Me një takim me punonjës të një fabrike të prodhimit të kpucëve, kryetari i PD Lulzim Basha mbylli vizitën dy ditore në Shkodër.
Basha vizitoi kompaninë e prodhimit të këpucëve, Comfort shoes ku dhe u interesua për situatën ekonomike të punonjësve por dhe sipërmarrësit.
Rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur punonjësit dhe sipërmarrësit. Me rrogat e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e veshtirë për të përballuar nevojat e përditshme.
“Reduktimi i taksave, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit, është një hap i rëndësishëm për t’i krijuar frymëmarrje biznesit në përgjithësi dhe atij fason në veçanti.
Në këtë mënyrë biznesit i jepet mundësia të investojë, të rrisë pagat, të shtojë numrin e të punësuarve dhe të rrisë prodhimin” -theksoi kryetari i PD.
Gjatë qëndrimit në Shkodër, zoti Basha pati dhjetëra takime me qytetarë, tregtarë, sipërmarrës, të perndjekur politikë etj.
Kryetari i PD ka nisur prej ditësh turin e tij derë më derë për të bashkëbiseduar me qytetarët i cili do të shtrihet në të gjithë vendin.