Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Në një postim në Facebook, Basha shprehet se sulmi terrorist nuk përkuli kombin amerikan përballë dhunës, duke prirë edhe njëherë në mbrojtje të vlerave themelore të lirisë dhe demokracisë.
Postimi i plotë:
Sot kujtojmë me dhimbje, ditën që në hyrje të shekullit të ri ndryshoi përgjithmonë historinë. Ne i bashkohemi nderimit të jetëve të humbura më 11 Shtator 2001, duke u solidarizuar me familjarët e tyre dhe kombin amerikan, i cili nuk u përkul përballë terrorit dhe dhunës, duke prirë edhe njëherë në mbrojtje të vlerave themelore të lirisë dhe demokracisë, që ne i bashkëndajmë krenarisht me aleatin tonë strategjik, sot e përgjithmonë.