Të nderuar zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër, ju qe sot jeni mbledhur në ketë takim të mrekullueshëm, do duhet të ju falenderoj nga zemra për pritjen që më bete dhe rruges dhe këtu sepse kuptoj fare mirë që Bushati, Bashkia e Vaut të Dejës ka zgjedhur të ardhmen, një të re, drejtim të ri dhe është pikerisht, vajza juaj, motra juaj, Klomentina Drini. Unë besoj që kjo është sfida më e madhe që qytetarët e kesaj bashkië kanë kaq kohë që e kanë kërkuar dhe sot e kanë. Në 14 Maji ështe nje sfidë e madhe jo thjeshtë dhe vetem për Klomentinën. Klomentina sfidën e saj e ka fituar që nga momenti që mori përsipër në një moment të veshtirë sakrificën për të kandiduar, por kjo është nje sfidë për secilin nga qytetarët e Bushatit. Është një sfidë per Danielin, për Albertin, Ermirin. Zysh Almën nga fjalët e së cilës ndjeva vërtetë lëngatën e madhe të kësah shoqërie, bashkie që në fakt është lëngata e gjithë shoqërisë shqiptare. Është një sfidë për të gjitjë më 14 Maj, sfida është. njerëzit janë, rinia është, kutia votimit ështe, numri 1 është, Klomentina Drini kryetare e bashkisë. Zonja dhe zotërinj dhe për mua, ashtu si dhe per Klomentinën e për të tjerë nuk ka qenë e thjeshtë, në këtë situatë të veshtirë që kalon vendi. Situatë të veshtirë që kalon shoqëria shqiptare. Të paktën prej 10 vitesh ku sekti i rilindjes ka ardhur në qeverisje. Shqipëria ka rënë në kolaps. Edi Rama dhe qeveria e tij së bashku me bashkiaket e tij ka sjellë papunësi, varfëri, rrënim, ka sjëllë kriminalitet, para të pista, oligarkë dhe betonizim. Kanë marrë në dorë pushtetin dhe kanë shkelur me këmbë fatin e qytetarëve shqiptarë. Nuk duan tia dinë dhe nuk i respektojnë qytetarët dhe aq me pak demokratët. Nuk respektojnë as socialistët, sepse rilindasit e Edi Ramës jane thjeshte dhe vetëm një sekt. Janë ngritur si sekt dhe qeverisin si sekt. Ata nuk janë shumicë tek qytetarët shqiptarë, madje nuk janë shumicë as tek socialistët e ndershëm. Prej 10 vitesh, Shqiperia vuan nen peshën e cizmes së rilindjes.
Energjitë po i shterojnë, rezistenca po i ulet, syte po i shohin vetem errësirë. Kolaps i plotë. Shqiperia ka nevojë te marrë frymë, të ngrihet dhe të niset drejt të ardhmes. Një të ardhme shumë herë më të mirë ku nderohet dhe respektohet dhe shpërblehet njeriu që punon. Ku i njihet e drejta, njeriut që ka të drejtë, ku respektohet dinjiteti dhe vlera e dinjitetit. Ndaj kësaj të ardhmje ka vetëm një rrugë. Rruga që te djathtët kanë zgjedhur dhe do ta çojnë perpara. Sepse ajo është frymarrja e vërtetë për Shqiperinë. Unë e di, motra dhe vellezër, qytetarë dhe qytetare të kesaj bashkie. E di që nuk është e thjeshtë, nuk është e lehtë, rruga drejt fitores nuk është shtruar asnjë herë me asfalt qytetarëve bashkë me ne, aktivistëve politik do të na duhet të ecim dhe në kalldrëm dhe në baltë sepse trekëndëshi mbrapsht Rama Berisha, Meta janë ata që vijojnë sulmin ndaj shqiptarëve, ndaj shumicës së shqiptarëve. E kanë nisur këtë sulm 1 vit e gjysëm në parë. Tashmë dihet ajo se cfarë ndodh me pjesën më të shëndoshë të shqiptarëve, me atë të Partise Demokratike. Me median, me para, me oligarkë, me kërcënime dhe me shantazhe.
