Kreu i PD Lulzim Basha, pas takimeve që zhvilloi sot në qytetin e Krujës me qytetarë dhe sipërmarrës shprehet se është folur për gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve krutane.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se sot të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë sepse korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.
Statusi i Bashës:
Kënaqësi të takoja e bisedoja paradite me qytetarë dhe me sipërmarrës në Krujë.
Folëm për situatën ekonomike dhe gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve krutane.
Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.
Ne do jemi tërësisht në shërbim të njerëzve, që t’i ndihmojmë gjithë familjet shqiptare të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm!