Ka përfunduar procesi zgjedhor për kreun e ri të PD-së, ku garuan ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjargji Hani.
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka treguar përafërsisht numrin e votuesve pjesëmarrës në votime dhe ka bërë edhe një përshkrim të procesit.
Sipas Gjanës, janë lejuar të votojnë vetëm anëtarët që kanë pasur dokumenta identifikimi me vete.
“Me të dhënat e orës 17:00 shifra është diku te 13 700 votues, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Përgjithësisht ka qenë ditë e qetë. Ne kemi lëvizur në terren, nuk ka pasur probleme.
Ka qenë ditë e qetë votimesh dhe presim të ketë të dhëna më të mira, pasi tani pasdite ka pasur demokratë që i janë afruar qendrave të votimit. Nga të gjitha të dhënat që kemi, ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar. Kanë votuar individë me karta identiteti. Nuk është pranuar askush pa kartë. Ku ka ende persona jashtë qendrave të votimit, do të lejohen të votojnë” – është shprehur Gjana.