Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar dështimin e nismës në “Open Balkan”. Në një video të postuar në Tëitter, Tabaku e konsideron si një nismë private dhe na kushtoi energjinë që nuk ia përkushtuam Procesit të Berlinit!
Sipas deputetes së PD, sot po rikthehemi aty ku ishim pasi humbëm kohën në një projekt që nuk i shërbeu askujt veç propagandës së rradhës!
“1. Debat
2. Polemika
3. Kundërshti
Edhe përpjekje diplomatike, energji dhe konsum Për ta mbrojtur atë. Rezultati? Vetëm 100 postime në Facebook Asnjë ndryshim real . As në jetën e biznesit. As të qytetarëve. As nxitje tregtie në rajon. Por as afri më shumë mes vendeve tona. Kush duhet të kishte qenë zgjidhja? Qeveria shqiptare duhet të kishte përdorur dhe shfrytëzuar në maksimum Procesin e Berlinit Që nga samiti i Poznan, qeveria shqiptare dështoi të paraqiste projekte; në infrastrukturë, në energji, në digjitalizim, në procese që e ndihmonin këtë treg. Për tu zmadhuar, për tu zhvilluar. Njëkohësisht, për të lëvizur nga paradhoma e përjetshme e integrimit. Por, qe një mundësi e jashtëzakonshme për të zgjidhur. Mosmarrëveshjet tona rajonale, si ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë platformë, si një mundësi e artë. Për t’i anashkaluar këto çështje të debatit hap pas hapi. Unë besoj që kjo është e ardhmja për Shqipërinë. Kjo është e ardhmja për rajonin. Ecja drejt procesit të integrimit, me hapa të qartë dhe të sigurtë me rezultate konkrete. Duke afruar tregun tonë, diplomat, universitetet edhe duke përfituar nga fondet. Besoj që procesi i Berlinit është platforma e duhur” – shprehet Jorida Tabaku.
Open Ballkan nisi dhe përfundoi në Tiranë.
Një nismë private që na kushtoi energji që nuk ia përkushtuam Procesit të Berlinit!
Sot, po rikthehemi aty ku ishim pasi humbëm kohën në një projekt që nuk i shërbeu askujt veç propagandës së rradhës! pic.twitter.com/0XTWX2mzdD
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) July 8, 2023