Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për kullën që do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Tabaku është shprehur se projekti për ndërtimin e një kulls është simbol i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike.
Deputetja demokate shprehet se po shkatërrohet ana urbanistike dhe funksionale qytetit.
Reagimi i plotë:
Në vitet 1990-2011, gropa e Hajdin Sejdisë ishte simboli i kapitalizmit alla Shqiptar – ndotja e qendrës së Tiranës, një shëmbull i rëndomtë i paditurisë politike.
Edhe pse gropa u mbulua në 2011, për të qenë lulishte dhe jo moçali qytetit, 12 vite më vonë e njëjta politikë e riktheu në shëmbëlltyrën e politikës korruptive që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve në 3 dekada.
Gjatë kësaj kohe, oligarkët politikë dhe ekonomikë u pasuruan duke shkatërruar qytetin, ndërsa shumë prej tyre përdoren të njëjtat sjellje korrupsioni për të ndërtuar pasurinë e tyre.
Projekti i kullës në qendër të Tiranës është simbol i qartë i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike, duke shkatërruar nga ana urbanistike dhe funksionale qytetin.
Njëri ndër faktorët që shkaktoi këtë situatë është mungesa e sundimit të ligjit dhe pandëshkueshmëria – një këndvështrim që po ndryshon me angazhimin e SPAK.
SPAK është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në ndalimin e korrupsionit dhe shpërbërjen e oligarkisë politike dhe ekonomike. Ku është zhytyr sot ekonomia, politika, media e çdo sektor mund realisht të ndryshojë veç me luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e me mbështetje ndaj SPAK.
Sot shqiptarët e kuptojnë se kush e lufton korrupsionin e kush bën gjasme, kush flet sa për të kaluar rradhën e kush denoncon prej parimeve, kujt i është prekur interesi e kush është trimëruar nga halli.
Politika, përpos SPAK, është shansi për të nxjerrë nga moçali politik Shqipërinë – të hapim rrugën për një poltikë ndryshe, si mjet real ndryshimi, me fakte e argumenta me zgjidhje që me të vërtetë besojnë dhe punojnë se mund t’i bëjë gjërat ndryshe.