Platforma e Filozofise Politike, te Partise Demokratike te Shqiperise.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, kemi lindur, jemi e do te jemi nje parti e qendres se djathte, konservatore, pro amerikane, pro atlantiste, europiane nga perkatesia gjeografike e shpirterore, me synim aderimin e Shqiperise ne BE.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, dhe anetaresia e saj, gjendemi perballe nje sere sfidash te renda e te pa precedent ne historine tone, te cilat po mundohen te hedhin hije te zeza mbi perkatesine tone politike, dhe miqesine e mirnjohjen tone ndaj mikut dhe aleatit me te madh, qe ne dhe populli shqipetar kemi patur ndonjehere e qe jane SH.B.A . Nga ana tjeter kemi perballe edhe mundesi te reja e te rendesishme. Nese keto sfida mbeten pa pergjigjie, dhe mundesite nuk korren, Partia Demokratike rrezikon humbjen e identitetit dhe krizen permanente. Nese do te jemi te afte ti pranojme sfidat, e do te perballemi me to, duke vene ne levizje te gjithe potencialin tone, padyshim qe do ti leme pas kraheve keto sfida, e do ta drejtojme Partine Demokratike, e bashke me te Shqiperine e shqiptaret drejt nje ardhmerie te qendrueshme e te begate.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, njohim, mbrojme dhe promovojme dinjitetin e patjetersueshem te cdo njeriu, nga embrioni e ne cdo faze te egzistences se tij. Ne e konsiderojme njeriun si subjekt, e jo objekt i historise. Duke njohur si themel te vlerave tona, trashegimine e shqiptareve ne shekuj, promovojme, mbeshtesim e mbrojme keto vlera te bazuara ne pese direktiva themelore.
1 – Lirine e besimit ne Zot
2 – Shenjterine e Atdheut ne teresine e tij territoriale
3 – Familien si institucioni baze i shoqerise
4 – Paprekshmerine e prones private
5 – Mbrojme, respektojme dhe promovojme kujtimin e vlerave qe percollen qendrestaret e diktatures komuniste, qe u perballen me te keqen, ne mbrojtje te lirise konservatore, traditave te kombit shqipetar, duke paguar edhe me jetet e tyre. Ndaj, ne nderim dhe respekt te mijerave burra, gra, e femije qe u sakrifikuan ne altarin e Atdheut, per ne eshte nje direktive e patjetersueshme, aprovimi dhe zbatimi i ligjit te lustracionit te politikes shqipetare, nga te gjithe ata, qe ne forma e menyra te ndryshme sherbyen ne mbajtjen gjalle te fatkeqesise me te madhe qe ka goditur ndonjehere kombin shqiptar, komunizmi.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, mbrojme, promovojme dhe mbeshtesim te drejten e panegociueshme te cdo njeriu ne besimin e tij ne Zot, ne cdo forme kulti, lutjeje e besimi me frymen e tolerances e rrespektit reciprok qe ka karakterizuar popullin tone gjate gjithe egzistences se tij, e demostruar kjo me sakrificat e bera gjate luftes se dyte botrore per te shpetuar besimtaret hebrej.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise e konsiderojme si nje vlere te patjetersueshme dashurine per Atdheun dhe shenjterine e tij territoriale ne kuader te bashkepunimit dhe integrimit Europian.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise e konsiderojme si nje vlere te padiskutueshme, ashtu sic eshte edhe ne nenin 16 te Deklarates Universale te se Drejtave te Njeriut, vleren dhe rrolin e familjes, si berthama themelore e shoqerise qe duhet mbrojtur pa kompromis. Familia eshte e pazevendesueshme ne rrolin e saj si institucioni qendror, ne te cilin mesohen, vleresohen, e kultivohen se pari, ndjenjat fisnike te dashurise, bujarise, dhembshurise e solidaritetit njerezor qe bashkon breza te ndryshem mes tyre. Familja eshte ambienti ne te cilin prinder e femije, marin persiper pergjegjesi e praktikojne solidaritetin reciprok. Shendeti i familjes eshte parakusht i domosdoshem per nje shoqeri te drejte, solidare e njerezore.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, kemi si vlere te panegociueshme institucionin e prones private dhe e mbrojme dhe e mbeshtesim ate. Zhvillimi ekonomik, bazuar mbi paprekshmerine e prones private dhe kontributin e cdo qytetari, mund dhe duhet te promovojne mirqenien dhe paqen sociale, vetem nese frytet e saja bazohen ne garantimin dhe mbrojtjen pa kushte te prones private, me synim permiresimin e kushteve te jeteses te cdo individi dhe zhvillimit te tij personal. Ndaj per keto arsye jemi ne favor te ekonomise sociale te tregut, bazuar mbi pronen private. Ne kete optike eshte prioritet i yni qe te mos lejojme perdorimin pa kritere te sanksionuara me ligj, te pushtetit ekonomik, i cili mund te coje ne tkurrjen e lirive, te barazise perpara ligjit, o te padrejtesive sociale. Si rrjedhoje eshte e rendesishme ruajtja dhe garantimi i konkurrences se ndershme mes forcave qe veprojne ne treg, gje e cila promovon solidaritetin dhe drejtesine sociale.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise i japim nje rendesi te vecante ekuilibrit mes tradites e modernitetit, te cilat ne fakt, integrohen reciprokisht kur ruhet rrespekti i ndersjellte qe nuk pranon asnje mohim apo dhune mes trashegimise e se rese. Duke konsideruar qe jane te lire, te pergjegjshem e te ndervarur nga ide te perbashketa, individet marrin pjese ne ndertimin dhe permiresimin e shoqerise. Liria eshte gjendja natyrale e njeriut. Ndaj cdo individ ka te drejten dhe detyrimin te jete plotesisht pergjegjes i veprimeve te tija, e te pergjigjet me pergjegjesi personale karshi te tjereve ne ruajtjen e jetes, prones, trashegimise, e memories historike qe perben te shkuaren tone, te aferme e te larget.

