Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për ngjarjet e fundit në Kosovë gjatë një interviste në emisionin “Open” në News 24.
Sipas Bashës kjo ngjarje e rëndë është skenar i Serbisë për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
“Kjo ngjarje është shpalosje e një skenari sekret, për të bërë ndarjen defacto të Kosovës, për të pushtuar Veriun e Kosovës. Skenari është i qartë, ndarje defacto e Kosovës, përmes paramilitarëve. Është fillimi i lancimit të skenarit të botës serbe. Synimi është të bëhet lëvizja e parë kundër konjukturës së NATO-s në Ballkan.
Plan dhe strategji e hartuar prej shumë kohësh nga Kremlinin. Skenari është në shpalosje prej kohësh, por akti i parë ishte marrja me forcë e Veriut. Dështimi i këtij skenari, meritë e faktorit euroatlantik dhe policisë së Kosovës, që iu përgjigj me efektivitet.
Çdokush e kupton se kjo është marrje e autorësisë nga Beogradi. Kërkohej dënim i prerë dhe distancim nga kjo ngjarje, por ndodh nderimi më i lartë shtetëror për individët e ekzekutuar në një operacion të ligjshëm policor, që janë akuzuar si terroriste ndaj një territori të pavarur. Beogradi zyrtar, Vuçiç, po merr autorësinë, po i nderon agresorët.
Përsa kohë Serbia nuk heq dorë nga strategjia e ashtuquajtur ‘bota serbe, e marrjes nën kontroll të vendeve të Ballkanit, siç është veriu i Kosovës, apo rasti i zaptimit të Malit të Zi, duke penguar formimin e qeverisë, bëhet fjalë për një skenar. Ngjarja e ditës së diel është nxitja dhe sponsorizim nga Serbia. Ndoshta kërkohet vënia nën kontroll të dhunshëm të veriut të Kosovës. Në këtë kuadër e shoh si shfaqjen e plotë të qëllimeve të Serbisë.
Duhet t’i jepet përgjigje e merituar këtij skenari”, – tha kreu i PD, Basha në intervistën për OPEN në News 24.
Ngjarja ne Kosove Basha: SKENARI SEKRET: NDARJA DE FAKTO E KOSOVËS
Basha: Serbia ka nisur LANCIMIN E PLANIT PER “BOTEN SERBE”: Permes SITUATës NËBiH tentatives për te ndikuar në përberjen e qeverise në MALI I ZI dhe përdorimit te struktueave paramilitare tw armatosura ne Kosove
Basha: PLAN DHE STRATEGJI E KREMLINIT: DESTABILIZIMI DHE FUTJA NË KAOS E BALLKANIT PERNDIMOR – MINON KRAHUN JUGLINDOR TË NATO-S
Serbia shpall ditë zie, Basha: MARRJE E AUTORËSISË, DUHEJ DISTANCIM I PRERË DHE DËNIM
NDODH E KUNDËRTA
Ngjarjet ne Kosovë, Basha:
SKENAR I MIRËPLANIFIKUAR
NUK MUND TË NDODHË PA PËRFSHIRJE TËSEGMENTEVE SHTETËRORE DHE TË SIGURISË SËSERBISË
Basha: KA INDIKACIONE PËR PËRFSHIRJE EDHE TËINFRASTRUKTURËS SË SHËRBIMEVE RUSE
Basha: STRATEGJIA E VUCIC; ZVARRITJE
NUK E NËNSHKROI OHRIN
PRET TË NDRYSHOJË KONJUKTURA nga
ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHBA
dhe NË BASHKIMIN EUROPIAN
Qendrimi SHBA, Basha:
QËNDRIMET JANË BRENDA ZOTIMEVE TË MARRA KARSHI KOSOVËS
SERBIA KLIENT I VËSHTIRË – AFËR RUSISË
Akuzat e Kurtit nfaj SHBA dhe BE, Bashw:
NUK KOMENTOJ KM E KOSOVËS. CFARË KAM I PËRCJELL VETË.
Basha: 4 VENDET E NATOS duhet ta njohin Kosoven, kobtribut per paqe ne Eurooe
Basha: DETYRA E SHQIPËRISË : TË JETË NË DISPOZICION DHE MBËSHTETJE TË KOSOVËS
ME CFARË TË KETË NEVOJË KOSOVA
ASGJË PA KOORDINIM ME KOSOVËN
Deklarata e Rames, Basha: PROTAGONIZËM PERSONAL NË ARENËN NDËRKOMBËTAR, VETËM E KA DËMTUAR KOSOVËN
Basha: situate teper delikate,
NUK DUA QË KOSOVA TË KTHEHET NË NJË CËSHTJE TË BETEJËS TONË TË BRENDSHME POLITIKE