Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve e cila rrëzoi kërkesën e PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me aferën e Inceneratorëve.
Sipas Bardhit, mazhoranca po e shndërron Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit
“Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratoorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, – tha Bardhi në një komunikim me median pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve e cila rrëzoi kërkesën e opozitës për të kërkuar sqarime nga Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.