Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se vendimi i SPAK për sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës është i vonuar.
Sipas deputetes demokrate shprehet se qeveria shqiptare duhet të kishte ndaluar pagesat për një kontratë që u nis me një kosto 129 milion euro të taksave shqiptare dhe u bitis me një vlerë 339 milion euro.
Postimi i plotë:
Një vendim i vonuar por i mirëpritur sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga SPAK. Fatkeqësisht qeveria shqiptare duhet të kishte ndaluar pagesat për një kontratë që u nis me një kosto 129 milion euro të taksave shqiptare dhe u bitis me një vlerë 339 milion euro.
Tanimë detyra tjetër mbetet dërgimi përpara drejtësisë të përgjegjësve të tjerë që kanë firmosur dhe alokuar miliona euro nga buxheti i shtetit dhe bashkive për një instalacion korrupsioni.
Një vit e gjysmë më parë në vendin ku sot është realisht një skenë krimi, denoncova dhe provva në sy të shqiptarëve së bashku me kolegët e mi atë që tanimë është e qartë; instalcionet e korrupsionit me vlerë 430 milion euro janë një provë e qeverisjes dhe vendimmarrjes së kësaj qeverie.
Koha po vërteton se monopoli i shkaktuar nga Bashkia e Tiranës për dherat që duhet të hidhen në atë incneerator por edhe kostoja që paguajnë shqiptarët për një proces që nuk kryhet është një abuzim i dyfishtë.
Me gjithë këto arsye sërishmi milionat e taksës së korrupsionit paguheshin nga xhepat e shqiptarëve. Ccdo qytetar i Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vorës, Rrogozhinës paguante dyfish për një produkt që nuk e merrte. Paguante dyfish për mobilimin dhe vilat e një sëre të korruptuar që sot duhet të përgjigjet më shumë se kurrë.
Vizita në instalacionin e tretë të korrupsionit “Inceneratori Tiranës” nga Komisioni Hetimor Inceneratorëve!