Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës në Partinë Demokratike, i cili shfuqizoi thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, për të mbledhur Këshillin Kombëtar.
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se pavarësisht vendimit të PD, mbledhja online e Këshillit Kombëtar do të mbahet nesër në orën 19:00.
“Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht. Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!” – shkruan Bardhi.