Ne Partia Demokratike e Shqiperise, kemi si vlere prioritare, mbrojme dhe promovojme idene se drejtesia duhet te garantoje ne cdo moment, kushtet e nevojeshme ne menyre qe individet dhe komunitetet, sipas natyres dhe objektivave te ushtrojne lirite e tyre. Eshte specifike e drejtesise ti atribuoje cdo individi ate qe eshte e drejte, e te perpiqet aktivisht per te permiresuar barazine e mundesive, e te beje te mundur nje jete sociale te bazuar mbi rrespektin reciprok. Bazuar mbi kete vlere imperative, Partia Demokratike e Shqiperise do te luftoje gjithmone per te garantuar drejtesine sociale. Per ne, drejtesia nuk mund te jete arbitrare, e as te shkembehet me diktaturen e shumices. Drejtesia kerkon rrespekt per pakicat se ciles asnje shumice nuk mund ti mohoje ushtrimin e lire te se drejtes se tyre.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, lindem si force antikomuniste, jo vetem per ti ofruar shqipetareve nje alternative demokratike qeverisjeje e drejtesie, por mbi te gjitha per te sjelle ne vetedijet e tyre traditat e harruara. Ato qe diktatura komuniste me metoda cnjerezore u mundua te fshinte nga vetedija kolektive. Sic jane besimi ne Zot, toleranca mes nesh, besa ne fjalen e dhene e shenjteria e familjes. Thene ndryshe, ato vlera morale qe na kane karakterizuar ne shekuj, e qe kane bere te mundur mbijetesen tone si komb. Ne jemi te vetedijshem qe; Traditat e trasheguara nga paraardhesit tane, jane zgjidhje te gjetura per probleme te koordinimit social, te lindura ne rrjedhen e kohes. Ato egzistojne pasi na japin informacione te domosdoshme, pa te cilat nje shoqeri nuk eshte ne gjendje te mbijetoje. Nese pa dashur, apo me qellim do ti shkaterrojme ato, do te shkaterronim garancite qe nje brez i le atij pasardhes. Ne kete optike, per ne, e verteta ne pergjithese dhe ajo historike ne vecanti, jane te nje rendesie kardinale, pasi morali yne kujdeset e perfshin ne perditshmerine e tij te shkuaren e te pareve e trashegimine e tyre, aktualitetin ku jetojme, dhe projektimin e asaj te ardhmje qe duam tu leme trashegim atyre qe do te vijne pas nesh. Pare ne kete kendveshtrim, ne Partia Demokratike e Shqiperise, do ta kemi prioritet konstant zbardhjen e te vertetave historike te krimeve te komunizmit ne Shqiperi, pasi i konsiderojme keto te verteta si kushti themelor qe Shqiperia dhe shqipetaret te gjejne paqen sociale, te bejne katarsisin e nevojshem ne raport me dhimbjen, e te gjejne paqen shpirterore ne raport me te miren e te keqen, gje te cilen vetem e verteta e ben te mundur.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, kur ti refuzojme, harrojme, apo anashkalojme vlerat tona, do te shendrrohemi thjesht ne nje instrument te pushtetit, pa shpirt e pa te ardhme. Duke braktisur ne te njejten kohe natyren universale te mesazhit tone qe bazohet ne vleresimin e pergjithshem e te pamposhtur te kompleksitetit te shpirtit njerzor dhe jetes ne shoqeri.

