Partia Demokratike i ka çuar njoftim Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të ndërhynë pasi po keqpërdoret emri, logoja dhe kryetari i partisë.
Në të thuhet se njoftimet zyrtare të Partisë Demokratike vijnë vetëm nga Zyra e Shtypit të PD dhe konkretisht nga z. Patrik Sadikaj dhe zëdhënësja Mirela Karabina.
PD paralajmëron se do të marrë të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur dhe për të mos lejuar që asnjë operator audioviziv dhe elektronik të dëmtojë identitetin e saj politik.