale , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë ende asnjë masë kundër personave dhe subjekteve që janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjeve dhe kodit zgjdhor në përputhje me liritë dhe të drejtat politike të cdo forcë politike që merr pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Përdorimi i logos dhe emrit të Partisë Demokratike nga subjekte zgjdhore që nuk e përfaqësojnë atë ligjerisht dhe politikisht është duke keqinformuar publikun shqiptar dhe deformuar garën politike në kundërshtim me të gjitha parimet kushtetutese të demokracisë dhe përfaqësimit politik.

Prandaj, ne kërkojmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë detyrën që ligjet në fuqi dhe Kushtetuta i ngarkon për të garantuar parimet e shtetit ligjor dhe garës politike demokratike.
Gjithashtu i bëjmë thirrje edhe njëhër mediave të ndalojnë menjëhërë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike për subjekete politike që në këtë garë , sipas ligjeve në fuqi, janë subjekete me emer, logo dhe koalicione të ndryshme nga Partia Demokratike. I kujtojmë se janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar dhe ne do të marrim të gjitha masat për të mbrojur identiteti e Partisë Demokratike, logon dhe simbolet e saj.

Faleminderit!