Me shumë thjeshtësi që na karakterizon ne të Shqipërisë së Mesme, thashë që unë i bëj ndryshimet siç mund të sygjerojnë kolegët duke qënë se ka kolegë këtu që e njohin më shumë se mua ligjin.
Znj. Felaj është personi i fundit që mund të më flasi mua për etikë, për integritet, për moral e shumë gjëra të tjera, por unë në gjërat përsonale nuk hyj dot pasi e ruaj etikën se këtu është diferenca e njerëzve. Njeriu duhet t’i vijë pak turp nga vetja për gjërat që flet!
Unë jam ekonomiste por jam konsultuar me ekspertë ligjore dhe kemi gjykuar që kjo është mënyra më e mirë për t’i bërë këto ndryshime. Nëse nuk është vullneti politik jam e gatshme që ta hidhni në votim, ju i keni votat, por jam ndjerë e fyër si rrallë herë në këtë Parlament dhe nuk kam pak vite këtu, kam që në 2013 dhe çuditërisht ajo që ofendon gjithmonë gjithë zonjat është i njëjti person.
Të dashur kolegë, rrëzojeni pa asnjë debat tjetër, rëndësi ka që ne të ruajmë komunikimin me njëri tjetrin se kjo ka shumë rëndësi! Këto ligje shkojnë e vijnë, rrëzojeni pasi nuk e keni vullnetin politik, nuk kam asnjë qëllim që unë t’ju vazhdoj t’ju shtyj të bëni diçka, por besoj që është në interesin e kësaj qeverie që këtë çështje ta trajtojë me prioritet.
Unë me z. Majko fola me shumë xhentilesë, i thashë që jam e gatshme t’i ndryshojë ashtu siç ju e gjykoni, ndaj të njëjtat shqetësime. Znj. Bushka jeni kryetare e këtij komisioni dhe ju respektoj maksimalisht, por nuk duhet të lejoni të cënohet dinjiteti nga znj. Felaj që na drredhon dhe me gisht se kush jemi e çfarë duhet të bëjmë!
Në gusht të vitit të kaluar Kryeministri Rama u merr kompetencat 61 bashkive, bllokim pasurie, konfiskim e deri në ndjekje penale për ata që nuk paguajnë taksat vendore me një udhëzim. Kjo a nuk është uzurpim i kompetencave vendore? Unë po kërkoj thjeshtë që të ushtrojë një kompetencë pushtetit vendor në koordinim me institucionet e tjera.
Përsa i përket sygjerimeve të z. Xhafaj dhe z. Majko, përsa i përket familjeve të emigrantëve në Tropojë, Has, Kukës e me rradhë… ne kemi si objekt kompanitë e ndërtimit dhe unë kur i referohem të dhënave i referohem 114 kompanive të ndërtimit. Nëse është e nevojshme, kjo është shpjeguar dhe në relacion, vendosja e një vlerë limit investimi që të fillojë ky kontrroll, i vendosim mekanizmat.
Së dyti, për prokurorët dhe gjyqtarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, pse kemi vendosur kriter që ju verifikojmë burimet dhe ato të fëmijëve emigrantë, ndërkohë që prokurorët e tjerë i kalojmë në sistemin e vettingut dhe i sjellim dhe i promovojmë në sistemin e drejtësisë. Ky është standarti që ka vendosur vettingu, kontrrolli dhe verifikimi i pasurisë, parim që ne të gjithë kemi rënë dakord.
Vettingun e duam për ato, por se duam për vete… mua nuk më shkon. Jam dakord që mos ta votojmë iniciativën, të ulemi bashkë, të diskutojmë sesi mund të përmirësohet, por nuk jam dakord që kjo të bëhet pjesë e një marrëveshje me DPPP sepse kam një qëllim tjetër, nëse ky është dhe vullneti juaj.