Për vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.
Reagim i plotë:
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.
Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë.