Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me deputetet Flutur Açka dhe Merita Bakiu si dhe me kryetarn e degës nr. 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi morën pjesë në homazhet për ish – prefektin e Tiranës, Qazim Mulleti, eshtrat e të cilit u sollën në atdhe.
Në komunikimin me gazetarët, Basha kërkoi ndjesë në emër të PD, që nuk kanë mundur të nderojnë figura të tilla politike.
Kryedemokrati vlerësoi Qazim Mulletin, ndërsa theksoi se propaganda komuniste njollosi figurën e tij.
Prononcimi i plotë:
Pavarësisht kësaj, propaganda komuniste njollosi figurën e tij, duke kujtuar me propagandën që denigron figurën e tij. Edhe pse zgjati më shumë se gjysmë shekulli kjo gënjeshtër është e shpërberë. Eshtrat e Qazim Mulletit do të prehen në vendlindjen e tij. Shpreh vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur këtë, por edhe të shpreh ndjesën e thellë të PD që në këtë rast dhe në raste të tjera ne nuk mundën ti qëndrojmë fjalëve dhe pozicioneve tona politike për nderimin e atyre figurave politike që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e krijuar me kast nga regjimi komunist.
Nuk është kurrë vonë të korrigjosh gabim. Prania ime dhe e dy zonjave anëtarë të është shenjë e qartë e kësaj pendese dhe këtij korrigjimi”, u shpreh Basha.
Ai tha se angazhimi i PD është që historia të tregohet me objektivitet dhe jo me arkivat e propagandës komuniste.
“Ndaj dhënia fund e kësaj propagande, hedhja e dritës shkencore mbi figurat publike dhe kombëtare duke përfshire edhe Qazim Mulletin është një angazhim politik i PD duke filluar me tekstet shkollore dhe duke vazhduar me institucionet.