Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, kanë zhvilluar një takim me Drejtorin për Europën pranë IRI-it, z. Paul McCarthy. Bardhi shprehet se në në takim i bisedua për një opozitë të fortë përmes proceseve përbashkuese dhe se e vetmja rrugë e PD për të ecur përpara është duke mos qenë peng i kultit të individit.

 

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ishte kënaqësi takimi me Drejtorin për Europën pranë IRI-it, z. Paul McCarthy, me të cilin sëbashku me kolegën Jorida Tabaku ndamë qëndrimin e përbashkët se është thelbësore për demokracinë në vend forcimi i opozitës, përmes proceseve përbashkuese dhe jo ndarëse.

Sfidat që po kalon PD nuk duhet t’i mbivendosen misionit të çdo opozitari, për luftë pa kompromis ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës. Rruga e vetme që ka PD për të ecur përpara është duke mos qenë peng i kultit të individit, por duke u bashkuar rreth vlerave, qëllimeve të përbashkëta, interesit të anëtarëve të PD dhe qytetarëve shqiptarë, që duan që gjerat të ndryshojnë për mirë.

Nevoja imediate që ka Shqipëria për ndryshim na dikton një rrugë: Të shohim vetëm drejt të ardhmes dhe mos përsërisim gabimet e të shkuarës! Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë në vend.