E pra miq, kaq e vështirë është, po janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës, janë biznesi i ndershëm. Janë njerëzit që kanë dhënë djersë për këtë vend. Janë rinia, ata që ishin këtu pak më parë. Ato që kanë forcën e brendshme të rezistojnë dhe ta çojnë përpara dhe të kaloje këtë moment kaq të vështirë për Shqipërinë. Është ky trekëndësh, i cili kërkon ta shpopullojë Shqiperinë. Po, zysh Alma ky ështe problemi më i madh që ka Shqipëria sot. Shpopullimi, largimi i shqiptarëve nga ky vend. Përgjysmimi i familjeve shqiptare, nuk ka familje shqiptare sot, që teksa numëron njerezit e vet, ka dikë që nuk e ka. Dhe njerëzit kanë ikur për shkak të ekonomisë, çmimeve, mungesës së rendit dhe sigurisë, per shkak te mungesës së shpresës. Dhe ku pra, nga ky vend i bekuar, nga ky vend ku njerëzit tanë me parë kanë bërë historine, jo vetëm të këtij vendi por të gjithë rajonit. Në këtë vend është vetëm mekati njerëzor që e ka cuar këtu këto 33 vite. 33 vite ku këta fosile të politikës, njeri prej 98, 2 tjeter në 2000 dhe ne 90. Jane ata që janë ulur kembekryq këtu per të marrë peng fatet e shqiptarëve. Japin e marrin me njëri tjetrin në një aleancë okulte. Njëri që ka rikthyer dhe një herë simptomat e dikurshme të sistemit dikatorial, mungesë shprese, mungesë lirie. Goditje ndaj biznesit. Neveri ndaj të rinjve. Dëbimi ndaj tyre. Mungesa e ligjit. Mungesa e shtetit të së drejtës. Refuzimi, izolimi. E nga ana tjetër një pjesë tjetër. Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha. I cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka cuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik. E pra miq, vëllezër, motra, prindër. Ky është sistemi sot. Kjo eshte panorama dhe fotografia bezhë. Kaq e zymtë që Shqipëria sot vuan. Kjo është arsyeja se përse njerëzit ikin, kjo është arsyeja sepse shqiptarët sot jane më të pezmatuar se kurrë. E pra, pyetja që duhet ti bëjmë vetes, njerëzit e punes, të ndershëm, njerëz që e duan Shqipërinë, këtë vend, që kane vendosur të jetojnë këtu dhe të rrisin femijet e tyre. A mundet ta leme fatin tonë, fatin e shqiptarëve në këto 3 duar që janë nje metastaze sovjetike që vjen nga sistemi diktatorial, kurrësesi jo. Forcën e kemi. Eksperiencën e kemi. Energjinë e kemi. Brengën e brendshme e kemi. E për këtë arsye sot ka vetem një drejtim. Të votojmë për veten tonë. Të votojmë për familjet tona. Të votojmë per rininë. Te votojmë për te ardhmen e ketij vendi.
Dhe sa mirë që në këtë bashki si kurrë më parë, si në asnjë bashki tjetër e dimë fare mirë vështirësitë që ka pasur, sot Partia Demokratike ka nxjerr një përfaqësuese, një të re, një zonjë, një burrneshë. Një burrneshë e cila është e rrethuar nga të gjitha anët thjesht dhe vetëm nga njerëz që duan t’i marrin frymën jo asaj jo, duan t’i marrin frymën bashkisë së Vaut të Dejës. E pra, ja sa kuptimplotë është. T’i japim frymëmarrje kësaj bashkie, t’i japim frymëmarrje këtij komuniteti, t’i japim frymëmarrje biznesit, t’i japim frymëmarrje shërbimeve, sepse bashkia nuk është një lopë që mund të shkosh ta mjelësh e ta përdorësh për shantazh, e ta përdorësh për qoka, e ta përdorësh si një mjet për ta mbajtur mbullur pushtetin dhe për të larguar çdo energji të re që në këtë vend ka dhe ka pamasë. Se shqiptarët, ata të cilët kanë lindur këtu, edhe në këtë bashki besoj, kur kanë shkuar atje në perëndim kanë bërë hajër.
