Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, ka reaguar pas vendimeve të marra nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi.
Në një deklaratë për mediat, ai i konsideroi deklaratat e Bardhit qesharake, ndërsa me ironi e uroi atë për krijimin e partisë së parë imagjinare në vend.
Sefa tha se PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik.
Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi perfundon një takim imagjinar.
Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqperdorje të rradhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.
I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur.
PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik.
Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames.