Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është rikthyer turit të takimeve në të gjithë Shqipërinë, një ditë pas angazhimit në Asamblenë Parlamentare të KiE. Mëngjesin e ka ndarë me qytetarët e Lushnjes me të cilët do ta ndajë ditën e sotme. Basha ka konsumuar dhe një kafe mëngjesi me disa prej tyre me të cilët ka biseduar për problemet dhe hallet që ata kanë.
“Mirëmëngjes nga Lushnja☀️✌️“, – ka shkruar Basha në rrjetet sociale duke ndarë fotot me qytetarët.