Sot nis formatimi i forumeve statutore të partisë, duke i dhënë një hov të ri aksionit tonë politik, që për shumë gjatë u larga nga detyra jonë parësore, ajo e të qenurit në shërbim qytetarëve, të Shqipërisë e të demokratëve.
Ne e dimë që në asnjë moment nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësia që na mban në politikë,madej kemi sakrifikuar të gjithë bashkë për të mbrojtur me përgjegjësi vlerat të përbashkëta
Por kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, ne të gjithë humbasim, siç humbëm një kohë të çmuar duke u marr me probleme që nuk kishin lidhje me ato që shqetsojnë qytetarët, por problmet personale të pak politikanëve, që për të mbuluar të keqen e tyre, janë gati të shkatërojnë të mirën e përbashkët.