Projekti me tre shtyllat për PD:

SHTYLLA I: HAPJA E PARTISË DHE TRANSFORMIMI I SAJ

1. Identifikimi i një mekanizmi statutor me emër specifik për hapjen e Partisë ndaj intelektualëve të spikatur (emri duhet gjetur që të godasë sa më mirë në opinionin publik), përfshi edhe prurje nga diaspora
Mekanizmi duhet të ndjekë synimet e mëposhtme:
a) Përthithjen e ideve të reja dhe realiste për programin zgjedhor të vitit 2025
b) Rritjen me cdo kusht të efektivitetit të grupit parlamentar për periudhën e mbetur të mandatit
c) Identifikimin dhe afrimin e figurave të spikatura intelektuale me Partinë (rifreskimi i burimeve njerëzore), përfshi edhe prurje nga diaspora
d) Afrimin e Partisë me shoqërinë civile dhe qytetarët
e) Forcimin e komunikimit publik të Partisë

Mekanizmi duhet të ndjekë parimet e mëposhtme:
– Të jetë i shpejtë, i përpiktë dhe i ndershëm
– Të jetë transparent
– Të sigurojë balancën e duhur midis kontributeve që japin intelektualët dhe përfitimit në karrierë politike të tyre;
– Të sigurojë konkurrencë të ndershme jo vetëm midis intelektualëve, por edhe me anëtarët aktualë në Parti.

Formësimi dhe zbatimi i mekanizmit:
– Hartimi dhe miratimi i Programit në këshill/kryesi, duke përcaktuar edhe afatet konkrete, si dhe personat përgjegjës për ndjekjen e tij
– Të bëhet ftesë publike për intelektualët e spikatur, të cilët ndajnë dhe besojnë në vlerat themelore të djathta statutore të Partisë;
– Ftesa të tregojë se bëhet fjalë për caktim kuotash për intelektualët që kontribuojnë aktivisht dhe sipas masës së kontributit (10 % të pozicioneve në strukturat drejtuese: Kuvend, Këshill, Kryesi, Departamente dhe kandidatë për deputetë)
– Të organizohen aktivitete periodike publike ku të diskutohen idetë e krijuara nga intelektualët;
– Idetë më të mira të prezantohen në një ose dy aktivitete kombëtare, ku të shpallen edhe cilat prej tyre do të jenë pjesë e programit zgjedhor
– Të kërkohet prej tyre mbështetja intensive aktuale e Departamenteve të Partisë për të siguruar me cdo kusht mbështetjen e grupit parlamentar. Është tepër e rëndësishme që grupi parlamentar, pavarësisht numrit të vogël të deputetëve që mund të kenë qëndruar, të jetë në maksimumin e performancës së tij, duke shfrytëzuar të gjitha instrumentet parlamentare:
a) Fjalimet në cdo seancë parlamentare
b) Oponencë për cdo nismë ligjvënëse që diskutohet në Kuvend
c) Oponencë për cdo raport të paraqitur nga institucionet e pavarura
d) Kërkesa për raportim të vecantë nga institucionet e pavarura
e) Pyetjet dhe interpelancat
f) Komisione të posacme ose komisione hetimore
g) Nisma ligjvënëse
h) Reformat e domosdoshme, sic është Reforma Zgjedhore, ku duhet vepruar me shpejtësi për votën e emigrantëve.

SHTYLLA II: NDARJA E PËRGJEGJËSIVE NË PARTI (DECENTRALIZIMI) DHE GARANTIMI I KARRIERËS POLITIKE

a. Këshilli Kombëtar të rikonceptohet në përbërje:
i. Të përbëhet nga kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë, 150 anëtarë të zgjedhur dhe 20% anëtare të caktuar nga kryetari i Partisë, në konsultim me Kryesinë, në funksion të hapjes së Partisë (intelektualë, të rinj, prurje nga diaspora).
ii. Cdo degë të ketë përfaqësuesit e saj, te cilët i zgjedh me votë, në bazë të votimit të të gjithë anëtarësisë.
iii. 20% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar caktohen nga shoqëria civile, arti, sporti, biznesi dhe fusha te tjera publike, si dhe prurje nga diaspora
iv. Vetëm Kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë jane anëtarë ex officio
v. Anetarësia e zgjedhur e Këshillit Kombëtar organizohet në departamente. Krerët e departamenteve propozohen nga Kryetari dhe miratohen me votë nga anëtaret e departamentit.
vi. Departamentet kryejnë funksione politike dhe ekzekutive. Përpunojnë programin elektoral, hartojnë politikat parlamentare dhe furnizojnë/ndihmojnë Grupin Parlamentar
b. Kryesia e Partise përbëhet nga 25 anëtarë. Zgjidhet nga Këshilli Kombëtar sipas propozimeve të Kryetarit të Partisë ose propozimit të 1/10 së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
c. Kolegji i Kryetarëve mbetet organ këshillimor. Kryetarët e degëve mbështeten financiarisht për veprimtarinë organizative nga financat e Partisë dhe donacionet sipas legjislacionit në fuqi, por njëkohësisht duke garantuar pagimin e kuotizacioneve në degë.
d. Kryetarët e degëve, zgjidhen me parimin 1 anëtar – 1 votë.
e. Nëse kryetarët e degëve kërkojnë të marrin funksione përfaqësimi (kandidat për deputet apo kandidat për kryetar bashkie), automatikisht heqin dorë nga detyra e kryetarit të degës.
f. Anëtarësia në Parti, përmban si kusht të domosdoshëm kuotizacionin. Mospagimi e kthen gjendjen e anëtarësisë nga “aktive” në “pasive’.
g. Njësia bazë e organizimit janë seksionet. Seksionit krijohen me bazë territoriale ose me bazë tematike. Cdo anëtar partie ka të drejtë të krijojë seksionin e vet tematik me të paktën 10 anëtarë dhe të marrë kështu, detyrën e kryetarit të seksionit. Krijimi i seksionit miratohet nga kryetari i degës, në konsultim me kryesinë e degës.
h. Krijohet Senati i Partisë me kontributorët historikë dhe kompetenca këshillimore

SHTYLLA IIII: ORGANIZIMI POLITIK
a. Kryetari i Partisë jep dorëheqjen e parevokueshme nëse në zgjedhjet e përgjithshme nuk fiton zgjedhjet (nuk merr detyren e kryeministrit) dhe në zgjedhjet vendore merr një rezultat më të ulët se zgjedhjet vendore pararendëse. Ai nuk ka të drejtë të rikandidojë në zgjedhjet vijuese për kryetar Partie.
b. Kryetari i Partisë, kur partia është në opozitë, krijon “qeverinë në hije” nga anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
c. Anëtarësia në PDSH ulet në moshën 16 vjec.