E pra, është pikërisht kjo ajo se çfarë na mungon ne të gjithëve. Këtë kemi mundësi ne sot të gjithë ta bëjmë. Të gjithë së bashku, pa asnjë dallim, pa asnjë ngjyrim politik. Mjaftojnë vetëm tre gjëra: ndershmëria, fisnikëria dhe dashuria për vendin. Janë vetëm këto tre gjëra të cilët shqiptarët duhet t’i bashkojë. Do të duhet t’i bashkojë, do të duhet t’i bëjë rreth këtyre vlerave. E di që është një situatë e vështirë, por situatat e vështira dalin në pah karrakteret e forta dhe kjo zonë dallohet për karaktere të forta, I ka dhëën mësime, I ka dhënë leksione të gjithë Shqipërisë, tashmë ka detyrimin që në 14 maj duke bërë më të mirën për veten, t’i japim një leksion të gjithë Shqipërisë. Të zgjdehim një vajzë, një motër e cila në të gjithë historinë e vet ka treguar që vetëm ka bërë të mirë për të tjerët, që vetëm ka ndihmuar të rinjtë, vetëm është munduar të sjell një frymë të re, një model të ri, një model të ri kaq të nevojshëm sot në 2023-in. Ka nevojë për modele të reja, të cilat janë shembull për rininë. S’mund të rrimë ne peng të së shkuarës. S’mund të rrimë ne peng I të shkuarës 33-vjeçare. Jam shumë dakord që në qeverisjen tonë, ka pasur shembuj të cilët nuk I bëjnë nder njeriut të punës. E pra, ky është detyrimi ynë. E kemi sot dhe e kemi në dorë t’i bëjmë thirrje kujtdo banori të kësaj bashkie, kudo me zemër në dorë dhe t’i fasim për këto zgjedhje që nuk janë thjesht politike, por janë zgjedhje për njerëzit.
T’i japim jetë asaj brenge të madhe që shoqëria shqiptare sigurisht shoqëria këtu në Bashkinë e Vaut të Dejës vuan. Vuan sepse nuk ka oferta. Nuk ka oferta politike, sepse ofertat politike janë një hipokrizi e madhe e këtyre 33 viteve. Na dalin vetëm në televizion. Del Berisha, Meta, Rama, Rama, Berisha, Meta, sikur ky popull, kjo shoqëri nuk paska energji të brendshme, nuk paska kreativitet për të nxjerr modele dhe figura të reja që të sfidojnë të shkuarën dhe të shohin drejt së ardhmes. Po, po I ka. I ka pa fund. I ka aty por I ka të fjetura. Ka ngelur gjithmonë në letargji. Janë fjetur, janë letargji dhe hapësira nu I është dhënë. E pra miq, ajo që kemi ne sit si detyrim, e kam unë dhe ndihem krenar dhe I privilegjuar që në këtë sakrificë të madhe dhe të kolegëve të mi, kam edhe një zonjë si Klomentina, që merr përsipër këtë sakrificë dhe është një shërbim I madh që do t’ia japim brezit të ri. Brezit të ri të shqiptarëve, të rinisë. Që të japim një alternativë, alternativa është të rrimë këtu në Shqipëri. Ta ndërtojmë këtu jetën tonë, të mos shkojmë, siç zysha tha, duke marrë dhe vdekjen mbis sy. Sot edhe në 2023-in kapërcejmë dete dhe oqeane, në drejtim të paditur që nuk I jep dhe nuk I bën nder askujt. Duhet të qëndrojmë këtu, e ndaj pra sot është po kaq e rëndësishme që zonja ka bërë, motra ka bërë, Klomentina ka bërë. Ndaj, ajo betejën e vet e ka fituar që sot. Ne të tjerëve na takon që betejën tonë duke votuar Klomentinën ta fitojmë në 14 maj. Kjo pra është ajo se çfarë unë do doja t’ju thoja. Eshtë një kënaqësi e madhe e imja që në këtë udhëtim të vështirë, në këtë udhëtim të rëndësishëm, në këtë udhëtim historik për Shqipërinë, në këtë udhëtim patriotik për Shqipërinë, sot gjithsecili të vendosi porcionin e vet të nevojës, interesit dhe dëshirës që ka gjithsecili për të ndërtuar këtë vend. Në 14 maj zonja dhe zotërinj, miq, vëllezër do të votojmë numrin 1 dhe do të votojmë Klomentina Drinin që në 15 maj në këtë bashki të hapet një epokë e re, të hapet një fletë e re e historisë. Të mënyrës se si menaxhohen burimet e kësaj bashkie dhe si menaxhohen fatet e Bashkisë së Vaut të Dejës. Fitore! Zoti I bekoftë qytetarët e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zoti e bekoftë Shqipërinë! Me Zotin para e së bashku të shkojmë e të votojmë Klomentinën. Shumë faleminderit!